LIVE UPDATES
Politike

"Ka dy pasaktësi që nuk besoj se janë të qëllimshme"/ Berisha për investigimin e Zërit të Amerikës për 'Partizanin": Kam zbatuar ligjin

Kreu i PD-së thekson se në artikull ka dhe dy pasaktësi, që sipas tij nuk janë të qëllimshme nga ana e gazetarit.

1 Dhjetor 2023, 13:11 Nga h.k
"Ka dy pasaktësi që nuk besoj se janë të
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha është ndalur ditën e sotme gjatë konferencës me gazetarët në lidhje me investigimin e "Zërit të Amerikës" për çështjen e Kompleksit Partizani. Berisha tha se ka lexuar me vëmendje artikullin dhe përgjithësisht e vlerëson investigimin. Kreu i PD-së thekson se në artikull ka dhe dy pasaktësi, që sipas tij nuk janë të qëllimshme nga ana e gazetarit.

Ai thotë se nuk ka qenë në kompetencën e tij anullimi i vendimit të ndryshimeve që u propozuan në Këshillin Kombëtar të Rregullimit të Territorit, por në dorën e prefektit. Nga ana tjetër Berisha vijoi duke thënë se shfrytëzoi kompetencën kushtetuese për ta bërë ndërhyrjen me akt normativ, që sipas tij ia lejonte ligji. 

"E lexova me interes shkrimin e Zërit të Amerikës dhe e përgëzoj autorin që është përpjekur të bëjë një analizë të ekuilibruar. Por, ka dy pasaktësi, nuk besoj të qëllimshme.  Pasaktësia e parë: Është e vërtetë ajo që thotë gazetari se vendimi i Gjykatës Kushtetuese, që shprehet në mënyrë taksative se nuk mund të ndryshohet asnjë vendim nga Këshilli Kombëtar i Rregullimit të Territorit është marrë një muaj mbrapa.

Por, Sali Berisha është njeri i ligjit. Kur unë ndërhyra te Zogu i Zi, dekretova aktin normativ. Shfrytëzova kompetencën kushtetuese të qeverisë për akte normative se unë nuk kisha të drejtë të ndërhyjë. Dhe unë autorizova qeverinë të ndërhynë. Prefekti që është në territorin përkatës, kishte të drejtë të mbledhë Këshillin e Rregullimit dhe të anulojë vendime. Kjo është e vërteta!

Ky dekret u shpall i pavlefshëm. Nuk u anulua. Por për mua ishte njëlloj. Unë nuk kisha asnjë bazë ligjore që unë personalisht të ndërhyja në bashki. Që të bëja dekret për së dyti, ajo ishte një karshillëk, një përplasje institucionale që nuk duhet ta ndërmerrja. Aq më tepër kur këtu erdhi kryetari i Kongresit të Autoriteve Rajonale dhe Lokale të Europës dhe ai qëndroi në krahun e Edi Ramës. Pra, në momentin kur unë deklaroj se nuk kisha, unë nuk e kisha më ligjin që më lejonte mua të veproja, sepse gjykata e kishte anuluar atë dhjetë ditë përpara.

E dyta, ka një moment të dytë te ndryshimi i Ligjit për Sportin. Ligjet kanë hierarkinë e tyre dhe në çështje të pronësisë, prevalon ligji bazë i kthimit dhe kompensimit të pronës.

E vërteta është se është ky ligj i vitit 2004, që ka shërbyer si bazë për qeverinë time. 

Le ta marrim Ligjin e Sportit, të supozojmë se Ligji i Sportit nuk e përmendte fare pronarin. Mjafton që përmendte koncesionin dhe koncesion ishte tjetërsim dhe ky i kalonte automatikisht të shpronësuarit.

Ligji për Sportin, atë klauzolë që vura në vitin 2008, ishte që me kusht që të ruhet destinacioni.

Gazetari i Zërit të Amerikës citon Erion Braçen, ndonëse e them se ai ligj ishte miratuar me unanimitet nga të gjithë komisionet, sepse një vit më parë ishte hequr farë privatizimi për arsye të panjohura, dhe në komisionin e parlamentit ai ligj u miratua me unanimitet.

Por, Erion Braçe që bën objeksionin, nëse e lexoni me vëmendje, fjalinë e parë të ligjit e mbyll me pikë. Fjalia e parë e ligjit nuk mbyllet me pikë, ndahet me presje dhe ky është dallimi esencial.

Nëse donte të veçonte pronarin, ligjvënësi do të thoshte: për këtë rastin e fundit, pra për koncesionin, me kusht që të mos ndryshojë destinacioni. Por kjo është thënë për të dyja. 
Në tërësi ai artikull kishte bërë një investigim të plotë, përveçse i ka shpëtuar ky moment."- tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet