All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Politike

FOTO- Veliaj vizitë në Uashington, pritet nga kryetarja e Kongresit Nancy Pelosi

Veliaj u prit nga kryetarja e Kongresit, Nensi Pelosi, si dhe nga ish kandidati për President të SHBA-së, senatori Mitt Romney.

15 Shtator 2022, 13:45 Nga A.B
FOTO- Veliaj vizitë në Uashington, pritet nga kryetarja e Kongresit
Veliaj dhe Pelosi
All - Paragraf - 1

SHBA- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ndodhet për një vizitë në Uashington, ku ka zhvilluar një sërë takimesh të rëndësishme në Kongresin dhe Senatin Amerikan. Veliaj u prit nga kryetarja e Kongresit, Nensi Pelosi, ish kandidati për President të SHBA-së, senatori Mitt Romney edhe nga kongresmeni i Nju Jorkut, Ritchie Torres, dhe udhëheqësi i shumicës në Senatin Amerikan, Charles Schumer.

Pas takimeve, Veliaj tha se ky është një moment shumë i rëndësishëm në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe aleatëve tanë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

FOTO- Veliaj vizitë në Uashington, pritet nga kryetarja e Kongresit

“Vizita në Kongresin dhe Senatin Amerikan është një kënaqësi e jashtëzakonshme, jo vetëm se Tirana është në qendër të vëmendjes si Kryeqyteti Europian i Rinisë, por edhe për ngjarje sfiduese si sulmet e fundit nga Irani, apo për disa situata të vështira që kemi pasur prej qëndrimit që Shqipëria mban, duke qenë në krah të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe për të qenë e vendosur që t’i ruajë vlerat e saj, duke mikpritur ata që kanë nevojë dhe iu jep një dorë të gjithë atyre që janë në vështirësi”, deklaroi Veliaj.

Siç pohoi ai, në takimin me kryetaren e Kongresit, Veliaj e informoi Pelosin lidhur me zhvillimet e fundit dhe e ftoi atë për një vizitë në Tiranë. “E njoha kryetaren Pelosi me të gjitha të rejat nga Tirana dhe Shqipëria. Kryeministri ynë ka një respekt të veçantë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si një aleat kryesor, si një lider i vendosur dhe si dikush që ka marrë gjithmonë vendimet e drejta, si për aleatët tanë amerikanë dhe të NATO-s, ashtu edhe për të mikpritur ata që janë në nevojë, nuk ka rëndësi nëse janë ukrainas, afganë apo qoftë edhe iranianët e strehuar në Tiranë”.

Kryebashkiaku shprehet se marrëdhëniet e Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë sot në nivelin më të mirë dhe vendi ynë gëzon një reputacion që nuk e ka patur kurrë më parë.

“Më vjen mirë që raportet me Amerikën janë sot në nivelin më të mirë, ku në të gjitha nivelet, si në qeverinë qendrore, edhe në atë lokale, Shqipëria ka një derë të hapur dhe emri i Shqipërisë sot gëzon një reputacion, të cilin nuk e ka gëzuar kurrë më përpara. Ndaj, jam vërtet krenar për gjithë çfarë kemi bërë për Tiranën, si Kryeqyteti Europian i Rinisë. Shumë takime që po planifikohen me Kongresin dhe Senatin Amerikan për të vizituar Shqipërinë në të ardhmen, besoj se do t’i forcojnë më shumë këto ura bashkëpunimi. Me miq të tillë si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ditët më të mira do t’i kemi gjithmonë përpara”, tha Veliaj.

Vizita e kryebashkiakut Veliaj në Uashington do të vijojë me takime të tjera të rëndësishme, por edhe me komunitetin shqiptar që ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

nancy pelosi erion veliaj


All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen