LIVE UPDATES
Politike

Forumi i Investimeve Shqipëri-Turqi/ Balluku fton bizneset turke: Shqipëria ofron një nga kornizat tatimore më të favorshme në Evropë

 Gjatë fjalës së saj në forumin e Investimeve Shqipëri-Turqi, Ballku është shprehur se ky forum nuk është vetëm një platformë për të diskutuar mbi investimet, por dhe një dëshmi e marrëdhënjes së ngushtë mes Shqipërisë dhe Turqisë.

17 Tetor 2025, 11:00 Nga E.d
Forumi i Investimeve Shqipëri-Turqi/ Balluku fton bizneset turke:
Belinda Balluku

TIRANË- Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka ftuar bizneset turke të investojnë, pasi Shqipëria ofron një nga kornizat tatimore më të favorshme në Evropë. Gjatë fjalës së saj në forumin e Investimeve Shqipëri-Turqi, Ballku është shprehur se ky forum nuk është vetëm një platformë për të diskutuar mbi investimet, por dhe një dëshmi e marrëdhënjes së ngushtë mes Shqipërisë dhe Turqisë.

Zëvëndës Kryemistrja Balluku tha se bizneset turke duhet të vijnë të investojnë në Shqipëri, pasi është një vend me një kuadër fiskal ndër më të favorshmit në Europë dhe me përfitime shtesë për të gjithë investitorët e huaj apo sektorë të ri, si turizmi, energjia, teknologjia, bujqësia dhe industria, ku aplikohen përjashtime nga taksat apo lehtësira të tjera tatimore.

Ballaku shtoi se vetë Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, i ka bëreë thirrje të gjithë investitorëve europian që të investuar në Shqipëri. 

Fjalimi i Belinda Balluku 

Të dashur zonja dhe zotërinj,

Miq,

Të cilët besoj që këtu duhet të ndiheni në shtëpinë tuaj, ashtu si çdo herë një shqiptar ndihet kur shkel kufirin për të kaluar dhe për t'u futur në Turqi.

Ne shqiptarët kemi një histori të lashtë, jemi autoktonë në vendin tonë. Kemi kaluar shumë, por diçka nuk ka ndryshuar kurrë, që gjithmonë me vëllezërit tanë turq kemi ecur krah për krah dhe gjithmonë i kemi hapur njëri-tjetrit dyert e shtëpive, por dhe të zemrave tona dhe mbi të gjitha nuk i kemi paragjykuar kurrë zakonet, traditat dhe besimin e njëri-tjetrit.

Ndaj sot në këtë sallë ndihem më mirë se kudo, pasi ndihem e mirëpritur në një bashkësi investitorësh, ku me shumë mjeshtëri AIDA dhe ekuivalenti i saj, MUSIAD e nisën me dy video shumë të ngrohta. Po diskutoja me kolegen time, ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibraimin se sa bukur ishin të dyja videot dhe kush nga të dyja nxirrte më në pah atë që në të vërtetë Shqipëria dhe Turqia kanë ndërtuar në shekuj.

Ju uroj mirëseardhjen dhe ju siguroj, veçanërisht ata që kanë vizituar për herë të parë Tiranën, që duhet të jenë pak ndër ju, që në këto pak ditë që do që të qëndroni në Tiranë apo do të vizitoni Shqipërinë, padyshim do të bini dashuri me këtë vend dhe do ta keni të vështirë që të shkëputeni.

Ky Samit Ekonomik është jo vetëm një platformë për të diskutuar mbi investimet, por dhe një pasqyrë e gjallë e marrëdhënieve të ngushta dhe të qëndrueshme që ekzistojnë ndërmjet dy vendeve tona, Shqipërisë dhe Turqisë. Partneriteti mes Shqipërisë dhe Turqisë është ndërtuar mbi besimin e ndërsjellët dhe vizionin e përbashkët për zhvillim dhe stabilitet në rajon.

