LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Rama sabotoi marrëveshjen ‘win-win’ të detit me Greqinë, Greqia ka shpallur 12 miljet detare

Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se PD ka dënuar me forcën më të madhe qëndrimin e papërgjegjshëm të kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij ndaj këtij problemi të rëndësishëm për marrëdhëniet midis dy vendeve.

25 Maj 2026, 13:05 Nga E.d
Berisha: Rama sabotoi marrëveshjen ‘win-win’ të detit me
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Rama se ka sabotuar marrëveshjen “Win-Win” për detin me Greqinë, duke rikthyer negociatat nga e para dhe duke i hapur rrugë Athinës të shpallë 12 miljet detare. Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se PD ka dënuar me forcën më të madhe qëndrimin e papërgjegjshëm të kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij ndaj këtij problemi të rëndësishëm për marrëdhëniet midis dy vendeve.

Lideri demokrat tha se marrëveshja fillestare ishte në interes të të dyja palëve, ndërsa theksoi se çështja duhej të shkonte në Gjykatën e Hagës pa ndryshime.

Sali Berisha: Ministri, ose çdo ministër i qeverisë greke, është i mirëpritur. Ne jemi në mbështetje të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, të bashkëpunimit me Republikën Helenike dhe vendet e tjera fqinj. Problemi me të cilin vjen, për të cilin duket se vjen zoti Dendias, është problemi i marrëveshjes së detit. Partia Demokratike ka dënuar me forcën më të madhe qëndrimin absolutisht të papërgjegjshëm të Edi Ramës dhe qeverisë së tij ndaj këtij problemi të rëndësishëm për marrëdhëniet midis dy vendeve tona. E kam theksuar dhe e theksoj se Edi Rama, për llogari të palëve të treta, bëri gjithçka që të sabotonte marrëveshjen e arritur para vitit 2013 me palën greke. E kam theksuar dhe e theksoj se ajo ishte një marrëveshje ku të dy palët fitonin, ishte ëin-ëin marrëveshje. Tani, çfarë bëri Edi Rama?

Në vend se ta vazhdonte aty ku e lamë me palën greke, pasi e rrëzoi Gjykata Kushtetuese në mënyrë absolute në kundërshtim me interesin kombëtar të Shqipërisë, dhe e faktoj shumë thjeshtë këtë. Pasi e rrëzoi Gjykata Kushtetuese, pala greke kërkoi rinegocim. Unë u thashë atyre që nuk bëj rinegocim më. Arritëm ku arritëm. Tani meqenëse Kushtetuta e Shqipërisë përcakton se ligji ndërkombëtar prevalon mbi ligjin kombëtar, çka do të thotë vendimet e gjykatave ndërkombëtare prevalojnë mbi vendimet e gjykatave kombëtare, urdhëroni ta dërgojmë në Gjykatën e Hagës, Gjykatën e Detit.

Fillimisht hezituan. Por pastaj e pranuan dhe i falënderoj që e pranuan. E drejtë, kishin të drejtën e tyre. Dhe e lamë që atë marrëveshje ta çonim në Gjykatën e Hagës. Ku ishte avantazhi, ta themi tani, i Shqipërisë? Avantazhi i Shqipërisë ishte se Greqia kishte negociuar marrëveshjen duke i njohur vetes 6 kilometra ujëra territoriale. Greqia në përputhje me Traktatin e Detit, mund t'i njihte vetes kur të donte 12 kilometra ujëra territoriale. Greqia firmosi marrëveshjen me Shqipërinë bazuar në atë ligj që kishte, në të cilin kishte shpallur vetes të drejtën për 6 kilometra ujëra territoriale. Ndaj dhe do ishte Haga. Ekspertë ndërkombëtarë, dhe unë e kam ekspertizën, kompani shumë serioze ndërkombëtare që shqyrtoi marrëveshjen pasi u rrëzua, shkruan: 'Kjo marrëveshje në qoftë se rimatet, rishqyrtohet, mund të dalë shumë e drejtë. Mund të pësojë ndonjë përmirësim. Por në rast se Greqia shpall 12 miljet, gjithçka përmbyset për Shqipërinë, kundër Shqipërisë.'

Tani, autoritetet greke, duhet ta pranojmë këtu me një eksperiencë të jashtëzakonshme në problemet e kufijve detarë, sepse kanë nja 3000 kilometra, i kanë të pafund, thashë e pranuan që të shkojmë në kuadrin e marrëveshjes pa ndryshuar, pa rivendikuar 12 milje. Dhe në qoftë se shkonim me atë marrëveshje kuadër, nuk mund të rivendikohej më, sepse gjykata do u thoshte nuk ndryshojnë rregullat në mes të lojës, nuk mund t'i ndryshosh. Çfarë bëjnë këta? Këta u kthyen tek e para. Sigurisht që grekët të cilët mbështetën një marrëveshje të arsyeshme, të vërtetë, dhe me vullnet donin të zgjidhnin një problem me Shqipërinë për kufirin e ujërave territoriale, ndërkohë që kanë probleme të tjera me vende të tjera e të tjerë me radhë.

Edi Rama u thotë 'Jo, jo, do ta negociojmë bashkë edhe një herë marrëveshjen'. Ata i thonë 'Po shumë mirë, gati. Gati jemi.' Dhe u futën në negociata. Dy vite negociata. Dhe lanë takimin në Korçë për të firmosur marrëveshjen. E kupton çfarë aventurierësh? Aventurierë! Ndërkohë, Presidenti i Republikës u thotë që 'Jo, ajo marrëveshje s'mund të firmoset kurrë.' Pse? Sepse Gjykata Kushtetuese urdhëron që në praktikën që do ndiqet për përcaktimin e kufijve detarë, do përdoret metoda e proporcionalitetit. Dhe marrëveshja që kishin negociuar këta nuk bazohej në këtë metodë. Gjykata kishte përcaktuar mbi bazën e ankesës së Edi Ramës, kishte përcaktuar dhe kushte të tjera që s'ishin zbatuar.

Kotzias që erdhi në Korçë për të sigluar, pa që kishte të bënte me një bandë të papërgjegjshme. Pasi e panë se s'do vihej firma, u kujtuan se ka një vendim gjykate, u kujtuan se ka President e të tjerë me radhë.
Dhe çfarë solli kjo? Çfarë solli, ta them unë ty. Pala greke u largua nga Korça dhe pas nja dy muaj-tre muaj shpalli rivendikimin e 12 kilometrave në ujërat e veta territoriale. Ja, ky është Edi Rama. Tani e pret Dendias, sepse ministri Dendias e ka cituar Edi Ramën për lidhje të paqarta, me një hallë, me një gjysha, me një teze, s'mbaj mend mirë tani, se s'kam pse hyj këtu, po e ka cituar, është e njohur. Dhe tani unë pres rezultatin e takimit./Dosja.al

sali berisha pd greqi

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë