Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Avokati i Salianjit, Ledio Braho tha për mediat se seanca u shty pasi IEVP Fier, nuk kishte dërguar raportin e vlerësimit.
FIER- Gjykata e Fierit ka shtyrë seancën ku pritej të shqyrtohej kërkesa për liri e ish-deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji. Seanca e radhës u caktua të mbahet më 24 qershor. Avokati i Salianjit, Ledio Braho tha për mediat se seanca u shty pasi IEVP Fier, nuk kishte dërguar raportin e vlerësimit.
“Sot ishte seanca e parë, mungonte raporti i vlerësimit nga IEPV Fier, kështu që u shty për ditën e martë në mënyrë që IEPV Fier të sjellë raportin lidhur me kërkuesin Ervin Salianji. Të pranishme sot ishin të gjitha palët, ne bëmë relatimin e kërkesës sonë, të gjithë argumentet, si kalimin e kohës së 2/3 në burg, si edhe që ai plotëson të gjitha kushtet për ta përfituar lirimin me kushtin para kohe.
Ne kemi qenë të idesë se ai nuk duhet të ishte fare aty, por në këto kushte duhet të ecim me këtë kërkesë. Do të duhet një seancë tjetër ose 2 derisa të ketë një vendim. Besoj do të jetë e suksesshme, por nuk bëjmë dot orakullin për proceset gjyqësore në Shqipëri, por e meriton të përfitojë nga lirimi me kusht. Kam kontakt të vazhdueshëm me Ervin Salianji. Besoj përderisa përfaqësohet nga avokati, ai e di vetë pse nuk do që të vijë”, tha Ledio Braho, përfaqësuesi ligjor i ish-deputetit demokrat.
Salianji u shpall fajtor me vendim të formës së prerë për kallëzim të rremë nga gjykata e Apelit për dosjen ‘Babale’, duke e dënuar me 1 vit burg. Salianji e cilësoi procesin si të montuar dhe e quajti veten një të dënuar politik. Në muajin mars, Gjykata e Lartë i rrëzoi rekursin kundër dënimit me 1 vit burg. Edhe në Tetor të vitit të kaluar, ai kërkoi në Gjykatën e Lartë pezullimin e dënimit me burg, por iu refuzua.
Çfarë është dosja Babale?
Pranverën e 2018-ës, PD botoi 2 audioregjistrime, përmes së cilave supozonte se vëllai i ministrit të Brendshëm aso kohe, Fatmir Xhafaj, Agroni ishte i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike. E tërë çështja u emërua “Babalja”, pasi dëshmitari X i Partisë Demokratike, i cili ishte i përfshirë në audioregjistrime, thirrej në to me pseudonimin “Babale”.
Në përgjimet e publikuara por edhe në të tjera që Prokuroria dispononte, Alizoti komunikonte me asokohe shefin e Polisisë së Fierit, Albert Nushin (emri i del edhe tek vrasja e Pjerin Xhuvanit) për shpërblime/pako që duhet të merrte, e gjithashtu flitej edhe për një “shef të madh”. Ekspertët e huaj vlerësuan se zëri në përgjime ishte i ngjashëm me atë të Geron Xhafës. Por ekspertiza nuk mund ta thoshte me siguri për shkak të cilësisë së audio-regjistrimit.
Galit Peleg TIRANË- Ambasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka folur për përshkallëzimin e konfliktit mes Izraelit d...
Eglantina Zere TIRANË- Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka marr&e...
Pamjet ELBASAN- Rivlerësimi i votave në Elbasan, po vijon ditën e sotme, por sipas PD-së kanë vërtetuar manipulimin e votave&...
veliaj TIRANË- Gjykata e Posaçme ka lënë në burg kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn. Ndërkohë për bizne...
Veliaj dhe Xoxa TIRANË- Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi vendimin për sekuestrimin e një apartamenti në zonën e K...
Erion Veliaj TIRANË- Prokuroria e Posaçme do të prezantojë raportin 2-mujor të hetimeve ndaj kryebashkiakut Erion Veli...
pamje nga dasma SHBA- Huma Abedin, ndihmësja për një kohë të gjatë e Hillary Clinton dhe filantropin Alex Soros fundjav&...
Meta TIRANË- Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, GJKKO do të zhvillojë më 20 qershor seanc...
Foto KOSOVË- Ka dështuar edhe përpjekja e 33-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Edhe në seancën e sotm...
Salianji FIER- Në Gjykatën e Fierit do të mbahet seanca për ish-deputetin demokrat, Ervin Salianji. Salianji kërkon lirimin m...