LIVE UPDATES
Politike

Forcat e reja që mund të hyjnë në Parlament, çfarë premtuan dhe cilat janë strukturat e tyre

Partia Mundësia drejtohet nga ish-deputeti i Partisë Demokratike dhe biznesmeni, Agron Shehaj. Në programin elektoral, ajo premtonte vendosjen e taksës së sheshtë në nivelin 8%. Sipas saj, ulja e taksave nxit investimet, rritjen ekonomike dhe krijon vende pune, duke bërë që shqiptarët të pasurohen nga puna e tyre e ndershme, jo nga lidhjet politike.

13 Maj 2025, 07:31 Nga M.B
Forcat e reja që mund të hyjnë në Parlament,
Kryetarët e partive të reja

TIRANA- Të dhënat ende provizore tregojnë se tre prej partive të reja, që hyjnë për herë të parë në zgjedhjet e përgjithshme, kanë shanse për të marrë të paktën secila një mandat në Qarkun e Tiranës. Partia Mundësia drejtohet nga ish-deputeti i Partisë Demokratike dhe biznesmeni, Agron Shehaj. Në programin elektoral, ajo premtonte vendosjen e taksës së sheshtë në nivelin 8%. Sipas saj, ulja e taksave nxit investimet, rritjen ekonomike dhe krijon vende pune, duke bërë që shqiptarët të pasurohen nga puna e tyre e ndershme, jo nga lidhjet politike.

Pas kësaj uljeje, Partia Mundësia premton “ngrirjen” e politikave fiskale për 10 vite. Duke ngrirë politikat fiskale për një dekadë, ajo premton të sigurojë një klimë të qëndrueshme për investimet e brendshme dhe të huaja, duke eliminuar pasiguritë që sot pengojnë sipërmarrjen dhe zhvillimin ekonomik.

Partia Mundësia vlerëson se administrata shqiptare sot është e fryrë, joefikase dhe shpeshherë abuzive me fondet publike. Nëpërmjet reduktimit të burokracisë, eliminimit të punësimeve fiktive dhe kontrollit të rreptë mbi shpenzimet, mund të kursehen të paktën 1 miliard euro në vit.

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet drejtohet nga avokati Adriatik Lapaj dhe ka gjithashtu një program të spektrit të djathtë. Edhe Koalicioni Shqipëria Bëhet propozon taksim të sheshtë në masën 10%.

Lidhur me TVSH-në, Shqipëria Bëhet propozon një skemë të rimbursimit për qytetarët. Sipas programit, TVSH do të paguajnë të gjithë, për të gjitha produktet, por deri në 10% të saj shteti do t’ua kthejë qytetarëve në fund të vitit. Programi gjithashtu parashikonte heqjen e taksës së qarkullimit prej 27 lekësh për litër karburant dhe heqja 5 lekë për litër nga tarifat e tjera në fuqi.

Lëvizja Bashkë është një parti e spektrit politik të majtë, e drejtuar nga pedagogu Arlind Qori. Në programin e saj, Lëvizja Bashkë vendos si objektiv rritjen e taksave dhe të ardhurave të buxhetit në nivelin e 33% të PBB-së brenda katër viteve, nisur nga rreth 28% që është sot, me qëllim për të përmirësuar në mënyrë të konsiderueshme cilësinë e shërbimeve publike bazë si shëndetësia dhe arsimi, mbrojtjen sociale, rritjen e solidaritetit dhe kohezionit social (pensionet dhe ndihmën ekonomike të shtresave në nevojë), për të mbështetur gjithashtu një rritje ekonomike më të lartë, bujqësinë dhe industrinë përpunuese, investimet në teknologji të reja etj.

Në tatimin mbi të ardhurat personale, Lëvizja Bashkë mbështet parimin e tatimit progresiv të të ardhurave personale, me më shumë fasha dhe nivel më të lartë përshkallëzimi, në raport me skemën aktuale. Krahas deklarimit mujor të të ardhurave personale nga punësimi, Lëvizja Bashkë angazhohej për një deklarim vjetor të të ardhurave personale në tërësi, e cila do të mbështetet në njësinë familjare të deklaruesit kryesor në njërën anë, si dhe do të marrë në konsideratë nivelin e minimumit jetik të familjes në anën tjetër. Kombinimi i të ardhurave vjetore/familjare dhe minimumit jetik do të shërbejë për të bërë korrigjimet përkatëse të nivelit të tatimit.

Lëvizja Bashkë premtonte rikthimin e tatimin mbi dividendin në masën 15% dhe gjithashtu vendosjen e një skeme të diferencuar të tatimit të fitimit. Për investimet që rrisin ndjeshëm kapacitetin teknologjik, produktivitetin e punës dhe ngjitin ekonominë vendase në zinxhirin global të vlerës, do të aplikohet një normë tatimfitimi prej 3% (sot është 5%). Për investimet e tjera, do të aplikohen tri shkallë tatimore, përkatësisht 10, 15 dhe 20%. Aplikimi i këtyre shkallëve do të mbështetet në shkallën e fitimit të tatueshëm dhe llojin e sektorit./ Monitor

kuvend

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen