12 Nëntor 2022, 13:18
Nga e.k
Tribuna e vendosur para Kryeministrisë
TIRANË- Kur jemi vetëm pak orë para nisjes së protestës së thirrur nga Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar për në orën 16:00 para selisë së Kryeministrisë tribuna nga ku do të flasë kreu i selisë blu Sali Berisha dhe liderë të tjerë të opozitës është ngritur.
Tribuna e ngritur para Kryeministrisë
Qytetarët pritet të mblidhen në bulevardin 'Dëshmorët e Kombit' rreth orës 15:00 ndërsa ata që do të vijnë nga veriu do të mblidhen në sheshin 'Skëndërbej' si fillim duke vazhduar rrugën më pas drejt selisë së Kryeministrisë. Skenaret e protestës kanë mbetur të hapur nga kryedemokrati Sali Berisha ndërkohë ende nuk dihet se sa do të zgjasë tubimi. Ndërkohë dega e Partisë Demokratike në Shkodër bëjnë me dije se mbi 3000 demokratë e qytetarë shkodran pritet t'i bashkohen protestës.
Nis grumbullimi i demokratëve në Shkodër
Policia e Shtetit ka marrë masa të shtuara në lidhje me sigurinë, rreth 1000 efektivë të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, FNSH dhe Shërbimit Sekrete priten të jenë në terren. Ndërkohë ne bulevard janë instaluar dhe kamera me rezolucion të lartë.
Ditën e sotme, opozita do të mbajë protestën kombëtare të paralajmëruar prej disa ditësh. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë thirrje se protesta do të jetë paqësore. Protesta pritet që të zhvillohet përpara kryeministrisë, në orën 16:00 ndërsa nuk dihet saktësisht se për sa orë do të vazhdojë. Policia e shtetit ka marrë masa për bllokim aksesh rrugore. Nga ora 15:00 segmentet rrugore të lidhura me protestën, do të jenë të pakalueshme. Ambasada amerikane në Tiranë, u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin grumbullimet dhe të qëndrojnë të përditësuar mbi zhvillimet më të fundit. Kryeministria është blinduar ndërsa Edi Rama ende nuk ka pasur një reagim mbi protestën.
protesta e opozites 12 nentor 2022
Politike
12 Nëntor 2022, 13:17
a.l
Denisa Muça
FIER- Avokatja Denisa Muça ka shpallur kandidaturën në procesin e primareve të rithemelimit në bash...
Politike
12 Nëntor 2022, 12:43
e.k
Nada Daullja
TIRANË- Mjekja Nada Daullja ka shpallur kandidaturën në procesin e primareve që po zhvillon Partia Demokratike në...
Politike
12 Nëntor 2022, 12:25
e.k
Tabelat në rrugët e Tiranës
TIRANË- Kur na ndajnë vetëm pak orë nga nisja e protestës së thirrur nga Partia De...
Politike
12 Nëntor 2022, 11:47
e.k.
Foto ilustruese
TIRANË- Kur na ndajnë vetëm pak orë nga nisja e protestës së thirrur nga Partia Demokratike dhe opozita ...
Politike
12 Nëntor 2022, 11:37
a.l
Ergin Mataj
LEZHË- Avokati Ergin Mataj ka prezantuar kandidaturën në primaret e rithemelimit për bashkinë e Lezhës. Duke...
Politike
12 Nëntor 2022, 11:05
A.B
Erion Veliaj
TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj kërkon nga opozita që të marrë fund debati pë...
Politike
12 Nëntor 2022, 10:48
e.k
Pankartat që do të përdoren në protestë
TIRANË- Kur na ndajnë vetëm pak orë para nisjes së protestës...
Politike
12 Nëntor 2022, 10:46
e.k
Ermal Hamataj
TIRANË- Avokati Ermal Hamataj ka shpallur ditën e sotme kandidaturën e tij për procesin e primareve në PD nga ku do...
Politike
12 Nëntor 2022, 10:34
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ndarë mesazhin për qytetarët shqiptarë, pak orë par...
Politike
12 Nëntor 2022, 10:07
A.B
Edi Rama, Sali Berisha, Konstantin Kosachev
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar për takimin e kryetarit të Partisë Demokratike, Sa...