10 Korrik 2023, 11:15
Nga A.B

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka reaguar pas kërkesës së SPAK në Kuvendin e Shqipërisë për arrestimin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj. Bardhi e cilëson si një veprim të drejtë, mirëpo thekson se është i vonuar e i paplotë. Më tej, ai i sugjeron SPAK që të nisë hetimet edhe për kryeministrin Edi Rama.
Po ashtu, deputeti i PD-së i kërkon kryetares së Kuvendit të mbledhë ditën e sotme Këshillin e Mandatave.
REAGIMI:
Kërkesa për të çuar Arben Ahmetaj para drejtësisë për aferën korruptive të incineratorëve është një veprim i drejtë, por i vonuar dhe i paplotë. SPAK duhet t’i shkojë deri në fund kësaj afere, duke bërë një hetim të plotë dhe të gjithëanshëm deri tek kreu i aferës korruptive, Edi Rama. Së bashku, ata kanë kryer disa nga veprat më monstruoze të korrupsionit qeveritar në 3 dekadat e fundit.
I kërkoj kryetares së Kuvendit të mbledhë pa vonesë sot Këshillin e Mandatave. SPAK-ut i duhet dhënë menjëherë akses për kontrollin personal dhe të banesës së ish zëvendëskryeministrit.
Çfarë ndodhi sot?
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit, SPAK ka dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë kërkesën për arrestimin e ish-ministrit të Financave Arben Ahmetaj. Kërkesa mban datën 7 korrik 2023 dhe është firmosur nga kreu i SPAK, Altin Dumani. SPAK kërkon lejen për të kontrolluar banesën e deputetit apo edhe për të kontrolluar tabulatet e tij telefonike. Që të ekzekutohet kjo kërkesë do duhet që të jepet leja nga Kuvendi, ndërsa pritet edhe mbledhja e Këshillit të Mandateve, që të shqyrtohet kërkesa për heqjen e mandatit të deputetit dhe më pas të kalohet në seancë plenare, nëse Ahmetaj nuk njofton heqjen dorë nga mandati, pasi ligjvënësit janë imunë dhe nuk mund të arrestohen pa lejen e Kuvendit./Dosja.al
arben ahmetaj
Politike
10 Korrik 2023, 11:04
A.B
Arben Ahmetaj
TIRANË- Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, SPAK ka dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë kërkesën p&e...
Politike
10 Korrik 2023, 10:58
a,b
Takimi
TIRANË- Ky muaj nuk ka nisur i qetë për kryeministrin Edi Rama. Pasi shkarkoi nga detyra ministrin Bledi Çuçi pas skand...
Politike
10 Korrik 2023, 10:52
A.B
Arben Ahmetaj
TIRANË- SPAK dorëzoi ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë shkresën për heqjen e imunitetit të ...
Politike
10 Korrik 2023, 09:40
A.B
Rahman Rraja dhe Arkend Balla
TIRANË- Raham Rrahja ka dorëzuar ditën e sotme në Kuvend dorëheqjen nga mandati i deputetit. Në...
Politike
10 Korrik 2023, 09:22
A.B
Partia Socialiste
TIRANË- Pas trazirave që ndodhën pak ditë më parë në Krujë, aty ku grupi i Rrajave dhunoi disa fa...
Politike
10 Korrik 2023, 08:10
A.B
Kyriakos Mitsotakis dhe Edi Rama
LITUANI-Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama do të niset drejt Lituanisë ku do të marrë pjesë...
Politike
9 Korrik 2023, 19:18
m.s
Basha ne Fier
FIER- Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në turin e tij të takimeve është ndalur në Fier. Gjatë...
Politike
9 Korrik 2023, 16:30
m.s
Arlind Qori
TIRANË- Dhuna ndaj dy kushërinjve Jashar e Bilbil Maja në Krujë, mori përmasa të mëdha, me vendime dhe ...
Politike
9 Korrik 2023, 15:02
m.s
Georgios Gerapetritis
GREQI- Ministri i Jashtëm i Greqisë, Georgios Gerapetritis, në fjalimin e tij në Parlament ka risjellë n&eum...
Politike
9 Korrik 2023, 13:26
A.B
Fredi Beleri
TIRANË- Fredi Beleri, kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, i cili ndodhet në qeli, ka dhënë intervistë me gazet&e...