6 Shkurt 2026, 13:21
Nga I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka deklaruar se PD nuk do të bëhet pjesë e asnjë ndërhyrjeje në ligjet e drejtësisë. Gjatë një deklarate për mediat, Berisha theksoi se PD mbështet plotësisht të drejtën e gjyqtarëve dhe prokurorëve për të kërkuar një piramidë rrogash në përputhje me Kushtetutën.
Ai kritikoi masat e qeverisë për rritjen e rrogave të caktuara si “superpagime” për të favorizuar interesa politike dhe theksoi se gjyqtarët dhe prokurorët kanë të drejtë të refuzojnë çdo strukturë rrogash të ndikuar nga qëllime politike.
"Partia Demokratike nuk bëhet pjesë në mënyrë absolute e asnjë ndërhyrje. Edhe radhën e kaluar dhe theksova, dhe tani. Gjykatësit dhe prokurorët e vendit kanë të drejtë 100% të pretendojnë një piramidë rrogash në frymën e Kushtetutës dhe ligjeve. Kanë të drejtë të refuzojnë një piramidë rrogash e cila është ndërtuar totalisht mbi baza, qëllimesh të zeza politike. Gjykatësit dhe prokurorët me gjithë plus-minuset që kanë, siç kanë të gjithë grupet e tjera, nuk kanë patur as vërejtjen më vogël, edhe në atë kohë kur, rrogat e tyre, të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, po marr atë, nuk shkonin më shumë se 1400-1600 euro, sepse piramida e rrogave ishte ajo që duhej të ishte sipas frymës së Kushtetutës.
Kurse Edi Rama për të ndërsyer një grup mercenarësh kundër opozitës, u vuri atyre rrogat më të larta në Europë, rroga që nuk ekzistojnë, në vendin me rrogat më të ulëta të tjera, në Europë.
I bëri ata mercenarë të superpaguar për të gjuajtur opozitën. Nuk e di a e morët vesh apo jo, për një kompani të quajtur ‘Mektrin’, është kontrolluar para pak ditësh dy herë. Pse u kontrollua kompania thoni ju? Na duhen dokumentet e veturës së Flamur Nokës, që ka blerë Flamur Noka, ‘Range’ mos gaboj. Shkuan njërën ditë, i thanë ata s’kemi. Shkuan ditën tjetër, u thanë nxirrni. Çfarë doli. Veturën e kishte blerë Lul Basha. Se është skenë e bukur. Sapo punonjësi i tha që, o zotëri ai nuk ardhur kurrë për të blerë veturë. I dha ai të dhënat e veturës, i tha ai, që këtë veturë e ka blerë Lul Basha, ja ku e ke. As nuk i mori fare dokumentet. Jo. Se krim duhej të ishte për Flamur Nokën. Por kjo është ngjarje reale, taze. Ja tha ku e ke firmën, e ka blerë Lul Basha këtë veturë, merre dosjen. Jo i tha, nuk më duhet për Lulin," tha Berisha./Dosja.al
sali berisha
Politike
6 Shkurt 2026, 13:14
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se zhbërja e integrimit nga kryeministri Edi Rama e nxjerr Shqip&eum...
Politike
6 Shkurt 2026, 13:10
I.A
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se qeveria nuk ka marrë asnjë masë për të përballuar rreziku...
Politike
6 Shkurt 2026, 12:56
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar kryeparlamentarin Niko Peleshi për cenzurimin e mesazhit të De...
Politike
6 Shkurt 2026, 12:46
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të rënda ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e c...
Politike
6 Shkurt 2026, 12:12
I.A
SPAK
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka publikuar një mesazh në rrjetet sociale në lidhje me hetimet që kryen. Në po...
Politike
6 Shkurt 2026, 12:03
D.S
Jamarbër Malltezi
TIRANË- Jamarbër Malltezi ka zbuluar një komunikim të fshehtë mes prokurorëve dhe gjyqtares, Iren...
Politike
6 Shkurt 2026, 12:02
I.A
SHBA- Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, u prit në Uashington nga Michael Rigas, zëvendëssekretari i Shtetit t&eum...
Politike
6 Shkurt 2026, 11:47
D.S
Genc Gjokutaj
TIRANË- Avokati Genc Gjokutaj deklaroi se çështja ndaj Jamarbër Malltezit, është ndërtuar mbi një ...
Politike
6 Shkurt 2026, 11:41
I.A
Jamarbër Malltezi
TIRANË- Dhëndëri i kryedemokratit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi dhe avokatët e tij kanë mbajtur nj&e...
Politike
6 Shkurt 2026, 11:04
D.S
Mali i Zi
Çështjet e identitetit në Mal të Zi u hapën sërish.
Debati për gjuhën, shtetësinë dhe flamu...