25 Maj 2026, 15:05
Nga E. D
Mirlinda Karçanaj
TIRANË- Ish-drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanaj, është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme. Siç shihet edhe në pamje, Karçanaj është parë duke hyrë në SPAK e shoqëruar nga avokatja e saj, ndërsa para mediave ka "kyçur" gojën.
Gjykata e Lartë mori vendimin për të lehtësuar masën e sigurisë ndaj ish-drejtoreshës së Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit. E hetuar nga Prokuroria e Posaçme për dyshime mbi shkelje të procedurave në tenderë publikë, Karçanaj ndiqet në një gjendje të lirë sigurie.
Hetimet e SPAK për tenderat e AKSHI-t
Prokuroria e Posaçme ka lëshuar urdhër arreste për drejtoreshën e AKSHI-t, Mirilinda Karçanaj, Ergys Agasin dhe biznesmenin Ermal Beqiraj. Për drejtoreshën e AKSHI-it, Mirlinda Kërçanaj, GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie”, ndërsa për Ergys Agasi dhe biznesmenin Ermal Beqiri janë caktuar masat e sigurisë “arrest me burg”.
Mëngjesin e 16 dhjetorit, dy skuadra me agjentë të BKH-së, shoqëruar dhe nga patrulla të policisë së Shtetit, zbarkuan në ambientet në pronësi te biznesmenit Agasi. Bëhet fjalë për kontrollin e 4 vendeve, banesave në Durrës e Tiranë, si dhe bizneset që zotërohen Ergys Agasi.
Po ashtu është dhënë masë pezullimi nga detyra dhe për zëvendësdrejtorin e Policisë së Tiranës, Erion Ismaili. SPAK gjithsej ka vendosur në masë sigurie 8 persona që janë Ergys Agasi, Ermal Beqiraj, Mirilinda Karçanaj, Hava Delibashi, Erion Ismaili, Andis Papa, G.H dhe Rogers Rryta.
Akuzat kryesore të SPAK janë grup i strukturuar kriminal, shkelje e barazisë në tendera si dhe heqje e paligjshme e lirisë. Prokuroria e posaçme prej gati një viti po hetonte procedurat e 12 tenderave, që dyshohet se janë bërë në shkelje. Ndërkohë personat e përmendur më sipër, por dhe zyrtarë të tjerë, për të cilët është dhënë masa, por që ende nuk dihen emrat e tyre, akuzohen për shkelje barazisë në tendera, korrupsion, shpërdorim detyre dhe pastrim parash./Dosja.al
akshi mirlinda karcanaj
Politike
24 Maj 2026, 15:02
E. D
Nikos Dendias, Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë një foto, pas takimit me Ministrin e Mbrojtjes të Greqis&eum...
Politike
25 Maj 2026, 14:21
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Ministri grek i Mbrojtjes Nikos Dendias po zhvillon një takim me kryeministrin Edi Rama në ambientet e Kryeministris&...
Politike
25 Maj 2026, 13:05
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Rama se ka sabotuar marrëveshjen “Win-Win&rdquo...
Politike
25 Maj 2026, 13:02
I.A
Kreshnik Tërnova
TIRANË- Anëtari i KPP-së, Kreshnik Tërnova, është paraqitur sot në Gjykatën e Posaçme....
Politike
25 Maj 2026, 12:53
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Lideri demokrat, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se PD po studion edhe debatet, negativitetin dhe pozitivitetin...
Politike
25 Maj 2026, 12:46
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se mediat si Top Channel, Klani dhe TVSH janë mbi 90% në mbë...
Politike
25 Maj 2026, 12:38
E.d
Fatime Kryemadhi
TIRANË- Seanca gjyqësore ndaj nënës së Monika Kryemadhit, Fatime Kryemadhit, Ema Çokut dhe Pirro...
Politike
25 Maj 2026, 12:36
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se PD është e detyruar të bëj&e...
Politike
25 Maj 2026, 12:28
I.A
Andis Salla
TIRANË- Fermerët në të gjithë vendin mund të aplikojnë nga sot në Skemën Kombëtare të Mb...
Politike
25 Maj 2026, 10:18
E.d
Ilir Beqaj
TIRANË- Seanca gjyqësore ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj do të zhvillohet...