19 Korrik 2023, 21:02
Nga A.B
Edi Rama
TIRANË-Komisioni Evropian ka ndërprerë përkohësisht rimbursimet për fondet e BE për bujqësinë në Shqipëri. Ky fakt është bërë i ditur edhe nga delegacioni i BE-së në Shqipëri, të cilët konfirmuan rimbursimin e fondeve.
Por, kjo nuk është hera e parë që fondet për bujqësinë në Shqipëri janë komentuar për shkeljet që po bëhen në vendin tonë.
Keqpërdorimi i miliona eurove nga programi IPARD u bë objekt i një materiali televiziv me titullin “Gllabërimi i fondeve të bujqësisë” që transmetoi Top Channel në nëntor të vitit të kaluar. Këtij projekti i doli për zot në atë koë kryeministri Edi Rama, i cili i quajti “shantazh mediatik” materialin e transmetuar dhe publikoi një shkresë, ku zyra e marketingut në Top Channel kërkonte 120 milion lekë sponsorizim nga AZHBR.
Sipas gazetarëve paratë nuk shkojnë tek fermerët, por tek njerëz të lidhur me pushtetin. Pas këtyre materialeve, Rama nxorri një shkresë sipas të cilës Top Channel kishte kërkuar 120 milion lekë nga AZHBR për 50 emisione televizive dhe e quajti emisionin një “shantazh mediatik”.
“Ja për shembull se si funksionon shantazhi mediatik. Kërkohen 120mln lek nga AZHBR për t’u treguar shqiparëve kudo ndodhen sa mirë po ecën Shqipëria rurale. AZHBR s’e plotëson dot kërkesën e shpjeguar në shumë faqe se si e qysh tërë dynjaja do shohë shqip/anglisht suksesin e saj!” shkruajti kryeministri pasi publikoi kërkesën e Top Channel.
Pak javë më pas, ai u shfaq në një intervistë për Top Channel dhe të dyja palët e kishin harruar historinë e fermerëve dhe problemet me AZHBR.
Vendimi i BE për të ndërprerë fondet e bujqësisë për Shqipërinë vjen pas një hetimi të OLAF, Zyra Antikorrupsion e Bashkimit Europian. Hetimi i nisur dy vjet e gjysmë më parë, ka zbuluar se se autoritetet shqiptare, përkatësisht AZHBR, nuk kanë respektuar procedurat ligjore në shpërndarjen e granteve për fermerët duke bërë që një pjesë e madhe e fondeve të vidhen./Dosja.al
skandali me ipard
Politike
19 Korrik 2023, 20:34
A.B
Komisioni Europian ka vendosur të ndërpresë përkohësisht rimbursimet ndaj qeverisë shqiptare për financimet e projekteve n&...
Politike
19 Korrik 2023, 20:19
A.B
Edi Rama
Gazetarët kufizohen të bëjnë vetëm pyetje për tema të paracaktuara në konferencat për shtyp të k...
Politike
19 Korrik 2023, 20:13
m.s
Ali Hallaçi
KUKËS- Ali Hallaçi, prefekt i Qarkut Kukës është shkarkuar nga detyra, dhe në vend të tij ësht...
Politike
19 Korrik 2023, 20:05
A.B
Ministria
TIRANË- Shkarkohet nga detyra zëvendësministrja e Kulturës Meri Kumbe. Vendimi është marrë ditën e sotme ...
Politike
19 Korrik 2023, 19:48
A.B
Erion Brace dhe Edi Rama
TIRANË- Ditën e sotme u zbulua se delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë ka vendosur ndërprerjen e p&...
Politike
19 Korrik 2023, 19:30
Andi Bushati
TIRANË- Gazetari i njohur Andi Bushati, me anë të postimi në Facebook thotë se ndonëse çë...
Politike
19 Korrik 2023, 18:45
Ilir Meta
TIRANE- Kryetari i Partisë së Lirisë, ilir Meta, është zëri i radhës që reagon në lidhje me lajmin ...
Politike
19 Korrik 2023, 18:39
A.B
Gazment Bardhi
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar lidhur me abuzimet e fondeve të BE-s&e...
Politike
19 Korrik 2023, 16:54
Edmond Panariti
TIRANE- Ish-Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, ka shprehur qëndrimin e tij në lidhje me lajmin që Komisio...
Politike
19 Korrik 2023, 16:32
A.B
Frida Krifca
TIRANË- Pas lajmit të bujshëm që Komisioni Europian ka ndërprerë fondet për bujqësinë në ven...