LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Hetimi pasuror apo çështje të bashkisë Tiranë? Dëshmoi për 5 orë në SPAK, Veliaj në mbledhjen e Këshillit Bashkiak: Jam denoncuar me një letër anonime

• Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është paraqitur mëngjesin e ditës së sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ku ka dhënë dëshminë e tij për 5 orë • Ditën e sotme u vu re se Veliaj ishte i shoqëruar nga drejtori juridik i bashkisë së Tiranës, Alban Dokushi, i cili nuk është as avokati i tij. • Siç duket çështjet për të cilat është pyetur Veliaj ditën e sotme, përveç hetimit pasuror ndaj tij, janë edhe për çështjet e bashkisë. • Teksa Veliaj ishte në SPAK, jashtë godinës u zhvillua edhe një protestë kundër tij nga mbështetësit e opozitës. • Qytetarët para godinës së Prokurorisë së Posaçme me pankarta në duar kërkuan dënimin e Veliajt, të cilin e cilësojnë hajdut dhe mashtrues. • Pas daljes nga ambientet e Prokurorisë nuk pranoi të fliste për mediat, ndërsa paraqitjen e tij në SPAK e ka komentuar në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës. •Veliaj thirrjen nga prokurorët për tu marrë në pyetje e ka quajtur si vizitë dhe bashkëpunim me SPAK. • Mes tensioneve në mbledhje, ai ka deklaruar se në SPAK është kallëzuar me letër anonime nga një person që nuk ekziston. • Veliaj shumë shkurt tha se është i gatshëm për të bashkëpunuar me drejtësinë dhe se nuk ka asgjë për të fshehur. • Mëngjesin e 6 dhjetorit me urdhër të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, oficerët e policisë gjyqësore ushtruan kontrolle në zyrat e kompanisë së bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, ndërsa më parë i kishin sekuestruar dhe telefonin celular. • Kontrolle u ushtruan dhe në banesën e vëllait të Veliajt. • Vetë Prokuroria e Posaçme nuk dha detaje, por u mjaftua të shpjegojë se ka kryer disa "veprime hetimore në kuadër të një procedimi penal". • Ndaj Veliajt ka nisur një hetim pasuror, ndërsa po shihet dhe roli i tij në rastin e inceneratorit të Tiranës si dhe në çështjen e kompanisë "5D", që zotërohej nga ish-drejtorë të Bashkisë. • Veliaj reagoi në mbrëmjen e 6 dhjetorit duke deklaruar se mbështet në çdo hap veprimet e Prokurorisë.

7 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

U thirr në Prokurorinë e Posaçme/ Veliaj e quan vizitë: Do bashkëpunoj me SPAK, jam denoncuar me një letër anonime

Hetimi pasuror apo çështje të bashkisë Tiranë?
Erion Veliaj

TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka dhënë shpjegime për dëshminë që ka dhënë në Prokurorinë e Posaçme ditën e sotme për 5 orë. Në fjalën e tij, Veliaj thirrjen nga prokurorët për tu marrë në pyetje e ka quajtur si viztë dhe bashkëpunim me SPAK.

Veliaj mes tensioneve në mbledhjen e Këshillit Bashkiak ka deklaruar se në SPAK është kallëzuar me letër anonime nga një person që nuk ekziston. Veliaj shumë shkurt tha se është i gatshëm për të bashkëpunuar me drejtësinë dhe se nuk ka asgjë për të fshehur.

"Ju detyrohem një shpjegim për bashkëpunimin me SPAK. Jam denoncuar në mënyrë anonime nga një qytetar që quhet Nesti Angoni, një person që nuk ekziston. Disa njerëz që nuk na mundin dot në zgjedhje janë kthyer në zanatin e letrave anonime. Të gjithë e dimë se cfarë përfaqëson ky emër. Duke qenë se kryetari i bashkisë ka në zotërim regjistrin e gjendjes civile dhe mund të verifikojë se është një kurth i sajuar. Unë hyj te ajo racë politikanësh ku nuk i thotë SPAK Skap kur nuk i intereson. As kam bërë letra anonime, këtu do jemi në maj do ju mundim”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është paraqitur mëngjesin e ditës së sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Ditën e sotme u vu re se Veliaj ishte i shoqëruar nga drejtori juridik i bashkisë së Tiranës, Alban Dokushi, i cili nuk është as avokati i tij.

Mëngjesin e 6 dhjetorit me urdhër të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, oficerët e policisë gjyqësore ushtruan kontrolle në zyrat e kompanisë së bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, ndërsa më parë i kishin sekuestruar dhe telefonin celular.

Kontrolle u ushtruan dhe në banesën e vëllait të Veliajt. Vetë Prokuroria e Posaçme nuk dha detaje, por u mjaftua të shpjegojë se ka kryer disa "veprime hetimore në kuadër të një procedimi penal". Ndaj Veliajt ka nisur një hetim pasuror, ndërsa po shihet dhe roli i tij në rastin e inceneratorit të Tiranës si dhe në çështjen e kompanisë "5D", që zotërohej nga ish-drejtorë të Bashkisë. Veliaj reagoi në mbrëmje e 6 dhjetorit duke deklaruar se mbështet në çdo hap veprimet e Prokurorisë.

1 VITE ME PARE

Veliaj flet për paraqitjen e sotme në SPAK, tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës

Hetimi pasuror apo çështje të bashkisë Tiranë?
mbledhja e këshillit bashkiak te tiranes

TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka folur në mbledhjen e Këshillit Bashkiak lidhur me paraqitjen e sotme të tij në Prokurorinë e Posaçme.  Teksa Veliaj nisi të fliste, një nga anëtarët e opozitës në Këshillin Bashkiak, thanë se kjo nuk ishte një konferencë për shtyp por në mbledhje për hallet e qytetarëve të Tiranës. 

"Je i ftuar në këtë sallë. Thuaj çfarë ka ndodhur sot. Bëj transparencë dhe jep dorëheqjen.", shprehet këshilltari i PD-së, Dorian Teliti. Pas fjalimit të tij të shkurtër për dëshminë në SPAK, Veliaj u largua nga salla. 

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është paraqitur mëngjesin e ditës së sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Ditën e sotme u vu re se Veliaj ishte i shoqëruar nga drejtori juridik i bashkisë së Tiranës, Alban Dokushi, i cili nuk është as avokati i tij.

Mëngjesin e 6 dhjetorit me urdhër të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, oficerët e policisë gjyqësore ushtruan kontrolle në zyrat e kompanisë së bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, ndërsa më parë i kishin sekuestruar dhe telefonin celular.

Kontrolle u ushtruan dhe në banesën e vëllait të Veliajt. Vetë Prokuroria e Posaçme nuk dha detaje, por u mjaftua të shpjegojë se ka kryer disa "veprime hetimore në kuadër të një procedimi penal". Ndaj Veliajt ka nisur një hetim pasuror, ndërsa po shihet dhe roli i tij në rastin e inceneratorit të Tiranës si dhe në çështjen e kompanisë "5D", që zotërohej nga ish-drejtorë të Bashkisë. Veliaj reagoi në mbrëmje e 6 dhjetorit duke deklaruar se mbështet në çdo hap veprimet e Prokurorisë.

1 VITE ME PARE

VIDEO/ "O hajdut", policia gardh para protestuesve, momentet e daljes së Veliajt nga SPAK

Hetimi pasuror apo çështje të bashkisë Tiranë?
erion veliaj

TIRANË- Kryebashkiaku Erion Veliaj ka dalë pas pesë orësh nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Jashtë SPAK ishin të mbledhur edhe një grup qytetarësh që protestuan kundër tij, teksa ai po dëshmonte para prokurorëve.

Në momentin e daljes, efektivët e "Shqiponjave" u bënë gardh para protestuesve. “O hajdut!”, “Hajdut”, thërrsinin protestuesit e PD-së në dyert e SPAK, sapo Veliaj la ambientet e prokurorisë, ndërsa qytetarët shpërthyen edhe një fishkezjarr letre sipër tij. 

Veliaj nuk pranoi të jepte për një deklaratë për mediat, ndërsa tha shkurtimisht "Do t'ju shpjegoj nga mbledhja e Këshillit Bashkiak live".

1 VITE ME PARE

Pas 5 orësh, kryebashkiaku Erion Veliaj del nga Prokuroria e Posaçme

Hetimi pasuror apo çështje të bashkisë Tiranë?
spak

TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Ai nuk pranoi të ndalej për një deklaratë për mediat, ndërsa tha shkurtimisht "Do t'ju shpjegoj nga mbledhja e Këshillit Bashkiak live". Veliaj mbërriti në Prokurorinë e Posaçme rreth orës 09:00 dhe doli rreth orës 14:00. Jashtë SPAK ishin të mbledhur edhe një grup qytetarësh që protestuan kundër tij, teksa ai po dëshmonte para prokurorëve. Në momentin e daljes, efektivët e "Shqiponjave" u bënë gardh para protestuesve.

Veliaj, sikurse raportoi Dosja.al më 24 dhjetor, ishte thirrur ditën e martë për tu marrë në pyetje në Prokurorinë e Posaçme. Sipas informacioneve të siguruara nga Dosja.al, Veliaj kishte kërkuar shtyrjen e seancës së marrjes së tij në pyetje për ditën e enjte, kërkesë kjo që u pranua nga SPAK.

Pasditen e së hënës Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është filmuar duke dalë nga institucioni që drejton pasi u përhapën lajmet se bashkëshortja e tij Ajola Xoxa ishte thirrur nga SPAK. Në videon e publikuar në media shihej Veliaj i veshur tërësisht me të zeza. Ai është filmuar duke dalë nga bashkia me një kapuç në kokë dhe me një valixhe në duar, teksa ka hipur në makinën e tij.

Bashkëshorja e Veliajt, Ajola Xoxa, mbrëmjen e së hënës u mor në pyetje nga SPAK për rreth 3 orë në kuadër të një hetimi për pasurinë të nisur ndaj kryebashkiakut. Të martën Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar kërkesën e avokatëve të Xoxës dhe kunatit të saj Arbër Veliaj mbi ankimin ndaj vendimit të GJKKO që lejoi kontrollin ndaj tyre.

Mëngjesin e 6 dhjetorit me urdhër të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, oficerët e policisë gjyqësore ushtruan kontrolle në zyrat e kompanisë së bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, ndërsa më parë i kishin sekuestruar dhe telefonin celular.

Kontrolle u ushtruan dhe në banesën e vëllait të Veliajt. Vetë Prokuroria e Posaçme nuk dha detaje, por u mjaftua të shpjegojë se ka kryer disa "veprime hetimore në kuadër të një procedimi penal". Ndaj Veliajt ka nisur një hetim pasuror, ndërsa po shihet dhe roli i tij në rastin e inceneratorit të Tiranës si dhe në çështjen e kompanisë "5D", që zotërohej nga ish-drejtorë të Bashkisë. Veliaj reagoi në mbrëmje e 6 dhjetorit duke deklaruar se mbështet në çdo hap veprimet e Prokurorisë.

1 VITE ME PARE

Hetimi pasuror apo çështje të Bashkisë Tiranë? Erion Veliaj merr me vete në SPAK dhe Drejtorin Juridik të Bashkisë

Hetimi pasuror apo çështje të bashkisë Tiranë?
erion veliaj

TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës është paraqitur paraditen e sotme në Prokurorinë e Posaçme. Veliaj, sikuse raportoi Dosja.al më 24 dhjetor, ishte thirrur ditën e martë për tu marrë në pyetje në Prokurorinë e Posaçme. Sipas informacioneve, ai kishte kërkuar shtyrjen e seancës së marrjes së tij në pyetje për ditën e enjte, kërkesë kjo që u pranua nga SPAK.

Ndërkohë ditën e sotme u vu re se Veliaj ishte i shoqëruar nga drejtori juridik i bashkisë së Tiranës, Alban Dokushi, i cili nuk është as avokati i tij. Siç duket çështjet për të cilat është pyetur Veliaj ditën e sotme, përveç hetimit pasuror ndaj tij, janë edhe për çështjet e bashkisë.

Ndërkohë mbrëmjen e së hënës, edhe bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa, u mor në pyetje nga SPAK për rreth 3 orë në kuadër të një hetimi për pasurinë të nisur ndaj kryebashkiakut. Të martën Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar kërkesën e avokatëve të Xoxës dhe kunatit të saj Arbër Veliaj mbi ankimin ndaj vendimit të GJKKO që lejoi kontrollin ndaj tyre.

Mëngjesin e 6 dhjetorit me urdhër të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, oficerët e policisë gjyqësore ushtruan kontrolle në zyrat e kompanisë së bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, ndërsa më parë i kishin sekuestruar dhe telefonin celular.

Kontrolle u ushtruan dhe në banesën e vëllait të Veliajt. Vetë Prokuroria e Posaçme nuk dha detaje, por u mjaftua të shpjegojë se ka kryer disa "veprime hetimore në kuadër të një procedimi penal". Ndaj Veliajt ka nisur një hetim pasuror, ndërsa po shihet dhe roli i tij në rastin e inceneratorit të Tiranës si dhe në çështjen e kompanisë "5D", që zotërohej nga ish-drejtorë të Bashkisë. Veliaj reagoi në mbrëmje e 6 dhjetorit duke deklaruar se mbështet në çdo hap veprimet e Prokurorisë.

 

1 VITE ME PARE

FOTO/ “Mashtrues 99-sh, hajdut, po të zënë hakat!" Veliaj në brenda në SPAK, qytetarët protestojnë para ambienteve të Prokurorisë së Posaçme

Hetimi pasuror apo çështje të bashkisë Tiranë?
Foto nga protesta

TIRANA- Një grup qytetarësh kanë protestuar sot para ambienteve të Prokurorisë së Posaçme, teksa kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj vijon të jetë brenda ambienteve të SPAK.

Qytetarët para godinës së Prokurorisë së Posaçme mbajnë pankarta në duar teksa kërkojnë dënimin e Veliajt, të cilin e cilësojnë hajdut dhe mashtrues.

“Mashtrues 99-sh, hajdut, po të zënë hakat e Kombinatit”, shkruhej në një nga pankartat.

 

1 VITE ME PARE

Hetimi pasuror/ Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror apo çështje të bashkisë Tiranë?
Erion Veliaj

TIRANA- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është paraqitur mëngjesin e ditës së sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Veliaj, sikuse raportoi Dosja.al më 24 dhjetor, ishte thirrur ditën e martë për tu marrë në pyetje në Prokurorinë e Posaçme. Sipas informacioneve të siguruara nga Dosja.al, Veliaj kishte kërkuar shtyrjen e seancës së marrjes së tij në pyetje për ditën e enjte, kërkesë kjo që u pranua nga SPAK.

Pasditen e së hënës Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është filmuar duke dalë nga institucioni që drejton pasi u përhapën lajmet se bashkëshortja e tij Ajola Xoxa ishte thirrur nga SPAK. Në videon e publikuar në media shihej Veliaj i veshur tërësisht me të zeza. Ai është filmuar duke dalë nga bashkia me një kapuç në kokë dhe me një valixhe në duar, teksa ka hipur në makinën e tij.

Hetimi pasuror apo çështje të bashkisë Tiranë?
Erion Veliaj duke dalë nga Bashkia e Tiranës

Bashkëshorja e Veliajt, Ajola Xoxa, mbrëmjen e së hënës u mor në pyetje nga SPAK për rreth 3 orë në kuadër të një hetimi për pasurinë të nisur ndaj kryebashkiakut. Të martën Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar kërkesën e avokatëve të Xoxës dhe kunatit të saj Arbër Veliaj mbi ankimin ndaj vendimit të GJKKO që lejoi kontrollin ndaj tyre.

Mëngjesin e 6 dhjetorit me urdhër të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, oficerët e policisë gjyqësore ushtruan kontrolle në zyrat e kompanisë së bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, ndërsa më parë i kishin sekuestruar dhe telefonin celular.

Kontrolle u ushtruan dhe në banesën e vëllait të Veliajt. Vetë Prokuroria e Posaçme nuk dha detaje, por u mjaftua të shpjegojë se ka kryer disa "veprime hetimore në kuadër të një procedimi penal". Ndaj Veliajt ka nisur një hetim pasuror, ndërsa po shihet dhe roli i tij në rastin e inceneratorit të Tiranës si dhe në çështjen e kompanisë "5D", që zotërohej nga ish-drejtorë të Bashkisë. Veliaj reagoi në mbrëmje e 6 dhjetorit duke deklaruar se mbështet në çdo hap veprimet e Prokurorisë.

erion veliaj ne spak

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë