Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Gjatë seancës së sotme Gjykata Kushtetuese arriti në përfundimin se Gjykata e Lartë nuk kishte dhënë një arsyetim të mjaftueshëm për pretendimet e ngritura nga Veliaj në rekursin e tij.
TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka urdhëruar kthimin e çështjes së kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, në Gjykatën e Lartë pas kërkesës së tij për lirimin nga qelia. Më herët Veliaj kërkoi rrëzimin e masës së sigurisë “arrest me burg”, e cila është dhënë nga GJKKO më 9 shkurt 2025. Bëhet me dije se vendimi nga gjyqtarët në Gjykatën Kushtetuese është ndarë 5 me 3, ku me shumicë votash vendosi pranimin e pjesshëm të kërkesës së Veliajt, duke e kthyer çështjen e tij për rishqyrtim.
“Pranimin e pjesshëm të kërkesës. Shfuqizimin e vendimit të datës 8 korrik 2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Vendimi përfundimtar do të zbardhet brenda afateve ligjore të parashikuara”, thuhet në vendimin e Kushtetueses.
Gjatë seancës së sotme Gjykata Kushtetuese arriti në përfundimin se Gjykata e Lartë nuk kishte dhënë një arsyetim të mjaftueshëm për pretendimet e ngritura nga Veliaj në rekursin e tij. Megjithatë, Kushtetuesja as nuk e shpalli atë antikushtetuese dhe as nuk rrëzoi masën “arrest në burg” ndaj tij.
Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga Ligji Organik i Gjykatës dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.
NJOFTIM VENDIMMARRJEJE
Në datën 25.05.2026, Gjykata Kushtetuese (Gjykata) mori në shqyrtim çështjen me kërkues Erion Veliaj, me objekt shfuqizimin e vendimeve nr. 7, datë 09.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, vleftësuar me vendimin nr. 14, datë 12.02.2025 të po asaj gjykate, nr. 13, datë 13.03.2025 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe nr. 00-2025-1153 (176), datë 08.07.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
Gjykata, bazuar në natyrën dhe thelbin e pretendimeve të parashtruara në ankimin kushtetues individual, e shqyrtoi çështjen në themel vetëm në drejtim të pretendimeve për aspektin procedural dhe atë substancial të caktimit të masës së sigurimit "Arresti në burg" ndaj kërkuesit.
Ne aspektin procedural, Gjykata shqyrtoi pretendimet për cenimin e:
i) Se drejtës së mbrojtjes për shkak të kohës së pamjaftueshme në dispozicion për njohjen me aktet e dosjes dhe të qëndrimit të kërkuesit në kafaz/kabinën e xhamit gjatë procesit gjyqësor në gjykatat e faktit. Në lidhje me këtë pretendim Gjykata, me shumicë votash, vendosi rrëzimin e tij si të pabazuar.
ii) Parimit reformatio in peius (mosrëndimit të pozitës) të lidhur me marrjen e provave të reja në Gjykatën e Posaçme të Apelit, të paraqitura nga Prokuroria e Posaçme. Në lidhje me këtë pretendim Gjykata nuk arriti numin prej pesë votash për vendimmarrje, për rrjedhojë, në kuptim të nenit 73, pika 4, të Ligjit Organik të Gjykatës ai konsiderohet i rrëzuar.
Në aspektin substancial, Gjykata shqyrtoi pretendimet për cenimin e:
i) Dinjitetit dhe prezumimit të pafajësisë të lidhur me qëndrimin e kërkuesit në kafaz/kabinën e xhamit gjatë procesit gjyqësor në gjykatat e faktit. Në lidhje me këtë pretendim Gjykata, me shumicë votash, vendosi pranimin e tij, në drejtim të mungesës së arsyetimit nga Gjykata e Lartë të këtij pretendimi të parashtruar në rekurs nga kërkuesi.
ii) Lirisë personle në drejtim të:
2.1. Dyshimit të arsyeshëm të bazuar në prova për caktimin e masës së sigurimit personal ndaj kërkuesit të lidhur edhe me parimin e prezumimit të pafajësisë për shkak të gjuhës së përdorur në arsyetimin e vendimeve të gjykatave. Në lidhje me këtë pretendim Gjykata, me shumicë votash, vendosi rrëzimin e tij si të pabazuar.
2.2. Proporcionalitetit të masës të lidhur me të drejtën për t'u zgjedhur të cilin Gjykata, me shumicë votash, e gjeti të bazuar vetëm në drejtim të faktit që Gjykata e Lartë nuk i ka dhënë përgjigje të arsyetuar këtij pretendimi të ngritur në rekurs nga kërkuesi.
Në përfundim Gjykata, me shumicë votash, vendosi:
Pranimin e pjesshëm të kërkesës.
Shfuqizimin e vendimit nr. 00-2025-1153 (176), datë 08.07.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Dërgimin e çështjes për shqyrtim në Gjykatën e Lartë.
Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga Ligji Organik i Gjykatës dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.


Për çfarë akuzohej Veliaj?
SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj. Në dosjen e kopsitur nga SPAK 13 akuza që rëndojnë mbi Veliajn dhe 12 akuza që rëndojnë mbi bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa. Në përfundim të hetimeve paraprake, ka rezultuar se Veliaj dhe Xoxa, në bashkëpunim mes tyre, në 9 raste të veçanta, kanë marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, nga subjekte tregtarë dhe organizata jofitimprurëse, të cilët nga ana e tyre kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë.
Nga hetimi penal janë grumbulluar të dhëna konkrete, të cilat provojnë se Veliaj, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, me nënshkrimin e tij ka miratuar në çdo rast shpërndarjen e këtyre fondeve, të cilat më pas kanë përfunduar tek OJF-të e kontrolluara nga bashkëshortja e tij dhe individë të afërt me të. Gjithashtu, këta të pandehur, për shkak të funksionit që kryen Veliaj, kanë përfituar në mënyrë të parregullt edhe pasuri të paluajtshme në vlerë të konsiderueshme nga subjekte tregtarë që kanë marrë fonde publike dhe leje ndërtimi nga Bashkia Tiranë.
Në të gjitha këto episode të pandehurit, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë konsumuar elementët e veprës penale të parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal. Shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar si edhe organizatat jofitimprurëse të lartpërmendura, duke dhënë përfitime të parregullta për shkak të detyrës që kryen i pandehuri Erion Veliaj, kanë konsumuar elementët e parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal./Dosja.al
Edi Rama TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se 301 mjekë dhe infermierë do të përforcojn...
Nikos Dendias dhe Ermal Nufi TIRANË- Ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Greqisë, Nikos Dendias është takuar ditën e sotme...
Foto Ilistruse TIRANË- Gjykata Kushtetuese do të shpallë ditën e sotme vendimin për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj i ...
Stipe Mesic TIRANË- Stipe Mesic, ish-presidenti i Kroacisë, ka shprehur solidaritetin e tij për ish-presidentin ilir Meta që aktualisht...
Ilir Beqaj TIRANË- Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqa...
Mirlinda Karçanaj TIRANË- Ish-drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Kar&ccedi...
Nikos Dendias, Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë një foto, pas takimit me Ministrin e Mbrojtjes të Greqis&eum...
Foto ilustruse TIRANË- Ministri grek i Mbrojtjes Nikos Dendias po zhvillon një takim me kryeministrin Edi Rama në ambientet e Kryeministris&...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Rama se ka sabotuar marrëveshjen “Win-Win&rdquo...
Kreshnik Tërnova TIRANË- Anëtari i KPP-së, Kreshnik Tërnova, është paraqitur sot në Gjykatën e Posaçme....