Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Socialistët garojnë për herë të dytë me mjeken Valbona Kola përballë kandidatit të koalicionit Bashkë Fitojmë, një ish-deputet që më 2019 pati kandiduar si i pavarur.
Bashkia e Klosit në zonën e Matit ka votuar opozitën e djathtë me rezultat të konsiderueshëm prej kohësh. Ajo ishte nga të paktat bashki që mbeti në duart e demokratëve në vitin 2015, kur koalicioni PS+LSI, zyrtarisht i njohur si Aleanca për Shqipërinë Europiane, fitoi shumicën dërrmuese të votave dhe bashkive në ato zgjedhje. Kandidatja e këtij koalicioni, Valbona Kola, një mjeke, humbi përballë kandidatit të PD-së, Basir Çupa me rezultatin 55% me 44%.

Socialistët kanë vendosur të garojnë sërish Valbona Kolën në zgjedhjet e 14 majit 2023, kësaj here përballë ish-deputetit dhe ish-kandidatit për kryetar, Bedri Hoxha. Hoxha garoi në zgjedhjet e vitit 2019 si kandidat i pavarur dhe humbi, duke marrë 32% të votave përballë kandidatit të PS-së, Ilmi Hoxha.
Pasja nën kontroll të bashkisë, e cila, më vete numëron një administratë prej 230 vetësh, nuk e ndihmoi dot PS-në as në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021. Ata humbën me 176 vota diferencë përballë koalicionit aktual opozitar, të përfaqësuar nën siglën Bashkë Fitojmë.
Siç shihet, e djathta vijon të ketë avantazh në këtë bashki, por largimi i popullsisë dhe rënia e pjesëmarrjes në zgjedhje e ka gërryer avantazhin e saj. Kandidatët socialistë për kryebashkiak e kryekomunarë patën marrë sëbashku 3700 vota në zgjedhjet e vitit 2011. Socialistët morën vetëm 8 vota më pak në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021. Demokratët dhe LSI morën 3900 vota në zgjedhjet parlamentare të 2021 ndërsa patën marrë më 2011 4700 vota. (Demokratët dhe LSI garuan në koalicion të përbashkët në zgjedhjet e vitit 2011 pasi ishin në koalicion të përbashkët në qeverinë qendrore). Pjesëmarrja në votime mes dy zgjedhjeve, pra mes vitit 2011 dhe 2021, ka rënë në territorin e kësaj bashkie me gati 1200 vota, por këto votat e të larguarve duket se kanë tendencën të kenë qenë mbështetës së opozitës dhe jo të maxhorancës.
Bashkia Klos përbëhet nga 4 njësi administrative, të cilat janë: qyteti i Klosit dhe ish-komunat: Xibër, Suç dhe Gurrë. Bashkia shtrihet përgjatë lumit Mat në një territor kodrinor dhe malor. Ajo ka një sipërfaqe prej 357 kilometrash katrore. Bashkia është lidhur së fundmi me Tiranën me një rrugë të shkurtër, e cila kalon përmes Qafës së Murrizit.
Klosi është një qytezë e ndërtuar si pjesë e industrisë së kromit dhe të bakrit në kohën e Komunizmit./Marre nga Reporter.al
Ilir Meta POGRADEC- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka qenë i pranishëm ditën e sotme në Pogradec ku është...
Edi Rama MALËSI E MADHE- Kryeministri Edi Rama u ndal sot te kandidati i opozitës Isa Ramaj, për të cilin thotë se ka investu...
Sali Berisha PUKË- Teksa ishte duke prezantuar kandidatin e PD-së për Fushë-Arrëzin, një anëtar i Partisë Socialist...
Takimi i Berishes PUKË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë prezantimit të kandidatit të koalicionit ‘Bashk&eu...
Sali Berisha PUKË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzoi qeverinë e kryeministrit Edi Rama se është e korruptuar dhe ...
Sali Berisha PUKË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se kryebashkiaku i Fushë-Arrëzit ka disa dosje në prok...
Shkoder Demokratët e kanë qeverisur bashkinë e Shkodrës gjithmonë që nga rënia e komunizmit, ndërsa socialistë...
Banoret TIRANË- Banorët e Bërxullës kanë dalë sërish në protestë, për të kundërshtuar projektin...
Qytetaret PUKË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ndodhet ditën e sotme në Fushë Arrës ku do të prezantoj&eum...
Belind Kellici TIRANË- Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliç...