Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Duke folur në 35 vjetorin e PS në Durrës, Rama përmendi edhe praninë e flamujve të huaj në protesta, duke e cilësuar këtë si një narrativë të gabuar mbi marrëdhëniet e Shqipërisë me partnerët ndërkombëtarë.
DURRËS- Kryeministri Edi Rama kritikoi ashpër kundërshtarët politikë, duke i akuzuar për protesta të dhunshme dhe për përdorim të simboleve ndërkombëtare në mënyrë të qëllimshme për të krijuar, sipas tij, perceptime negative për Shqipërinë në mediat e huaja. Duke folur në 35 vjetorin e PS në Durrës, Rama përmendi edhe praninë e flamujve të huaj në protesta, duke e cilësuar këtë si një narrativë të gabuar mbi marrëdhëniet e Shqipërisë me partnerët ndërkombëtarë.
“Çfarë nuk thanë për këtë që nesër bëhet një tjetër fakt. Ku nuk shkuan dhe çfarë nuk sajuan. Dhe mbi të gjitha për turpin e madh, por turpi është një fjalë që nuk ka lidhje me ta. Morën rrugën me molotovë dhe gëzoheshin që kazanët e plehrave që digjeshin, apo flakadanët që godisnin Kryeministrinë dhe Xhaminë e Madhe dilnin në mediat e botës.
Arritën deri në pikën që nxorën flamujt e Gjermanisë në bulevard. Kishim parë flamujt e Amerikës, kur thonin: ‘Amerika është me ne’. Këtej molotovët, këtej flamujt e Gjermanisë dhe mbushën dynjanë që Gjermania na ka ndëshkuar. Nesër në Bruksel janë të gjithë, është edhe Gjermania. Pas disa ditësh, do t’ju çoj si përshëndetje një informacion të detajuar nga takimi që do kem me kancelarin e Gjermanisë. Dua të argëtohem pak me ata. Unë kam shumë qejf kur ata shkojnë vetë te grepi dhe tunden në grep.
Dua të them vetëm që sot ne përfaqësojmë Shqipërinë me forcën e transformimit. Jo thjesht sepse kemi restauruar fasada, as se kemi mundësinë të paraqitemi me atlete, por sepse ky është një vend që para një dekade kishte më pak se 10 miliardë euro prodhim. Sot ka kaluar 27 miliardë. Paga mesatare në sektorin publik është 1086 euro, të ardhurat janë rritur përsëri pa rritur taksën. Sot kreditë bankare janë 10 miliardë euro. Do të vazhdojë rruga e transformimit”, u shpreh Rama./Dosja.al
Edi Rama DURRËS- Kryeministri Edi Rama njoftoi nga Durrësi, se së shpejti do të zhvillojë një takim me kancelarin gjerma...
Edi Rama DURRËS- Kryeministri Edi Rama akuzoi ashpër opozitën, se gjatë luftës në Kosovë furnizuan me naftë &...
Edi Rama DURRËS- Kryeministri Edi Rama lëshoi akuza të forta ndaj opozitës, duke thënë se kjo forcë politike mban ende g...
Edi Rama DURRËS- Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Durrësi, se Partia Socialiste arriti rezultatin më të mirë historik n&eu...
Edi Rama DURRËS- Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria ndodhet në një moment kyç të procesit të Integrimit Europ...
Edi Rama DURRËS- Kryeministri Edi Rama vlersoi rolin e Partisë Socialiste në transformimin e Shqipërisë ndër vite, ...
Nikos Dendias, Ermal Nufi TIRANË- Ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Greqisë, Nikos Dendias zhvillo sot një takim me homologun e ti...
Erion Veliaj TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka urdhëruar kthimin e çështjes së kryebashkiakut të Tiranës Erion...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se 301 mjekë dhe infermierë do të përforcojn...
Nikos Dendias dhe Ermal Nufi TIRANË- Ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Greqisë, Nikos Dendias është takuar ditën e sotme...