5 Maj 2026, 11:50
Nga E. D
Nikoll Radaçi
DURRËS- Avokatja e shoferit që shkaktoi vdekjen e dy të miturve dhe plagosjen e një tjetri, Arta Gecaj ka treguar detaj nga gjyqësor që u zhvillua sot në Gjykatën e Durrësit, ku u caktua masa "arrest me burg" ndaj 57-vjeçarit, Nikoll Radaçi. Duke folur për mediat, avokatja tha se Radaçi ka shprehur pendesë dhe është rëndë psikologjikisht. Avokatja tha më tej se ndaj 57-vjeçarit rëndojnë tre akuza, ndërsa rrezikon nga 5 deri 20 vite.
“Gjykata caktoi masën arrest me burg për të pandehurin. Nga prokuroria kanë ardhur 3 akuza që rëndojnë ndaj të pandehurit. Ai nuk ka folur para gjykatës, nuk ka dhënë asnjë shpjegim. Unë jam caktuar nga shteti për të realizuar mbrojtjen. Ai akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit. Për drejtim të mjetit në gjendje të dehur dhe për shkaktim të vdekjeve. Ai rrezikon nga 5 deri në 20 vite parashikohet dënimi me burg. Po ashtu ai akuzohet dhe për largim nga vendi i aksidentit. Ai ka shprehur pendesë. Edhe sot dukej në gjendje të rëndë psikologjike. Atyre që ai ka shprehur, i qëndron akoma.”, tha ajo.
Si ndodhi ngjarja e rëndë?
Aksidenti i rëndë u shënua mesditën e 3 majit në zonën e ish-kënetës në Durrës, ku Nikoll Radaçi, teksa drejtonte automjetin tip “Mercedes-Benz ML” me shpejtësi të lartë, përplasi tre fëmijët të moshave 8, 10 dhe 12 vjeç, që ndodheshin në trotuar. Dy prej tyre, 10 dhe 12 vjeçari, ndërruan jetë në vendngjarje, ndërsa 8-vjeçari u dërgua në gjendje të rëndë në spital.
Radaçi rezultoi në gjendje të dehur në momentin e aksidentit. Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes, duke pretenduar se kishte frikë nga reagimi i qytetarëve. Ndërkohë që nga testet e alkoolit është zbuluar se 57-vjeçari drejtonte mjetin në gjendje të dehur, me nivel 0.73 mg/l. Kjo nuk është hera e parë që 57-vjeçari ecte në gjendje të dehur në makinë dhe me shpejtësi. Më parë atij i është pezulluar dy herë patenta në vitin 2020 dhe 2022./Dosja.al
nikoll radaçi
Aktualitet
5 Maj 2026, 11:32
E. D
Nikoll Radaçi
DURRËS- Gjykata ka caktuar masën e sigurisë "arrest me burg" për Nikoll Radaçin, shoferi i cili shkaktoi ak...
Aktualitet
5 Maj 2026, 11:23
E. D
Nikoll Radaçi
DURRËS- Nikoll Radaçi, drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin tragjik në Durrës ku humbën jetë...
Aktualitet
5 Maj 2026, 11:02
I.A
Ishe Ademi
GOLEM- Një ngjarje e rëndë është denoncuar në zonën e Golemit, ku një grua e moshuar e identifikuar si&n...
Aktualitet
5 Maj 2026, 09:17
E. D
Nikoll Radaçi
DURRËS- Sot në orën 11.00 do të jepet masa e sigurisë për Nikoll Radaçin, autorin e aks...
Aktualitet
5 Maj 2026, 08:46
E. D
GREQI- Operacionet ndaj call ceneter-ave në Shqipëri kanë tërhequr edhe vëmendjen e mediave greke. Protothema shkruan se një...
Aktualitet
5 Maj 2026, 07:23
E. D
TIRANË- Dëmet e paguara nga kompanitë e sigurimeve janë rritur ndjeshëm në tremujorin e parë të këtij viti, sidom...
Aktualitet
5 Maj 2026, 07:20
E. D
Shqiptarët kanë rritur investimet në pasuri të paluajtshme jo vetëm brenda vendit, por edhe jashtë vitet e fundit. Sipas të...
Aktualitet
5 Maj 2026, 07:12
E. D
TIRANË- Ditën e sotme vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Sipas parashikimeve të Shërb...
Aktualitet
4 Maj 2026, 22:33
E. D
DURRËS- Nëna e njërit prej të miturve që humbi jetën në aksidentin tragjik në Durrës ka folur lidhur me ngja...
Aktualitet
4 Maj 2026, 22:10
E. D
Hashim Thaçi
HOLANDË- Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se procesi i gjykimit ka devijuar dhe se i njëj...