24 Dhjetor 2024, 12:29
Nga M.B
Deputetët
FIER- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar nga qelia lidhur me situatën që u krijua dje në protesën e djeshme të opozitës ku nënkryetari i Kuvendit Agron Gjekmarkaj humbi ndjenjat. Salianji thotë se i uron shërim e rikuperim të shpejtë Gjekmarkajt. Ai shton se kryeministri Edi Rama është i dhunshëm dhe ata që ai urren më shumë, sipas tij, janë intelektualët para të cilëve i del në pah cektësia e dijeve.
Salianji shton se të mburresh se je nxënësi i Nolit e Konicës e të godasësh protestues paqësorë, të çosh policë me kallash përballë Opozitës, e të lesh pa ndjenja një pedagog, kritik letrar e nënkryetar Kuvendit, është hipokrizi e nivelit aq të lartë, sa është korrupsioni qeveritar dhe lidhjet me krimin.
Ish-deputeti thotë se këto janë përpëlitjet e një të dëshpëruari që përtej pushtetit, nuk ka asgjë tjetër. Ai shton se Rama është një prej dështimeve më të medha të vendit e të këtyre dekadave liri.
REAGIMI:
Reagim nga kabina telefonike e I.E.P.V FIER për dhunën ndaj mikut dhe kolegut të nderuar Agron Gjekmarkaj
I uroj shërim e rikuperim të shpejtë mikut e kolegut Agron Gjekmarkaj. Edi Rama është i dhunshëm dhe ata që ai urren mē shumë, janë intelektualët para të cilëve del në pah cektësia e dijeve të tij.
Të mburresh pa turp se je gjasme nxënësi i Nolit e Konicës e të godasësh protestues paqësorë, të çosh policë me kallash përballë Opozitës, e të lesh pa ndjenja një pedagog, kritik letrar e nenkryetar Kuvendit, është hipokrizi e nivelit aq të lartë, sa është korrupsioni qeveritar dhe lidhjet me krimin.
Këto janë përpëlitjet e një të dëshpëruari që përtej pushtetit, nuk ka asgjë tjetër. Edi Rama është një prej deshtimeve më të medha të vendit e të ketyre dekadave liri.
Si furacak i madh, kerkon tē mbahet me akte dhune përmes skalioneve ushtarake, nga ku mendon se merr doza trimerie.
Eshtë fundi i tij i dashur Agron!
Ai mendon se duke burgosur kundershtarët, duke i dhunuar ata, duke i perndjekur do shtojë jetëgjatësinë në karrige. Por në fakt po ben të kunderten.
11 maji po vjen dhe është dita kur shqiptarët do ndahen me këtë të keqe
ervin salianji
Politike
24 Dhjetor 2024, 11:48
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në ceremoninë e shpërndarjes së medaljeve të arta pë...
Politike
24 Dhjetor 2024, 11:24
N.F
Spahia
TIRANË- Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia është paraqitur paraditen e sotme në SPAK. Spahia ka dalë nga ...
Politike
24 Dhjetor 2024, 11:03
M.B
Arbër Veliaj, Ajola Xoxa dhe Erion Veliaj
TIRANA- Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar kërkesën e avokatëve të Ajola...
Politike
24 Dhjetor 2024, 10:57
I.A
Agron Gjekmarkaj
TIRANË- Deputeti Agron Gjekmarkaj ka bërë një reagim pas sitiatës së mbrëmshme ku humbi ndjenjat s...
Politike
24 Dhjetor 2024, 10:45
M.B
Jozefina Topalli
VENECIA- E deleguara politike e Partisë Demokratike për Diasporën Jozefina Topalli ka zhvilluar takime me shqiptar&eum...
Politike
24 Dhjetor 2024, 10:15
ZH.LL
kryetari i Listes Serbe
KOSOVË- Lista Serbe, subjekti më i madh i serbëve në Kosovë, ka njoftuar se do të ankohet në Pan...
Politike
24 Dhjetor 2024, 10:26
N.F
Gjekmarkaj te spitali i Traumës, 23 dhjetor
TIRANË- Nënkryetari i PD-së, Agron Gjekmarkaj ka dalë ditën e sotme nga spit...
Politike
24 Dhjetor 2024, 10:11
N.F
Jonathan Hargreaves
KOSOVË- Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka kërkuar nga Komisioni...
Politike
24 Dhjetor 2024, 09:56
M.B
Bardh Spahia
TIRANA- Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia është paraqitur paraditen e sotme në SPAK. Momentalisht ende...
Politike
24 Dhjetor 2024, 08:33
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Vendimi për të mos certifikuar Listën Serbe për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosov&eu...