LIVE UPDATES
Politike

Këlliçi: SPAK nuk ka parë dy firmat e Erion Veliajt në kontratë, ai është iniciuesi për inceneratorin e Tiranës

Këlliçi tha se Veliaj ka dhënë dy firma në kontratën e Inceneratorit të Tiranës. 

9 Dhjetor 2023, 14:49 Nga I.A
Këlliçi: SPAK nuk ka parë dy firmat e Erion Veliajt në
Belind Këlliçi

TIRANË- Anëtari i Kryesisë së PD, Belind Këlliçi dhe ish-kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, ka deklaruar se iniciuesi i Inceneratorit të Tiranës është Erion Veliaj. Duke paraqitur dokumente dhe argumente të reja mbi aferën qeveritare me Inceneratorin imagjinar të Tiranës, Këlliçi tha se Veliaj ka dhënë dy firma në kontratën e Inceneratorit të Tiranës. 

"SPAK nuk ka parë dy firmat e Erion Veliajt në kontratë. Ai është iniciuesi për inceneratorin e Tiranës. Fakti që në këtë sallë sot ku po flitet për aferën më të madhe korruptive të viteve të fundit, kanë ardhur vetëm 3 media prezente, tregon për fuqinë e parave që lëviz tek inceneratori i Tiranës, faktin që mediat janë të censuruara për të paraqitur fakte të reja tronditës për këtë skandal dhe për të paraqitur një punë skandaloze nga SPAK me hetimin e kësaj çështje. Unë do të ndalem tek roli i bashkisë Tiranë, tek roli i kryetarit të bashkisë Tiranë, si pronari real i inceneratorit të Tiranës dhe do të ndalem tek fakti se i është dashur 5 muaj SPAK-ut pas vendimit të gjykatës së posaçme të muajit gusht të këtij viti, për të ekzekutuar atë që vetë ka shkruar në vendim gjykata. Më saktë në datë 28 korrik 2023 është marrë vendimi për vënien nën sekuestro konservative për inceneratorin e Tiranës. Në argumentet e paraqitur nga prokurorët e dosjes nga Dritan Premçi dhe Arben Kraja, renditen të gjitha komunikimet për falsifikimin e dokumentacionit për përfitimin e kontratës koncensionare nga Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.

Citoj, pika 1: Procedura nis me një kërkesë të bashkisë Tiranë, të datës 23 dhjetor 2015 drejtuar Ministrisë së Mjedisit. Pra është bashkia e Tiranës që në dhjetor të vitit 2015 ka iniciuar të gjithë procesin dhe aferën në inceneratorin e Tiranës. 2; në faqen 4 dhe 10 të këtij vendimi  provohet lidhja e Alba Thomos me Klodian Zoton, në mashtrimin me dokumentacionin për përfitimin e kontratës koncensionare. Në faqen 4 të vendimit rezulton e provuar lidhja mes Valbona Ballgjinit, punonjëse në ministrinë e Mjedisit, me komunikime me Klodian Zoton. Po në këtë faqe të vendimit rezultojnë të provuara komunikimet e Etleva Kondit me Klodian Zoton. Në faqen 14-15, prokurorët shprehen se kanë faktuar përfitimin të Alqi Bllakos nga Artemis Farm, kompani në pronësi të Ilsa Zotos, të shumës 119.755 euro për blerje për fabrikën e birrës së Edmond Bllakos dhe të komunikimeve me email që ky shtetas ka pasur me Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton.

Në faqen 15 të vendimit, prokurorët shprehen se kanë arritur të faktojnë se Zoto e Mërtiri, vlerat monetare të siguruara nga kompanitë fiktive, i kanë tërhequr kesh dhe i kanë transferuar në mënyra të ndryshme jashtë vendit. Flasim për para të marra me çanta, të nxjerra me çanta nga Shqipëria dhe ende sot që ne flasim, akuzohet një drejtor i dalë në pension në Bashkinë e Tiranës dhe një drejtor tjetër i cili ka marrë përsipër të bëjë burgun e Erion Veliajt për këtë aferë të tmerrshme korruptive.  Ndërkohë që Zoto e Mërtiri kanë fryrë kostot e ndërtimit të inceneratorit për përfitimin e kontratës koncensionare. Automatikisht në këtë moment, duhej që SPAK të kërkonte anulimin e menjëhershëm dhe pezullimin e kontratës koncensionare. Dua të rikthej vëmendjen tek shkresa që ka firmën e Veliajt, pasi dje kemi parë se dje janë nxjerrë urdhër arrestet për 15 persona, por mesa duket SPAK nuk arrin të shohë firmën e Erion Veliajt, kryetarit të Bashkisë Tiranës, me vulën e bashkisë Tiranë që në fakt ka ndërruar të gjithë fatin e koncesionit të inceneratorit Tiranë. 

E muajit mars 2017. Këtë dokument unë e kam bërë publik për herë të parë në komisionin hetimor për inceneratorët, ku këtu Erion Veliaj ka marrë angazhimin e tij personal, në shkelje të ligjit për vetëqeverisjen vendore, pa pyetur Këshillin Bashkiak, sepse në atë moment nuk i kishte numrat, duke marrë kompetencat e këshillit të qarkut të Tiranës dhe Këshillit Bashkiak dhe duke dhënë parimisht dakord miratimin për nisjen e këtij koncesioni dhe duke futur në një angazhim financiar qytetin e Tiranës, kryeqytetasit me të paktën 91 milionë euro. I njëjti Erion Veliaj që në deklaratat publike, të bëra prezente edhe në komisionin hetimor për inceneratorin e Tiranës, thonte se ai nuk miraton dot asnjë bonus qiraje 30 mijë lekë të vjetra pa vendimin e Këshillit Bashkiak. Mjaftonte kjo shkresë që SPAK të ngrinte akuzë mbi përfituesin real të inceneratorit të Tiranës, atë që censuron dhe mediat, paguan dhe mediat që të mos vijnë në këto deklarata, që quhet Erion Veliaj.

Nëse SPAK nuk ka parë firmën e parë të Erion Veliajt, mjaftonte të shihte firmën e tij të dytë në aneks kontratën e bërë publike nga ana ime në 14 gusht 2023, ku Erion Veliaj shprehet në kontratë me firmë, se konform aneksit përkatës dhe tabela bashkëlidhur dhe pjesë përbërëse e kësaj forme angazhimi, angazhohet për të gjitha detyrimet që rezultojnë si të tilla dhe përfshirë dhe pa u kufizuar, në kryerjen e të gjitha pagesave për depozitimin dhe përpunimin e sasisë minimale të mbetjeve sipas çmimit, 29 euro për ton pa TVSH, përgjatë të gjithë kohëzgjatjes së marrëveshjes. Kjo e çon shifrën e kësaj afere nga 430 milionë në 1 miliardë euro për 30 vite," tha Këlliçi.

belind këlliçi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet