LIVE UPDATES
Politike

"Komisionet Hetimore duhen për të kontrolluar qeverinë"/ PE: Reforma Zgjedhore duhet të përfshijë edhe opozitën

Në rekomandimet e PE, bëhet thirrje për një dialog politik konstruktiv dhe gjithëpërfshirës nga të gjitha palët politike, si edhe theksohet nevoja e komisioneve hetimore si funksioni jetik i kontrollit dhe balancimit të Parlamentit.

22 Janar 2024, 16:08 Nga h.k
"Komisionet Hetimore duhen për të kontrolluar
Foto ilustruese

BRUKSEL- Parlamenti Evropian miraton projekt-rezolutën për Shqipërinë, ndërsa bën thirrje që në Reformën Zgjedhore të përfshihet edhe Opozita.

Në rekomandimet e PE, bëhet thirrje për një dialog politik konstruktiv dhe gjithëpërfshirës nga të gjitha palët politike, si edhe theksohet nevoja e komisioneve hetimore si funksioni jetik i kontrollit dhe balancimit të Parlamentit.

Në Rezolutën e PE për Shqipërinë, evidentohen kryesisht këto çështje kryesore:

"Bëhet thirrje për përfshirje të fortë të Parlamentit për të nxitur angazhimin e opozitës. 

Theksohet funksioni jetik i kontrollit dhe balancimit të Parlamentit, duke theksuar nevojën për komisione hetimore.

Evidentohet se Ligji i ri për komisionet hetimore parlamentare u miratua pa konsensus.

Kërkon përdorimin e mjeteve të ndryshme të mbikëqyrjes duke përfshirë komisionet hetimore, për të forcuar llogaridhënien dhe qeverisjen demokratike në Shqipëri.

Shpreh keqardhjen që pavarësisht krijimit të komitetit ad hoc për reformën zgjedhore në shkurt 2022, nuk është bërë asnjë përparim as në miratimin e ndonjë teksti dhe as në adresimin e rekomandimeve të pazgjidhura të OSBE/ODIHR dhe Komisionit të Venecias.

Thekson rëndësinë kryesore të përfshirjes së të gjithë zërave nga opozita në procesin e reformës zgjedhore për të siguruar një qasje të vërtetë përfaqësuese dhe gjithëpërfshirëse.

Bën thirrje për një dialog politik konstruktiv dhe gjithëpërfshirës nga të gjitha palët në adresimin e plotë të kësaj çështjeje përpara zgjedhjeve të ardhshme të përgjithshme, për të forcuar kulturën parlamentare demokratike të Shqipërisë dhe për të mundësuar një proces të qetë zgjedhor.

Bën thirrje për shmangien e ndërhyrjeve politike në sistemin e drejtësisë, dhe të eleminohet korporatizmi.

Bën thirrje që të sigurohet që procedurat dhe vendimet gjyqësore të mbahen sipas standardeve të qëndrueshme, pa standarde të dyfishta. 

Theksojmë nevojën për miratimin e menjëhershëm të ndryshimeve të nevojshme në ligjet e reformës në drejtësi. Këto reforma janë thelbësore për një gjyqësor të pavarur që u përmbahet praktikave më të mira ndërkombëtare, duke garantuar drejtësi, paanshmëri dhe efikasitet. 

Në kuadër të Procesit të Berlinit, thekson rëndësinë e zbatimit të reformave të nevojshme për përthithjen efektive të fondeve, duke përforcuar kështu rrugën e Shqipërisë drejt integrimit europian.

Shpreh shqetësimin se korrupsioni është i përhapur në shumë fusha të jetës publike dhe të biznesit dhe masat parandaluese vazhdojnë të kenë një ndikim të kufizuar. 

U kërkon institucioneve shqiptare të intensifikojnë përpjekjet për të luftuar korrupsionin, duke theksuar nevojën për veprime efektive dhe të vazhdueshme, veçanërisht në sektorët me rrezik të lartë. 

Mirëpret ndryshimet e ligjit specifik për Rolin e Kuvendit në procesin e Integrimit Evropian, duke kërkuar që ti ofrohen mundësitë opozitës, të përfshihen plotësisht në procesin e integrimit evropian. 

Thekson nevojën për të mbrojtur gazetarët nga pengesat ligjore dhe institucionale. 

Kërkon veprime për të siguruar një mjedis të sigurt për gazetarët, duke mbështetur një peizazh mediatik të lirë dhe të drejtë, thelbësor për forcimin e demokracisë në Shqipëri.

Thekson rëndësinë e ruajtjes së rajoneve të mbrojtura mjedisore dhe turizmin e qëndrueshëm, duke avokuar për zhvillim që balancon rritjen ekonomike me ruajtjen ekologjike".

parlamenti europian

Sondazh

Poll

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend