9 Dhjetor 2023, 17:25
Nga r.ll
erion veliaj
TIRANË- Lëvizja Bashkë ka reaguar lidhur me urdhër -arrestet e lëshuara nga SPAK për inceneratorin e Tiranës.
Përmes një postimi, LB shkruan se çështje ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik për shkak të mungesës së hetimit ndaj drejtuesve të lartë të Bashkisë së Tiranës, veçanërisht kryebashkiakut Erion Veliajt.
Më tej në reagim thuhet se Veliaj ka nënshkruar për inceneratorin, por nuk është përfshirë në hetimet e SPAK. Kjo sipas tyre ngjall dyshime për një hetim të paplotë.
NJOFTIMI I PLOTË:
Dje SPAK-u ka lëshuar 15 urdhër-arreste në lidhje me skandalin e inceneratorit të Tiranës, një çështje që ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik për shkak të mungesës së hetimit ndaj drejtuesve të lartë të Bashkisë së Tiranës, veçanërisht Erion Veliajt. Ky i fundit ka nënshkruar shkresën për inceneratorin, por ende nuk është përfshirë në hetimet e SPAK. Kjo ngjall dyshime në publik për një hetim të paplotë, duke lënë të kuptohet se mund të ketë një përpjekje për të mbrojtur figurat e larta politike. Në të njëjtën mënyrë prokuroria ka vepruar edhe me ish-ministrin Ilir Beqja.
Erion Veliaj është i përfshirë edhe në çështje të tjera të kontestuara, siç janë përgjimet e Ndragheta-s që tregojnë pastrimin e parave nëpërmjet projekteve të ndërtimit të kullave në Tiranë. Këto akuza janë shumë serioze dhe kërkojnë një hetim të thellë dhe të paanshëm.
Përveç kësaj, Veliaj është i akuzuar edhe për shembjen e Teatrit Kombëtar pa marrë miratimin e Këshillit Bashkiak, një vendim që shkaktoi protesta të mëdha dhe kritika të ashpra nga komuniteti artistik dhe qytetarët. Kjo veprimtari ka ngritur pyetje mbi transparencën dhe proceset vendimmarrëse në Bashkinë e Tiranës. Gjithashtu, rasti tragjik i vdekjes së Ardit Gjoklajt në landfillin e Sharrës, ku Veliaj akuzohet si përgjegjësi kryesor, është një tjetër shembull i mungesës së përgjegjësisë dhe paprekshmërisë së të fuqishmëve.
Këto e të tjera çështje të pahetuara lënë hapësirë për dyshime mbi efektivitetin dhe paanshmërinë e sistemit të ri të drejtësisë. Publiku kërkon transparencë dhe drejtësi. Besueshmëria e institucioneve të drejtësisë do të varet nga guximi dhe paanësia për t'iu shkuar skandaleve korruptive deri në fund.
Pavarësisht ardhmërisë së hetimeve, skandalet e mësipërme do të kërkonin së paku dorëheqjen e një zyrtari të përgjegjshëm. Po Erion Veliaj nuk ka lidhje me përgjegjshmërinë dhe as etikën qytetare. Në mungesë të institucioneve të drejtësisë, nga karrikja e korrupsionit mund ta shkulin vetëm qytetarët e Tiranës.
levizja bashke
Politike
9 Dhjetor 2023, 17:20
r.ll
sali berisha
FIER- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ndodhet sot në Fier, ku po zhvillon një takim me simpatizantët dhe anë...
Politike
9 Dhjetor 2023, 15:00
r.ll
ina zhupa
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka reaguar për lëshimin e urdhër-arresteve të lëshuara nga ...
Politike
9 Dhjetor 2023, 14:49
I.A
Belind Këlliçi
TIRANË- Anëtari i Kryesisë së PD, Belind Këlliçi dhe ish-kandidati i opozitës për bash...
Politike
9 Dhjetor 2023, 13:38
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është pyetur se si e konsideron faktin që SPAK ka lëshuar ...
Politike
9 Dhjetor 2023, 13:09
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar sot prokurorin e SPAK Arben Krajën, pasi sipas tij i ka dhuruar...
Politike
9 Dhjetor 2023, 12:43
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se ka qenë gjykatësja Irena Gjoka, ajo që ka amnistu...
Politike
9 Dhjetor 2023, 12:33
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha e ka konsideruar si vjedhje të shekullit aferën e incenerator&eum...
Politike
9 Dhjetor 2023, 10:54
I.A
takimi
TIRANË- Kryeministri Edi Rama është takuar ditën e sotme me anëtarët e Komitetit Olimpik Mesdhetar, që ...
Politike
9 Dhjetor 2023, 08:45
a.l
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama e shfrytëzoi tribunën e një konkursi për Vjosën të mërkurën p...
Politike
8 Dhjetor 2023, 22:36
I.A
Taulant Tusha
TIRANË- Taulant Tusha është drejtori i Punëve Publike në bashkinë e Tiranës, që u vu në pra...