3 Maj 2024, 16:50
Nga r.ll

TIRANË- Anëtari i kryesisë së PD, Grigels Muçollari në një deklaratë për mediat ka reaguar pas përplasjes në seancën e djeshme në Kuvend mes deputetit Agron Shehaj dhe ministrit të drejtësisë Ulsi Manja në Kuvendin e Shqipërisë. Muçollari e ka cilësuar gjuhën e përdoru nga ministri Manja ndaj deputetit si "akti i radhës i çmendinës qeveritare"
Ndër të tjera ai tha se ky është cënim drejtëpërdrejtë i përdorimit të shtetit për të sulmuar kundërshtarin politik. Teksa e dënon veprimin e ministrit Manja, Muçollari shprehet se se çdo veprim ndaj deputetit Shehaj, do të konsiderohet si sulm ndaj opozitës.
DEKLARATA E PLOTË E MUÇOLLARIT:
Kërcënimi i deputetit të opozitës Agron Shehaj nga ministri i drejtësisë Ulsi Manja në Kuvendin e Shqipërisë është akti i radhës i çmendinës qeveritare që drejton Edi Rama. Parlamenti i kthyer në ‘fermë kafshësh’ lejon gjuhën barbare të ministrit që i thotë deputetit ‘do të pres veshin’.
Është i njëjti parlament ku kryetarja ‘çonte në riedukim’ gjysmën e grupit parlamentar demokrat duke e përjashtuar nga Kuvendi. Manja i dosjes së zezë të vjedhjes së zgjedhjeve, 184, i tha deputetit Shehaj se do t’i lëshonte qentë e pushtetit, pra do ti çonte kontrollet në bizneset private. Nuk është hera e parë që ndodh kjo kundër deputetit opozitar.
Ky është një cenim i drejtpërdrejtë, jo vetëm i ndarjes së pushteteve, por edhe i përdorimit të shtetit për të sulmuar kundërshtarin politik. Gjuha e ministrit është e papranueshme, dhe habia e mosreagimit si nga kryetarja e Kuvendit, si nga kryeministri, ashtu dhe nga trupa diplomatike, nuk bën gjë tjetër veçse normalizon, jonormalen, joetiken dhe jomoralen.
Partia Demokratike e dënon ashpër sulmin, del në mbrojtje të deputetit të opozitës dhe e paralajmëron Ulsi Manjën se çdo tentativë ndaj Agron Shehajt apo ndaj biznesit të tij do të konsiderohet si sulm ndaj opozitës dhe si i tillë do ta ketë përgjigjen.
Ulsi Manjas duhet t’i vijë turp për gjuhën. Sa për guximin për të përdorur shtetin për qëllime politike kjo nuk është gjë e re dhe nuk habit askënd. Prej një dekade tashmë shteti është kthyer në instrument të pushtetit të qelbësirave, që u bënë bashkë në vitin 2013, dhe rrinë në kurrizin e Shqipërisë si hienat mbi luanin. Ulsi Manja vetëm sa shtoi repertorin e tij si delinkuent, me gjuhën kundër Shehajt. Tashmë, veçse si vjedhës zgjedhjesh, ai regjistrohet edhe si cub Kuvendi. Është barrë e madhe trupi, por i shkon profilit të tij dhe të qeverisë ku bën pjesë.
Deputeti Agron Shehaj gjatë fjalës së tij dje në foltoren e Kuvendit ka folur për të dënuarit për korrupsion nga GJKKO të cilët kanë përfituar nga ligji për Amnistinë Penale.
Shehaj i është drejtuar ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manjës duke i thënë të japë dorëheqjen dhe duke e akuzuar se ka gënjyer kur tha se nga Amnistia Penale nuk përfiton asnjë i dënuar nga Gjykata e Posaçme. Më tej deputeti tha se amnistia liroi rreth 40 zyrtarë nga burgu, ndërsa uli dënimet për 60 të tjerë.
Pas kësaj, debati mes tyre ka agravuar. Teksa deputeti i thoshte nga foltorja jep dorëheqjen, Manja po fliste pa mikrofon dhe i thotë “t’i shkul veshët”.
grigels muçollari pd ulsi manja agron shehaj
Politike
3 Maj 2024, 15:01
S.B
Alfred Lela
TIRANË- Drejtori i zyrës së shtypit dhe komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela ka bërë një...
Politike
3 Maj 2024, 14:42
I.A
GJKKO
TIRANË- Gjykata e Apelit e GJKKO-së ka rrëzuar kërkesat e 5 zyrtarëve të Bashkisë Tiranë, nën akuz&...
Politike
3 Maj 2024, 14:17
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Deputetët e opozitës kanë kërkuar që të mblidhet Komisioni për Çështjet Ligjore, Adm...
Politike
3 Maj 2024, 13:35
S.B
Ivi Kaso
TIRANË- Anëtari i Partisë Demokratike Ivi Kaso ka bërë një deklaratë në lidhje me skandalin e emrave ...
Politike
3 Maj 2024, 13:02
I.A
Begaj dhe Tajani
ITALI- Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani e ka konsideruar shumë të rë...
Politike
3 Maj 2024, 12:48
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas raportit të Reporterëve pa Kufij në lidhje me lirinë e medias në S...
Politike
3 Maj 2024, 12:31
I.A
TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri Silvio Gonzato ka marrë pjesë në aktivitetin e prezantimit të stra...
Politike
3 Maj 2024, 12:15
I.A
Berisha dhe Malltezi
TIRANË- Apeli i Gjykatës së Posaçme vendosi të rrëzojë një tjetër kërkesë...
Politike
3 Maj 2024, 12:03
I.A
Punonjesit
TIRANË- Një video e publikuar ditën e sotme tregon punonjësit e Bashkisë së Tiranës teksa po mbjell...
Politike
3 Maj 2024, 11:57
M.B
Lulzim Basha
TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike të vulës, Lulzim Basha, ka dalë sot në një konferencë për shtyp...