LIVE UPDATES
Politike

"Këto ditë dhe orë që kanë mbetur duhet të shndërrohemi në misionarë"/ Berisha: Programi ynë ofron mundësi për çdo shqiptar

Gjatë fjalimit të tij, Berisha tha se në këto pak ditë dhe orë që na kanë mbetur nga zgjedhjet, duhet të shndërrohemi në misionarë për t'i shpjeguar çdo njeriu që njohim programin e PD-së. Berisha shtoi se programi i tyre ofron mundësi për çdo shqiptar dhe për çdo profesion që secili mund të ushtrojë. 

23 Prill 2025, 21:12 Nga M.L
"Këto ditë dhe orë që kanë mbetur duhet të
Foto ilustruese

FIER- Kryedemokrati Sali Berisha ka zhvilluar një takim me qytetarët në Fier këtë pasdite. Gjatë fjalimit të tij, Berisha tha se në këto pak ditë dhe orë që na kanë mbetur nga zgjedhjet, duhet të shndërrohemi në misionarë për t'i shpjeguar çdo njeriu që njohim programin e PD-së. Berisha shtoi se programi i tyre ofron mundësi për çdo shqiptar dhe për çdo profesion që secili mund të ushtrojë. 

Berisha tha më tej se rrogat do të jenë të dyfishuara për profesione të caktuara dhe i ftoi qytetarët të votojnë numrin një në zgjedhjet parlamentare.

PJESË NGA FJALIMI:

"Të dashura zonja, zonjushe, nëna, motra, gjyshe të Fierit dhe mbarë Shqipërisë, ju e shihni se si Edi Rama, një mizogen i damkosur, mendon se po shfrytëzon takimet me ju për të fshehur së pari të gjitha dështimet e tij dhe u thotë në këto takime se fajin e ka këneta. Se vodhi ai 130 milionë euro, fajin e ka këneta. Se i mori Beketi 120 milionë euro, fajin e ka këneta. Se pastron Lubia 10 mijë euro makinën në muaj, përsëri fajin e ka këneta. Se të sëmurët vdesin në spitale, përsëri u thotë fajin e ka këneta. Ky njeri që nuk ka ndjenjat më minimale njerëzore, ky njeri që kur erdhi puna për 760 mijë burra dhe gra, pensionistë, dhe i thamë urdhëro të votojmë minimumin jetik, ajo tha do ishte një humnerë.

Ky njeri që deklaroi se vdekja e të sëmurëve në Spitalin Onkologjik ishte një krim kundër njerëzimit, nuk mori asnjë masë dhe sot pas tre muajsh, gjendja e tyre është shumë më e keqe. Ky njeri që shpërndan zëdhënësit të thonë se këtu nuk vdes njeri për bukë, për vete zhgërryhet me ministrat e tij në një luks si asnjë qeveri tjetër. Ndaj dhe është në vullnetin tuaj, është në mençurinë tuaj, është në vendimin tuaj historik, me 11 Maj t’i jepni këtij njeriu që bën klounin dhe kloun që nuk është, që përpiqet të mashtrojë nga salla në sallë, ndëshkimin që meriton. Edi Rama, i them unë këtu se asnjë grua, asnjë vajzë, asnjë nënë, asnjë motër, asnjë gjyshe, nuk mashtron ti me ato dokrra bajate. Përfytyroni pak sikur të ishin burrat një muaj se çfarë mbetet.

I ka plasur çdo cipë, mjafton që të mashtrojë sadopak. Të dashur miq, kanë mbetur më pak se tre javë.
Këto javët, orët, ditët e jetës sonë, të misionit tonë. Le të betohemi ne, të shndërrohemi në misionarë, të takojmë çdo njeri që njohim, çdo komshi, çdo qytetar dhe të injorojmë batutat e tij bajate. Por të merremi me këtë program, t’ua shpjegojmë qytetarëve këtë program se ky program është një mundësi për çdo të ri, për çdo punëtor, për çdo fermer, për çdo rrogëtar, për çdo mësues që do ketë rrogën minimale 1500 euro, për çdo mjek dhe infermier që do ketë rrogë të dyfishuar, për çdo naftëtar që do ketë të garantuar statusin e naftëtarit. Për të gjithë ata pra që besojnë se Shqipëria është një tokë e bekuar, se Shqipëria ka pasuri përrallore që duhet t’i gëzojnë qytetarët e saj. Edhe njëherë mirënjohje të pakufishme. Rrofshi ju, rroftë Fieri, rroftë Shqipëria. Të gjithë jeni njisha. Të votojmë njishin. Fitore, fitore, fitore," tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen