LIVE UPDATES
Politike

"Ia ka bërë benë"/ Berisha: Rama ka ndenjur gjithë ditën në zyrë duke u marrë me gjykatësit

Gjatë ‘Foltores’ me anëtarët e degëve 8 dhe 10 në Tiranë, Berisha u shpreh se shqiptarët kanë 13 vite që trysnohen, përçmohen dhe nënvlerësohen.

6 Shkurt 2026, 18:46 Nga E.d
"Ia ka bërë benë"/ Berisha: Rama ka ndenjur gjithë
Sali Berisha

TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha tha se Rama ka ndenjur gjithë ditën në zyrë duke u marrë me gjykatësit. Gjatë ‘Foltores’ me anëtarët e degëve 8 dhe 10 në Tiranë, Berisha u shpreh se shqiptarët kanë 13 vite që trysnohen, përçmohen dhe nënvlerësohen. Kryedemokrati tha se në 13 vite pushtet, në vend që shqiptarët të përmirësohen, vetëm  përkeqësohen në mënyrë të vazhdueshme.

Sali Berisha: Nuk ka moment më kritik. Nuk ka moment që të mund të tejkalojë se çfarë interesash janë të gatshëm të shkelmojnë këta antishqiptarë, kjo bandë kriminale për pasurimin e vet, për interesat e veta, për lëkurën e vet. Një popull të tërë! Fatin e një populli duan ta shkelmojnë duke besuar se nuk ekziston askush në këtë vend, përveç atyre.

Por ja që jemi ne dhe vijmë më te betuar se kurrë se nuk do ua falim për asnjë çmim, për asnjë arsye. Ju, burra dhe gra, njerëz të ndershëm, keni 13 vjet që sakrifikoni. Keni 13 vite që trysnoheni, që përçmoheni, që nënvlerësoheni. Keni 13 vite që në vend të një përmirësimi, shihni një përkeqësim të vazhdueshëm të gjendjes tuaj ekonomike, të gjendjes suaj sociale, të shpresës dhe të besimit.

Dhe tani në finale marrim një goditje që asnjë njeri nuk mund ta parashikonte.
Pra, ne vijmë në këtë moment kur thirrja e çdo shqiptari, thirrja e këtij vendi është të ngrihemi me të gjithë forcën tonë në të drejtën tonë, për interesin e secilit prej nesh. Për interesin e çdo fëmije, çdo të rrituri, çdo të moshuari. Për interesin e vendit në tërësi.

Duke ardhur tek ju, po rikujtoja një moment, në vitet ’60, paraardhësit e tyre e shkëputën Shqipërinë nga kampi socialist. Pse e shkëputën? Sepse udhëheqësi atëherë sovjetik, tha: kultet duhet t’i heqim, nuk duhet të ketë kulte. Sigurisht, sistemi sovjetik ishte sistem barbar, mizor, por ky doli me tezën se kulti i Stalinit është kult demoniak dhe kultet nuk duhet të ekzistojnë.

Pra, këtu nuk kishte gjë të keqe. Ai donte të çlironte njerëzit nga kultet. Enver Hoxha u shkëput për karrigen e vet, sepse ishte kulti, sepse ai me kultin mbrohej, mbronte pushtetin. Dhe ne u zhytëm në izolimin më të thellë. Për ne, lufta e klasave ishte një makineri diktatoriale e tmerrshme, por izolimi ishte përsëri një faktor tmerrësisht në favor të diktaturës. Sepse ata që nuk vepruan si ne, kishin një hapësirë lëvizje nga Liqeni i Shkodrës në Kamçatkë.

Kurse ne, nga Hani i Hotit në Kakavijë. Pse e jap këtë shembull? Enver Hoxha ishte një gjakësor, kishte kryer krime monstruoze, dhe ai nuk mundet në asnjë mënyrë të lëshonte karrigen e tij. Kurse sot Edi Rama, jo ndaj perandorisë të së keqes, siç ishte kampi socialist, por ndaj BE, ëndrrës më të bukur evropiane të të gjitha kohërave, do të na shkëpusë. Pse? Për karrigen e tij. Sepse e di se po shkoi Lubia në bankën e akuzës do të shkojë edhe ai. Ajo ia ka bërë benë. Sot ka ndenjur gjithë ditën në zyrë duke u marrë me gjykatësit, duke çuar mesazhe, në mënyrë që të marrin vendimin që morën./Dosja.al

sali berisha opozita edi rama

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë