Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sipas gjykatës, kërkesa u shpall e papranueshme për shkak se përfaqësuesit ligjorë të kërkuesit hoqën dorë nga shqyrtimi i saj gjatë procesit gjyqësor.
TIRANË- GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Ilir Metës për zëvendësimin e masës së sigurimit “arrest në burg” me një masë më të butë. Meta ka paraqitur kërkesën në gjykatë më 2 mars 2026, ku ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë personale me një tjetër më të lehtë, por trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarja Irena Gjoka vendosi deklarimin e papranueshëm të kërkesës. Sipas gjykatës, kërkesa u shpall e papranueshme për shkak se përfaqësuesit ligjorë të kërkuesit hoqën dorë nga shqyrtimi i saj gjatë procesit gjyqësor.
NJOFTIM PËR MEDIAT
1. Kërkuesi Ilir Metaj me datë 02.03.2026 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Kërkesë për zëvendësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” me një masë më të butë sigurimi nga ato që parashikohen në Kodin e Procedurës Penale”.
2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Irena Gjoka, bazuar në nenet 112 dhe 471, pika 5 të K.Pr.Penale, me vendimin nr. 200, datë 06.03.2026, vendosi:
1. Deklarimin e papranueshëm të kërkesës së paraqitur nga kërkuesi Ilir Metaj, regjistruar me nr. 200 regj.themeltar, datë 02.03.2026, me objekt: “Kërkesë për zëvendësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” me një masë më të butë sigurimi nga ato që parashikohen në Kodin e Procedurës Penale”, për shkak të heqjes dorë të përfaqësuesëve ligjorë të kërkuesit nga shqyrtimi i kësaj kërkese.
2. Shpenzimet gjyqësore siç janë kryer.
3. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim nga palët brenda pesë ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.
Ilir Meta u arrestua më 21 tetor 2024. Ai dhe deputetja Kryemadhi dyshohen se, duke bashkëpunuar mes tyre dhe me funskionarë të tjerë shtetërorë, në disa episode duke nisur nga 15 vite më parë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore dhe politike për të favorizuar kompani private, si dhe në veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t'i fshehin, duke mos i deklaruar në ILDKPI dhe KQZ.
Konkretisht, deputetja Kryemadhi po hetohej nga SPAK për tre akuza, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim të ardhurash. Gjykata la në fuqi më 23 tetor masën “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj Kryemadhit, për të njëjtat vepra penale, si dhe ndaj të hetuarës Ema Çoku, për pastrim parash.
Ndërkohë ndaj Piro Xhixhos, i hetuar për korrupsion pasiv, iu zëvëndësua masa e sigurisë nga “arrest në shtëpi” në “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Të tre të hetuarit nën masën e sigurimit “detyrim paraqitje” urdhërohen të paraqiten një herë në muaj në zyrat e Policisë Gjyqësore të SPAK./Dosja.al
foto ilustruese TIRANË- Seanca e rradhës është zhvilluar sot në Gjykatën e Posaçme ndaj kreut të Bashkisë s&...
Belinda Balluku TIRANË- Belinda Balluku i ka dhënë sot lamtumirën Ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës me n...
Ina Zhupa TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka reaguar pas incidentit të rëndë në gjimnazin “Sulejman ...
Enver Hasani KOSOVË- Dekreti i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për shpërndarjen e Kuvendit është jokushtetues, vle...
Belinda Balluku TIRANË- Belinda Balluku ka përmendur një sërë arritjes gjatë punës së saj, nga Ministria e Infrast...
Foto ilustruse TIRANË- Belinda Balluku ka deklaruar se prokurorë e gjyqtarë do bëjnë detyrat e tyre pa ndikuar nga gjyqet publike,...
Belinda Balluku TIRANË- Belinda Balluku ka deklaruar se nuk e ka për ta penguar kurrë Drejtësinë. Gjatë fjalës...
Belinda Balluku TIRANË- Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës i ka kaluar stafetën ditën e sotme pasardhësit t&eu...
Selia PD TIRANË-Deputetët e Partisë Demokratike në Komisionin e Jashtëm kanë kërkuar një mbledhje urgjente me kryet...
Kabineti i ri i qeverisë Rama TIRANË- Kryemistri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar pamje nga mbledhja e qeverisë së r...