LIVE UPDATES
Politike

Ina Zhupa: Artistët trajtohen me padrejtësi, dështim i qëllimshëm i qeverisë

Ajo thekson se kjo sjellje përbën padrejtësi ndaj artistëve që janë pedagog, dëmton karrierën e tyre dhe rrezikon cilësinë e arsimit dhe kulturës në vend.

26 Mars 2026, 15:55 Nga E. D
Ina Zhupa: Artistët trajtohen me padrejtësi, dështim i
Ina Zhupa

TIRANË- Kryetarja e Komisionit të Kulturës Ina Zhupa ka reaguar për situatën në Universitetin e Arteve, duke e cilësuar të papranueshëm moszbatimin e një vendimi qeverie të vitit 2021 për njohjen e meritës artistike. Ajo thekson se kjo sjellje përbën padrejtësi ndaj artistëve që janë pedagog, dëmton karrierën e tyre dhe rrezikon cilësinë e arsimit dhe kulturës në vend.

Zhupa kërkon zbatim të menjëhershëm të vendimit, heqjen e pengesave burokratike dhe rishikimin e skemës së pagesave, ndërsa shpreh mbështetje për kërkesat e pedagogëve dhe artistëve.

Reagimi i plotë i Ina Zhupës:

Si kryetare e komisionit të kulturës shpreh shqetësim për situatën e krijuar me artistët pedagog në Universitetin e Arteve.

Është e papranueshme që një vendim i qeverisë, i miratuar që në vitin 2021 për njohjen e meritës dhe kontributit artistik në sistemin universitar, të mbetet i pazbatuar. Ky mosveprim nuk është thjesht një problem administrativ është një padrejtësi e drejtpërdrejtë ndaj dhjetëra artistëve, njëkohësisht pedagog i që kanë ndërtuar me vite karrierën e tyre dhe që sot trajtohen në mënyrë të padenjë.

Pedagogët e Universitetit të Arteve nuk janë thjesht akademikë. Ata janë ndër artistët më në zë të Shqipërisë në fushat e tyre, përfaqësues të denjë të kulturës sonë në skenat kombëtare dhe ndërkombëtare. Të pengosh këta profesionistë në pagesë dhe në avancimin e tyre në karrierë nuk është vetëm padrejtësi individuale është një dëm i drejtpërdrejtë kulturor për vendin.

Mosnjohja e meritës artistike, kërkesat kontradiktore për doktoraturë dhe kufizimet absurde për përfshirjen në poste drejtuese tregojnë qartë një mungesë vullneti për të reformuar realisht sistemin. Kjo situatë jo vetëm cenon të drejtat individuale të pedagogëve, por rrezikon seriozisht funksionimin institucional të Universitetit të Arteve dhe cilësinë e arsimit që ai ofron.

Po aq shqetësuese është edhe çështja e pagesave, ku artistë me kontribute të jashtëzakonshme trajtohen financiarisht në mënyrë të pabarabartë dhe të padrejtë, duke ulur motivimin dhe dinjitetin profesional. Në këtë mënyrë, cenohet edhe vetë zhvillimi i artit dhe kulturës në vend, pasi këta pedagogë janë ata që formojnë brezat e rinj të artistëve.

Në këto kushte, mbështes plotësisht kërkesat e pedagogëve artistëvetë cilët me të drejtë kërkojnë:
• Zbatimin e menjëhershëm të vendimit për njohjen e titujve mbi bazën e meritës;
• Sqarimin dhe eliminimin e çdo kërkese kontradiktore që bie ndesh me aktet ligjore në fuqi;
• Heqjen e kufizimeve të pajustifikuara për konkurrimin në pozicione drejtuese;
• Rishikimin e skemës së pagesave për të reflektuar vlerën reale të kontributit të tyre.

Mbrojtja e statusit të pedagogëve të Universitetit të Arteve është njëkohësisht mbrojtje e artit dhe kulturës shqiptare. Çdo vonesë e mëtejshme vetëm sa do të thellojë krizën dhe do të dëmtojë një nga institucionet më të rëndësishme të kulturës dhe arsimit në vend. Artistët meritojnë respekt, dinjitet dhe trajtim të drejtë./Dosja.al

ina zhupa

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj