LIVE UPDATES
Politike

"Ja çfarë ndodhi me Everestin e Tiranës"/ Berisha: Të mos merremi me prestanomet, të gjithë kanë një emër, ai është Edi Rama

Berisha tha se për Everestin e Tiranë, ndërtesën 120 kate në qendër të Tiranës, është thirrur për ta ndërtuar një biznesmen.

15 Dhjetor 2025, 13:15 Nga E.d
"Ja çfarë ndodhi me Everestin e Tiranës"/ Berisha:
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka treguar se çfarë ka ndodhur me "Eversetin" e Tiranës. Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se nuk dëshiron të merret me "prestanome", pasi sipas tij të gjithë kanë një emër, i cili është Edi Rama.

Berisha tha se për Everestin e Tiranë, ndërtesën 120 kate në qendër të Tiranës, është thirrur për ta ndërtuar një biznesmen. Sipas, Berishës detyra e biznesmenit ishte të gjente një ortak dhe përveç kësaj, duhej të çonte projektin në një studio që do i diktonte Edi Rama, ku do kishte një përqindje. Kreyedemokrati tha në fund, se Paketa e Maleve ka degraduar në paketën e plotë të drogës. 

"Të gjitha këto, ju mund të thoni se ku janë emrat, të gjitha këto janë marrë nga vendimet e Edi Ramës me firmën e tij. Emrat janë gjëja më e parëndësishme. Se do u tregoj edhe njëherë për të kuptuar qytetarët se si është çështja e emrave. Bëhet takimi në Aruba me Don Agaçion, mundet Edi Ramën dhe qeveritarët e tjerë. Në Aruba shndërrohet në tavolinë 120 kate në qendër të Tiranës, Everesti i Tiranës, dhe thirret biznesmeni, reale, i thuhet do të ndërtosh këtë kullë. Jo, thotë ai, nuk kam asnjë interes të ndërtoj asnjë kullë. Kam biznesin dhe do vazhdoj biznesin tim.

Biznesmenit i thuhet, në ndërtimin e kësaj kulle ti ke këto detyra, sa pari do shkosh atje tek cepi ku ka qenë Disko Albania, që është sheshi pas Pallatit të Kulturës, ku kryqëzohet Rruga e Dibrës me Rrugën e Barrikadave, në atë kënd ka qenë një diskotekë, dhe aty ka disa pronarë, të cilët nuk kanë pranuar pazaret me çmimet e qeverisë. Dhe është porositur që do i takosh. Do u ofrosh këtë çmim. Në rast se nuk e pranojnë, nuk do merresh me ta, se do merret dikush tjetër. Ai tjetri ishte banda.

Vazhdo më tutje. Detyra e biznesmenit ishte të gjente një ortak dhe përveç kësaj, duhej të çonte projektin në një studio që do i diktonte Edi Rama, dhe natyrisht do kishte një përqindje. Por gjithçka tjetër ishin emrat e Arubës. Vinin nga Aruba bosët me miliardat e tyre. Nuk kishte punë më. Prandaj është e kotë të lidhemi me emra, se do na dalë si në rastin e Salillarit, që magazinieri i tij pensionist, merr portin e Vlorës 60 milionë euro. Do na dalë si ai që mori bankën e Bitcion dixhital, një emër prestanome, offshore, kur emrat më të lakuar për Bitcoinin, janë Amant Josifi, Olsi Rama.

Olsi Rama, Amant Josifi dhe ata që qëndrojnë mbrapa. Ju lutem, të mos merremi me prestanomet, të gjithë kanë një emër, Edi Rama. Ja Paketa e Maleve ku degradoi. Në paketën e plotë të drogës. Edhe kjo, pas licencës që mori Edi Rama, firmosën gjykatës të paritur gjer në veshë dhe të papërgjegjshëm, është fjala vetëm e qytetarëve, në qoftë se duan me guximin e tyre të shpëtojmë Shqipërinë nga ky regjim që vjedh natën, ditën, duke fjetur, duke bërë pushime, vjedh në çdo kohë, në çdo orë, në çdo ditë," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha opozita edi rama

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje