LIVE UPDATES
Politike

"Karrigia e pushtetit nuk është strehë pandëshkueshmërie!" Ted Blushi: Ky Narkoregjim ka humbur çdo legjitimitet moral dhe politik.

Në një deklaratë për shtyp, Blushi tha se, koha e mbrojtjes së Edi Ramës me 83 mandatet e dala nga zgjedhjet e vjedhura mbi kurrizin e qytetarëve po shkon drejt fundit.

5 Janar 2026, 14:24 Nga D.S

"Karrigia e pushtetit nuk është strehë

Ted Blushi

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, tha se arrestimi i Maduros, provon se karrigia e pushtetit nuk është as strehë pandëshkueshmërie dhe as mburojë imuniteti për narkodiktatorët. Në një deklaratë për shtyp, Blushi tha se, koha e mbrojtjes së Edi Ramës me 83 mandatet e dala nga zgjedhjet e vjedhura mbi kurrizin e qytetarëve po shkon drejt fundit.

Sipas tij, arrestimi i Maduros, përbën një burim shprese për popujt që vuajnë nën regjime të ngritura mbi drogën, krimin dhe manipulimin e zgjedhjeve. Sekretari i Përgjithshëm, u bëri thirrje shqiptarëve duke thënë se, kjo është një betejë që nuk do të ndalet deri në fitoren e shqiptarëve dhe rikthimit të sovranitetit te populli.

"Rrëzimi i Maduros përbën një ngjarje madhore historike për të gjithë njerëzit e lirë dhe, në mënyrë të veçantë, një burim shprese për popujt që vuajnë nën regjime të ngritura mbi drogën, krimin dhe manipulimin e zgjedhjeve.
Është një mesazh i drejtpërdrejtë dhe inkurajues për çdo shqiptar të ndershëm e patriot, që të bëjë gjithçka për t’ia shkurtuar ditët Narkoshtetit të vetëm në Europë, të cilin mediat amerikane me të drejtë e kanë cilësuar si “Ramaduro”.
Kjo ngjarje provon se karrigia e pushtetit nuk është as strehë pandëshkueshmërie dhe as mburojë imuniteti për narkodiktatorët, të cilët, në aleancë me kartelet e drogës, ndërtojnë narkoregjime për të grabitur pasuritë dhe për të shtypur liritë e qytetarëve.

Fundi i pashmangshëm i regjimeve të tilla është dëshmi se asnjë diktaturë, sado e gjatë apo e egër, nuk është e përjetshme dhe se fundi i narkodiktatorëve është gjithmonë i njëjtë. Në një realitet ku narkoeurot dhe narkoekonomia, të ngritura mbi betonin dhe ndërtimin e kullave, e kanë shndërruar koston e jetesës në një barrë të papërballueshme për shumicën e shqiptarëve; ku liritë dhe të drejtat themelore shtypen e nëpërkëmbën çdo ditë; dhe ku taksat e pronat e qytetarëve grabiten në mënyrë të pamëshirshme, qëndresa e vendosur dhe e pandalshme kundër regjimit të “Ramaduros” merr sot, më shumë se kurrë, përmasat e një misioni historik për çdo shqiptar të lirë, të ndershëm dhe të përgjegjshëm ndaj së ardhmes së vendit.

Mbrojtja e hapur dhe arrogante që Edi Rama po i bën Belinda Ballukut, duke keqpërdorur brutalisht Kuvendin si bunker për të fshehur dhe për t’i garantuar pandëshkueshmëri zëvendëses së tij është një akt shumë i rëndë politik dhe moral, që konfirmon qartë se KryeNarkosi nuk po mbron një ministre, por po mbron veten dhe aferat korruptive që e lidhin drejtpërdrejt me abuzimin sistematik të fondeve publike dhe kapjen e shtetit nga mafia. Çdo ditë që Belinda Balluku vijon të mbetet në detyrë shërben si një dëshmi e re se korrupsioni jo vetëm tolerohet, por edhe mbrohet nga maja e një strukture mafioze që ka marrë peng shtetin. Është një ditë më shumë për manipulim, për fshehje të së vërtetës dhe për shkatërrim provash, që lidhen me vjedhjen e organizuar të parave publike nga vet KryeNarkosi.

Sot Shqipëria edhe pse një vend anëtar i NATO-s është marrë peng nga mafia, ku çdo zyrë e shtetit funksionon nën urdhrat e krimit dhe ku siguria kombëtare ndodhet në duart e Ergys Agasit dhe karteleve të drogës.
Zbardhja në detaje nga drejtësia amerikane të aferës “McGonigal”, një prej aferave më të rënda dhe të paprecedenta në historinë politike të një vendi anëtar të NATO-s, që faktoi katërcipërisht komplotin e mirëfilltë të Edi Ramës kundër demokracisë, pluralizmit politik dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri dhe që kompromentoi marrëdhëniet strategjike me Shtetet e Bashkuara. Ky Narkoregjim ka humbur çdo legjitimitet moral dhe politik.
Llogaridhënia është e pashmangshme dhe koha e mbrojtjes së Edi Ramës me 83 mandatet e dala nga zgjedhjet e vjedhura mbi kurrizin e qytetarëve po shkon drejt fundit. Përballja pa kthim me narkoshtetin e “Ramaduros”, me çdo mjet demokratik dhe me përshkallëzim të pandalur të aksionit opozitar, është një betejë që nuk do të ndalet deri në fitoren e shqiptarëve dhe rikthimit të sovranitetit te populli." tha Blushi./Dosja.al 

ted blushi

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen