LIVE UPDATES
Politike

Komisionerja Marta Kos: BE mbështetje financiare organeve të drejtësisë dhe SPAK, nuk na kënaq largimi i amerikanëve

Edhe Tirana thotë komisionerja është përfituese nga fondi një miliard euro i Planit të Rritjes së BE dhe se me këto  para do të  inkurajohet zbatimi i reformave të nevojshme.

14 Mars 2025, 19:42 Nga M.B
Komisionerja Marta Kos: BE mbështetje financiare organeve të
Marta Kos

TIRANA- Pak përpara largimit nga Tirana, Marta Kos, Komisionerja për zgjerimin në Komisionin Europian, në një intervistë me gazetarin e Top Channel, Muhamed Veliu, vlerëson hapat e Shqipërisë drejt BE-s me çeljen e disa grup kapitujve. “Shqipëria po ecën shumë mirë” vlerëson ajo.

Edhe Tirana thotë komisionerja është përfituese nga fondi një miliard euro i Planit të Rritjes së BE dhe se me këto  para do të  inkurajohet zbatimi i reformave të nevojshme. Zgjerimin e BE-s me vendet e Ballkanit perëndimor në kontekstin e ri gjeopolitik të luftës në Ukrainë, ajo e komenton si një zhvillim historik për ta bërë Evropën më të fortë. Por, sipas saj mbyllja e kapitujve nga Shqipëria, nuk do të thotë automatikisht anëtarësim i plotë në BE.

Komisionerja për zgjerim Marta Kos thotë se Komisioni Europian,  nuk është i kënaqur nga largimi i disa institucioneve amerikane,  nga financimi i SPAK, por ajo jep garanci se do të jetë Bashkimi Europian që do mbështesë SPAK dhe institucionet e reja te drejtësisë me asistencë teknike e financiare ne drejtimin forcimin e kapaciteteve dhe pavarësisë së prokurorisë së posaçme,

Komisioneria  zbulon për Top Channel sapo janë dhënë 270 milionë euro për shtetin e së drejtës nga fondi një miliard që përfshin plani i rritjes për Shqipërinë, Zyrtarja e lartë e Komisionit Europian vlerëson punën e SPAK duke nënvizuar se  ky institucion i drejtësisë gëzon besimin e plotë të BE dhe se  sulmet ndaj prokurorëve të posaçëm po ndiqen nga Brukseli.

Muhamed Veliu: Komisionere, shumë faleminderit për këtë intervistë në Top Channel, dhe nëse nuk gaboj, është intervista e parë që jepni që kur jeni në këtë pozicion.

Komisionerja Marta Kos: Shumë faleminderit! Vërtet, është e para, sepse i thashë vetes dhe ekipit tim se 100 ditët e para dua të punoj, dua të njihem me portofolin tim, kështu që po është hera e parë dhe jam veçanërisht e lumtur që po ndodh këtu në Tiranë.

Muhamed Veliu: Komisionere, cila është ndjesia aktuale mes vendeve të BE-së në lidhje me zgjerimin e BE-së, duke marrë parasysh zhvillimet gjeopolitike me luftën në Ukrainë, për shembull, dhe Rusinë që ndërhyn në Ballkanin Perëndimor sa më shumë që mundet?

Komisionerja Marta Kos: Keni të drejtë. Zgjerimi sot është krejtësisht në një mjedis të ndryshëm nga ai që ishte pesë vjet më parë. Pra, gjeopolitika na ka bërë që kur flasim për zgjerimin, duhet të shohim tablonë e madhe dhe tabloja e madhe është se zgjerimi në të vërtetë është bashkimi i Evropës. Kjo do të thotë që ta bëjmë Evropën jo vetëm më të madhe, por edhe më të fortë dhe ky zgjerim është prioriteti i Komisionit aktual. Është gjithashtu shumë në favor të shteteve anëtare, ndaj mendoj se kjo është mundësia historike që duhet ta shfrytëzojmë. Pse është kaq e rëndësishme kjo? Ju e dini, në të kaluarën e kemi përdorur zgjerimin për të sjellë vendet që në fakt mund të kontribuojnë për paqen, lirinë, prosperitetin dhe stabilitetin në Evropë. Vendi im, Sllovenia, u integrua në BE pas rënies së Murit të Berlinit apo pas përfundimit të Luftës së Ftohtë.

Në atë kohë ishte e pamundur për të gjitha vendet e ish-Jugosllavisë dhe nuk ishte e mundur as për Shqipërinë, por tani është. Jo vetëm për vendet e Ballkanit Perëndimor, por ju përmendët edhe Ukrainën dhe Moldavinë, dhe mendoj se kjo është vërtet ajo çka kemi sot, mundësia historike për ta bërë Evropën më të fortë, për ta bërë Evropën jo vetëm më të fortë në kuptimin që të kemi ekonomi më të fortë, por edhe sa i përket vlerave dhe demokracisë.

Muhamed Veliu: Komisionere, si po ecën Shqipëria me përgatitjet për përfitimin e fondeve nga Plani i Rritjes së BE-së?

Komisionerja Marta Kos: Shqipëria, vendi juaj, po ecën shumë mirë, jo vetëm sa i përket Planit të Rritjes. Në Bruksel, rreth 1.000 persona po punojnë që vendi juaj të mund të bëhet anëtar i BE-së dhe kjo është diçka e madhe, jo vetëm në shërbimet e mia, që do të thotë se Shqipëria po kryen reformat dhe kërkesat tona në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian. Dhe ju e dini se pas ditës së sotme unë mund të shoh që kjo nuk është vetëm ajo çka po bën qeveria, por ky është vërtet një orientim pro-evropian që unë e ndiej në çdo hap të vizitës sime. Jam takuar me shoqërinë civile, isha në Kolegjin e Evropës, jam takuar me gra të fuqishme nga fusha të ndryshme, jam takuar me përfaqësues të sistemit gjyqësor të Shqipërisë dhe të gjithë më kanë thënë se anëtarësimi në BE është prioriteti ynë.

Tani që t’i kthehemi pyetjes suaj në lidhje me Planin e Rritjes. Jam vërtet një grua me fat që ndodhem këtu në Tiranë, ndodhi që parlamenti juaj ratifikoi dy marrëveshje shumë të rëndësishme, të cilat do të na mundësojnë, mua dhe ekipit tim, të shpërndajmë para-financimin javën e ardhshme.

Pra, e gjithë paketa është 1 miliard Euro dhe Shqipëria mund t’i përdorë këto para. Ju e dini se 1 miliard Euro janë shumë, janë 1.000 milionë, kështu që me këto para do t’ju inkurajojmë të bëni të gjitha reformat e nevojshme dhe deri tani, urime, Shqipëria po ecën shumë mirë. Kur them deri tani, nuk është ende fundi, e dini, kemi shumë për të bërë, ju duhet të bëni 20 reforma të rëndësishme këtë vit.

Kjo ka të bëjë me lirinë e medias, ka të bëjë me të drejtat e grave dhe shumë fusha të tjera të shtetit të së drejtës, dhe nga ana tjetër, edhe një lajm i mirë, jeni aq mirë saqë do të mund të hapim së shpejti dy grup-kapituj të rinj, të dytin dhe të tretin, dhe ndoshta deri në fund të vitit të ardhshëm do të mund të hapim gjithë grup-kapitujt dhe duke nisur nga viti i ardhshëm e në vazhdim vetëm do t’i mbyllim.

Muhamed Veliu: Shkëlqyeshëm! Të gjithë e dimë se zgjedhjet janë një tipar i rëndësishëm për demokracinë në çdo vend. Çfarë do të kërkoni ju në Komisionin Evropian sa i takon fushatës elektorale dhe ditës së votimit në zgjedhjet parlamentare të 11 majit?

Komisionerja Marta Kos: Zgjedhjet janë një pjesë shumë e rëndësishme e çdo demokracie dhe shpresoj që njerëzit fillimisht të shkojnë të votojnë dhe të shprehin vullnetin e tyre se çfarë të ardhmeje duan të shohin për Shqipërinë. Kështu që hapi i parë është shumë i rëndësishëm, që sa më shumë njerëz të shkojnë të votojnë. Pastaj, sigurisht, shpresoj që të gjitha partitë politike që do të marrin pjesë në fushatën zgjedhore t’i japin popullit shqiptar mjaftueshëm informacion që ata të mund të marrin vendime të informuara në ditën e zgjedhjeve. Ju e dini që kjo është e vetmja mundësi që qytetarët të vendosin për të ardhmen. Sigurisht që ka edhe hapa të tjerë të vegjël, por ky është një hap i madh dhe unë pres që debati i partive politike të jetë i mirë, që të përfshijë të gjitha aspektet e mundshme të ardhmërisë së Shqipërisë, jo vetëm në lidhjen me BE-në.

Ju e dini që ne thoshim që në fakt ky është kremtim i demokracisë, se zgjedhjet duhet të kremtojnë demokracinë dhe kam vërtet besim të plotë se Shqipëria do të jetë gjithmonë në rrugën drejt BE-së.

Muhamed Veliu: Progresi i deritanishëm i Shqipërisë në hapjen e kapitujve që përmendët me BE-në, a mund të japë shpresë që të gjithë kapitujt të mbyllen deri në vitin 2027, siç synon qeveria shqiptare dhe siç theksoi kryeministri gjatë takimit tuaj sot?

Komisionerja Marta Kos: Kjo varet shumë nga ju, nga qeveria juaj, nga parlamenti juaj. Deri tani keni arritur shumë, kështu që nuk kam dyshim se do të arrini edhe më shumë, por ky është një proces, ju e dini. Do të më pëlqente të thosha: “Ju premtoj”, por nuk mundem. Por mund t’ju premtoj se do të bëj gjithçka që është në dorën time dhe do të punoj natë e ditë që të mund ta përfundojmë procesin e negociatave. Dhe sot, kur fola me politikanë të ndryshëm, me shoqërinë civile, të gjithë më thanë se do të punojnë. Ndonjëherë – nga përvoja ime, meqë vij nga Sllovenia, dhe vendi im u bë anëtar i BE-së në vitin 2004 – reformat nuk janë të lehta, ju e dini. Ndonjëherë i përmbys gjërat plotësisht për të nisur diçka të re. Dhe kjo është ajo që më pëlqen në këtë proces negociatash. Në fakt, është një proces transformues i të gjithë shoqërisë dhe tani shteti i së drejtës po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm. Kam dëgjuar nga njëri prej partnerëve me të cilin kam folur sot, se kjo ka të bëjë me ndryshimin e mendësisë për shtetin e së drejtës, si të luftosh korrupsionin, si të luftosh krimin e organizuar, kështu që gjithçka duhet bërë deri në fund të vitit 2027. Kur them që do të përfundojmë negociatat, kjo nuk do të thotë se në këtë moment Shqipëria do të bëhet anëtare e BE-së, pasi kur të mbarojmë negociatat, atëherë shtetet anëtare të Bashkimit Evropian do të vendosin – dhe procedurat janë të ndryshme në shtete të ndryshme –  do të vendosin se kur do të bëhet e mundur kjo.

Muhamed Veliu: Komisionere, le të ndalemi pak në një çështje shumë të rëndësishme për Shqipërinë dhe shoqërinë shqiptare, shtetin e së drejtës që sapo përmendët. Pra, si i shihni rezultatet e SPAK-ut deri tani dhe sa shqetësuese janë për Komisionin Evropian sulmet ndaj këtij institucioni dhe kreut të këtij institucioni, zotit Dumani, të cilin sapo e takuat, dhe prokurorëve të tjerë specialë?

Komisionerja Marta Kos: Reforma në drejtësi ishte, në fakt, parakushti që të mund të fillonim negociatat. Pra, ky ishte një hap i madh përpara në rrugën tuaj evropiane, por kjo nuk është e lehtë. Ju përmendët shtetin e së drejtës. E dini se çfarë është në të vërtetë shteti i së drejtës? Shtet i së drejtës do të thotë që njerëzit mund t’i besojnë sistemit tuaj, ligjeve tuaja dhe nëse po përdoren në mënyrën më të mirë të mundshme për popullin shqiptar. Ndaj, sa i përket SPAK-ut dhe institucioneve të tjera gjyqësore, jam e lumtur që SPAK-u ka qenë i suksesshëm dhe e mbështes vërtet pavarësinë e SPAK-ut, sepse ju e dini se ndarja e pushteteve në çdo vend është shumë e rëndësishme. Kemi parlamentin, kemi pushtetin ekzekutiv, pra qeverinë, dhe pastaj kemi sistemin e pavarur gjyqësor. Pra, nuk ka të bëjë vetëm me SPAK-un që duhet të jetë i pavarur, ka të bëjë me të gjitha institucionet e drejtësisë që duhet të jenë të pavarura dhe të punojnë në një mjedis ku njerëzit e besojnë realisht se Shqipëria ka një sistem të drejtë apo drejtësi për të gjithë, realisht për të gjithë.

Muhamed Veliu: Komisionere, janë të shqetësuar në Bruksel për sulmet me mënyra të ndryshme ndaj SPAK-ut dhe veçanërisht ndaj zotit Dumani?

Komisionerja Marta Kos: Ne nuk shqetësohemi kur e ndjekim këtë çështje. Deri tani kemi parë që SPAK-u ka funksionuar mirë, ndaj ka besimin tonë. Nuk është asnjëherë… e përmenda edhe më parë, se të kalosh nëpër reforma apo ndryshime, nuk është kurrë e lehtë. Është një proces transformimi dhe jo të gjithë mund të jenë të kënaqur me atë që po ndodh në këtë proces transformimi. Ndaj, sigurisht që po e ndjekim, por nuk jemi të shqetësuar.

Muhamed Veliu: Komisionere, po përballemi me një realitet të ri. SHBA-ja ka tërhequr mbështetjen teknike që i ka dhënë SPAK-ut. Si do të vazhdojë Komisioni Evropian ta mbështesë SPAK-un, veçanërisht për të ruajtur gjënë më të rëndësishme, pavarësinë e tij?

Komisionerja Marta Kos: Kjo është një pyetje shumë e rëndësishme. Bashkëpunimi mes Bashkimit Evropian në procesin e negociatave me Shqipërinë bazohet jo vetëm në faktin që Shqipëria duhet të japë rezultate, por edhe që Bashkimi Evropian të ndihmojë. E njëjta gjë ka qenë edhe për vendin tim, Slloveninë, për çdo vend tjetër kandidat në të kaluarën, dhe e njëjta gjë është edhe për Shqipërinë. Nuk nuk jemi të kënaqur që disa institucione amerikane po largohen nga financimi i institucioneve të ndryshme, jo vetëm për SPAK-un, por edhe të shumë organizatave të shoqërisë civile.

Jam e lumtur që përmes Planit të Rritjes, sot u konfirmuan dy marrëveshje në parlament, do të mund të ndërhyjmë deri diku. Për shembull, afro 270 milionë nga një miliard i kemi ndarë për themeloret dhe për shtetin e së drejtës. Kështu që për këtë nuk kam frikë. Kjo do të thotë… por në të njëjtën kohë, kur flas për reformat e nevojshme dhe mbështetjen e Shqipërisë, është shumë e rëndësishme që ne t’ju sfidojmë gjatë gjithë kohës dhe ju të na sfidoni ne, që të ecim sa më shpejt. Kur them se duhet t’ju sfidojmë, do të kthehem përsëri në kohën kur vendi im, Sllovenia, ishte në procesin e negociatave. I thamë vetes, o Zot, vërtet duhet t’i bëjmë të gjitha këto? Po. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me faktin që Shqipëria të përgatitet më mirë, por ka të bëjë edhe me faktin që Bashkimi ynë Evropian të jetë i sigurt që kur ju, Shqipëria, të bëhet anëtare e BE-së, do të jetë dicka 100% e mirë për Bashkimin Evropian.

Pra, për të dyja palët është e rëndësishme që vendet anëtare të jenë në gjendje ta përqafojnë Shqipërinë dhe sigurisht që me këtë të jenë të kënaqur edhe njerëzit në Shqipëri, të cilët, siç e dini, janë shumë në favor të anëtarësimit në BE. Dhe nëse mund të shtoj diçka këtu, jam shumë mirënjohëse që mund ta bëjmë këtë intervistë, sepse media mund të luajë një rol vërtet të rëndësishëm. Qeveria nuk mund të arrijë në çdo fshat dhe te çdo qytetar i Shqipërisë, por me ndihmën e medieve mund të përhapim informacione mbi përfitimet e anëtarësimit në BE.

Me ndihmën e gazetarëve të BE-së mund të marrim komente mbi çka njerëzit ndoshta nuk e shohin se po funksionon mirë dhe ne mund ta bëjmë më mirë. Pra, në këtë aspekt, media e lirë apo liria e shprehjes janë shumë të rëndësishme dhe unë e shoh median si aleate për ta bërë këtë, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në shtetet anëtare. Dhe një nga detyrat që kam për veten time është të bëjmë një fushatë komunikimi në vendet anëtare ku do të flasim se pse është gjë e mirë që Shqipëria të bëhet anëtare e BE-së.

Muhamed Veliu: Sipas jush, çfarë do t’i sjellë vetë BE-së perspektiva e hyrjes së shqiptarëve në BE? Dhe së fundi, cilat janë përshtypjet tuaja për Tiranën, për Shqipërinë, pasi është vizita juaj e parë si Komisionere e BE-së?

Komisionerja Marta Kos: Unë besoj vërtet se Shqipëria apo populli shqiptar dëshiron shumë të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian. Dhe kjo është gjë shumë e mirë. Ju keni një nga përqindjet më të larta të vullnetit popullor për t’u bërë anëtarë. Kjo është shumë e rëndësishme. Çdo vend i ri sjell shumë në Bashkimin Evropian. Pra, popullsia juaj është dy milionë e gjysmë. Ju jeni më shumë se Sllovenia ime, por do të keni një zë në Bashkimin Evropian. Ajo çka mund të sillni në Bashkimin Evropian është diversiteti. Ajo çka mund të sillni është natyra juaj e bukur. Ajo çka mund të sillni është kultura juaj e bukur, historia juaj.

Kjo është diçka që më pëlqen vërtet në Bashkimin Evropian. Sigurisht, ne nuk flasim me të njëjtën gjuhë. Ekzistojnë 24 gjuhë të ndryshme zyrtare në BE. Dhe kur të bëheni anëtarë, edhe shqipja do të jetë gjuhë zyrtare. Kështu që njerëzit tuaj do të flasin gjithmonë në gjuhën tuaj. Dhe pastaj, e dini, ajo që më pëlqen më shumë është se ju jeni tashmë pjesë e Evropës. Ju duhet vetëm konfirmimi zyrtar se jeni pjesë e jona. Dhe kjo do të vijë më pas me anëtarësimin në BE.

Dhe me Shqipërinë në Bashkimin Evropian, jam shumë e sigurt se kjo do të ndodhë, më shumë njerëz do të vijnë për ta parë vendin tuaj. Më shumë biznese do të vijnë për të investuar. Kjo është gjithmonë ana pozitive e zgjerimit. Dhe sigurisht, shpresoj gjithashtu që më shumë shqiptarë do të vijnë të vizitojnë Slloveninë time, Spanjën, Belgjikën dhe Gjermaninë, e kështu me radhë. Ne mund të mësojmë nga njëri-tjetri dhe mund ta shijojmë jetën së bashku, duke qenë të gjithë anëtarë të BE-së.

Muhamed Veliu: Komisionere, shumë faleminderit për komentet tuaja! Jam vërtet i privilegjuar që po e të bëj këtë intervistë me ju. Faleminderit përsëri!

Komisionerja Marta Kos: Faleminderit dhe gjithë të mirat! Shqipëri, po të presim!/ Top Channel

marta kos

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje