Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Shehaj ka kërkuar shpjegime zyrtare nga institucionet përgjegjëse se çfarë po bëhet me to dhe veçanërisht nga ministri i Brendshëm.
TIRANA- Deputeti opozitar Agron Shehaj foli sërish sot në seancë plenare për çështjen e mbetjeve toksike. Shehaj ka kërkuar shpjegime zyrtare nga institucionet përgjegjëse se çfarë po bëhet me to dhe veçanërisht nga ministri i Brendshëm.
Nga ana tjetër, ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha iu përgjigj deputetit duke thënë se në lidhje me informacionin e kërkuar, Prokuroria e Durrësit ka bërë njoftim publik në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, Agjencinë Doganore, Autoritetin Portual po ekzekuton urdhrin dhe së shpejti do zbresin kontejnerët në vend të sigurt.
Pjesë nga diskutimi:
Shehaj: Një anije me kontejnerë të trafikuar me mbetje toksike ndodhet në portin e Durrësit dhe ministri i Brendshëm duhet të japi përgjigje se çfarë po bëhet. Nuk u dha asnjë shpjegim. Opinioni publik do ta dije çfarë po bëhet me mbetjet, të shpjegohet, ta dinë qytetarët.
(ndërhyn Spiropali)
Shehja: Pse ndërprisni, çfarë ju shqetëson? Ju shqetëson sepse gjysma e qeverisë është e përfshirë në këtë skandal, në trafikimin e mbetjeve toksike! Duhet të zbatoni urdhrin e Prokurorisë, çfarë po ndodh me mbetjet? Ju i keni thënë që po mundoheni, s’është e lehtë të lëvizësh 102 kontejnerë? Kur të ketë çështje tjetër do ju informojmë! Po ju nuk mendoni se duhen informuar qytetarët? Nuk ju shqetëson kjo zoti ministër? Mund të na tregoni dreqin çfarë po bëni?
Hoxha: Në lidhje me informacionin e kërkuar, Prokuroria e Durrësit ka bërë njoftim publik në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, Agjencinë Doganore, Autoritetin Portual po ekzekuton urdhrin dhe së shpejti do zbresin kontejnerët në vend të sigurt, sipas kushteve dhe çështjeve të sigurisë, në ambientet e Durrësit, siç është kërkuar nga Prokuroria.
gazment bardhi TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka akuzuar mazhorancën dhe ministrin e Brendsh...
bardhi, hoxha TIRANË- Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi është përplasur me ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha ...
Noka dhe Spiropali TIRANË- Deputeti i PD-së, Flamur Noka ka mbajtur ditën e sotme fjalën e tij në seancën plenare. Ai u shpre...
Saimir Korreshi TIRANA- Deputeti opozitar Simir Korreshi ka ironizuar rolin dhe funksionet e Presidentit të Republikës sot në seancën p...
Blendi Klosi TIRANA- Deputeti socialist Blendi Klosi, foli sot lidhur me vendimin për përjashtimin e opozitës disa javë më pa...
bledion nallbati TIRANË- Deputeti i PD-së, Bledion Nallbati gjatë fjalës së tij në Kuvend se për djegien e karrigeve opo...
Spaho TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho gjatë fjalës së tij në seancën e sotme plenare në Kuvend...
Luan Baçi TIRANA- Deputeti opozitar Luan Baçi, ka debatuar në seancën e sotme plenare në Kuvend me ministrinë...
Gogu TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Toni Gogu gjatë fjalës së tij në seancën plenare iu drejtua deputet&e...
flamur noka TIRANË- Deputeti i PD-së, Flamur Noka tha se opozita sot në Kuvend është për betejën e mbrojtjes së bux...