Sot jam këtu për të forcuar më tej këto ura bashkëpunimi, për të eksploruar mundësi të reja investimi dhe për t'i dhënë një impuls të ri marrëdhënieve tona ekonomike. Arsyet përse një sipërmarrje turke duhet të vijë për të investuar në Shqipëri padashur që ta blasfemoj historinë me këtë krahasim timin, nuk ka ndryshuar shumë nga arsyet përse Bajaziti, Murati apo Mehmet Fatih donin të instaloheshin në Shqipëri. Shqipëria ka një treg dinamik që sjell me vete avantazhe të pakrahasueshme për të gjithë ata që investojnë paratë në këto 28 mijë kilometra katrorë. Ne jemi një vend i vogël me hartë,  me sipërfaqe, por i madh në mundësi.

Siç shkruan edhe Hurriyet, Shqipëria është shumë më shumë se një destinacion plazhesh, është një destinacion i ri biznesi, por bizneset turke, investitorët turk këtë e kanë zbuluar në rastin më të parë që Shqipëria hapi dyert në fillimin e ’90-ës. Ne jemi një vend me një kuadër fiskal ndër më të favorshmit në Europë, me përfitime shtesë për të gjithë investitorët e huaj apo sektorë të ri, si turizmi, energjia, teknologjia, bujqësia dhe industria, ku aplikohen përjashtime nga taksat apo lehtësira të tjera tatimore. Për shembull, në sektorin e IT-së apo prodhimit të softëare, Shqipëria aplikon 5% taksë mbi fitimin ose përjashtim 15-vjeçar nga taksa për bizneset e shtrira në parqe teknologjike apo ato shkencore. Në bujqësi dhe agroturizëm aplikohet 5%  tatim të paktën deri në vitin 2029. Industria automotive përsëri 5% fitim deri në fund të 2029.

Turizmi është një sektor ku me shumë përpjekje ne po ecim në hapat që Turqia ka hedhur 20 vite përpara nesh, duke tërhequr markat elitare dhe duke inkurajuar brandet dhe emrat më të mëdhenj të botës. Për të gjithë ata sipërmarrës që duan të replikojnë këtë histori suksesi, duke sjellë brande me katër apo pesë yje në Shqipëri, përjashtohen dhjetë vjet nga tatimi mbi fitimin dhe taksat vendore. Kinematografia, pjesë e një tjetër procesi, gjithmonë edhe më të fuqishëm të Turqisë moderne apo fondet e pensioneve janë të përjashtuar plotësisht nga taksat. Më kujtohet një blog, i cili tregonte se disa prej aktorëve më të famshëm në Turqi janë pjesë e atij komuniteti prej gati 5 milionë qytetarësh që kanë një prejardhje apo origjinë nga toka shqiptare. I kemi të gjithë mundësitë që Ezeli i ri, Bihteri  e pikëlluar, në kërkim të pasionit të humbur apo shokët e Sulejmanit të Madhërishëm, të flasin shqip.

I nderuar Zëvendëspresident, të siguroj që të gjithë shqiptarët që ndodhen në këtë sallë e kanë parë serialin e Sulejmanit të Madhërishëm pa humbur as edhe një seri, por jo vetëm atë, edhe Kosemin dhe gjithë tjerët dhe e kam bërë edhe unë që ta dini. Ka qenë një nga pjesët më të bukura të argëtimit, sepse mësonte historinë për më tepër.

Sa i përket kinematografisë, pak muaj më parë një delegacion nga Hollivudi erdhi për të zbuluar sheshet e reja të xhirimit në Shqipëri. Nuk ka asnjë arsye pse të mos jenë këto edhe sheshet tona të përbashkëta në një epokë të re bashkëpunimi, ku Shqipëria si vend europian dhe Turqia si një superfuqi rajonale, të lidhura në një marrëdhënie të fuqishme strategjike dhe një histori të pashembull miqësie, të kenë mundësi të ngrihen në lartësinë e pritshmërive që deri dje ishin vetëm pjellë e imagjinatës.

Zonja dhe zotëri,

Të nderuar investitorë, për të gjitha këto arsye e shumë të tjera që janë pjesë e paneleve të këtij forumi unik diskutimesh i drejtohem të gjithë atyre që kanë ardhur në këtë takim me ‘defter’ në dorë, investoni tani! Nuk do të bëheni pishman, siç e themi edhe në shqip, duke përdorur një nga fjalët e shumta turke. Edhe vetë Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, pak ditë më parë në Shqipëri i bëri thirrje të gjithë investitorëve europian që sot është koha për të investuar në Shqipëri. Por, siç e thashë dhe në fillim të fjalës time, investitorët turq, vëllezërit tanë, e kanë zbuluar Shqipërinë si një vend i leverdisshëm për të investuar, si një vend miqësor për të investuar, si një vend me incentiva fiskal për të investuar, si një vend ku transparenca dhe drejtësia mbizotërojnë prej vitesh. Ndaj, tashmë nuk vlen një thirrje për t'u thënë, hajdeni dhe investoni, por tashmë thirrja është investoni më shumë në Shqipëri. Bëhuni një pjesë e një armate në rritje kompanish dhe sipërmarrjesh turke që në Shqipëri jo vetëm kanë siguruar përfitime të mëdha nga fusha e energjisë, tek mineralet, ndërtimi, sistemi bankar, telekomunikacioni, manifaktura e gjithmonë më shumë turizmi, por që kanë shndërruar vendin tonë në bazën nga ku ka nisur zgjerimi i tyre nëpër botë.

Investoni jo si një gjest solidariteti, ashtu siç e keni bërë në vitet e para të demokracisë në këtë vend, aq më pak si një akt bamirësie, por si veprimi më i zgjuar që dikush si ju mund të bëjë sot për të rritur më tej biznesin e tij. Ne besojmë se Shqipëria dhe Turqia nuk janë vetëm një lajm i mirë, Shqipëria dhe Turqia janë një lajm i mirë për të gjithë rajonin dhe të gjithë Evropën tashmë. Prandaj, oguri dhe simboli domethënës i mbajtjes së forumit të NATO-s në 2026 në Turqi dhe në 2027 për herë të parë ndonjëherë në Shqipëri kam bindjen që përmes krijimit të një hapësire të re sigurie do të nxisë një rritje ekspansionale të bashkëpunimit mes nesh.

Të nderuar pjesëmarrës,

Shqipëria si një konsumatore e përhershme e mallrave turke i përket asaj pjese gjithmonë e më të madhe të botës, të magjepsur nga dronët bajraktarë, përforcimi më i fundit i ushtrisë tonë dhe duhet të nënvizoj që përdorimi i dronëve bajraktarë në Shqipëri nuk ka vetëm përdorim ushtarak. Ne kemi përfituar nga kjo marrëveshje, kemi përfituar nga kjo teknologji e re për t'i përdorur dronët bajraktarë në një sërë sektorësh të tjerë nga emergjencat civile, tek bujqësia dhe padyshim infrastruktura kritike dhe turizmi. Ai që sot është produkti më i kërkuar ushtarak në rang botëror, lindi dje si fryt i vizionit të një njeriu të vetëm që nisi kompaninë e tij të pjesëve të këmbimit me një ‘matrapik’ të vetëm, ashtu siç na ka treguar.

Idetë e mira, historitë e suksesit fshihen edhe këtu midis jush. Prandaj, dua t'ju siguroj në mbyllje se Qeveria Shqiptare nuk është thjesht një mike e mirë,  por një partnere direkte dhe e kudo ndodhur për t'i dëgjuar dhe për t'i mbështetur dhe për t'i multiplikuar ata bajraktarë, të suksesshëm që biznesi shqiptaro-turk ka ngritur vit pas viti.

Shumë faleminderit dhe uroj që kjo ditë të jetë e frytshme dhe me sa më shumë sukses!/Dosja.al

belinda balluku turqi forumi i investimeve

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit