11 Tetor 2022, 18:47
Nga A.B
Komisioni
TIRANË- Komisioni për Sigurinë Kombëtare miratoi ditën e sotme disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme”. Të ftuar për të bërë shpjegimin e projektligjit ishin Andi Mahila, zëvendësministër në ministrinë e Brendshme dhe Florian Sulejmani, drejtor i vetting-ut në AMP.
Mahila shpjegoi qëllimin e këtij projektligji, që sipas tij, “ka të bëjë me dhënien e një kontributi real për afirmimin e punonjësve profesionistë dhe me integritet të lartë të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, nëpërmjet zbatimit të parimit të integritetit, rritjes profesionale dhe garantimit të një karriere të drejtë dhe të bazuar në meritokraci, duke krijuar në vazhdimësi institucione të forta dhe të besueshme”.
Opozita, përmes deputetit Ferdinant Xhaferraj deklaroi se edhe pse kanë kaluar disa vite nga vettingu në polici, ka ende zyrtarë që janë të përfshirë në kanabis.
'Ky projektligj nuk është asgjë më shumë dhe asgjë më pak se një hallkë tjetër në zinxhirin e instalimit të regjimit Rama. Ka katër vite që nga vettingu dhe numri i të larguarve është i papërfillshëm. I gjithë zinxhiri komandues i policisë ishte i përfshirë në kanabis, shumë nga ato drejtues janë ende në sistem, sepse janë të Ramës.Nuk ka një proces të besueshëm dhe të pavarur. Nuk ka një proces efektiv, se dikush që u shkarkua si i paaftë, i besohet vettingu i policisë. Ky projektligj nuk është asgjë më shumë se një projektligj që do të pastrojë policinë por do ta nënshtrojnë, në këtë kushte opozita nuk do të japë asnjë mbështetje '- tha Xhaferraj.
Bashkërelatorët e projektligjit Nasip Naço dhe Toni Gogu vlerësuan ngritjen e kësaj strukturë të përhershme pranë AMP-së për vlerësimin kalimtar dhe periodik në vazhdimësi e cila do të kryejë një vlerësim të integruar të të gjithë komponentëve, pasuror, profesional, integritetit.
Vettingun e Policisë së Shtetit tashmë do ta bëj Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, me në krye Ardi Veliun
komisioni i sigurise 11 tetor 2022
Politike
11 Tetor 2022, 18:38
k.m.
Edi Rama dhe Recep Tajip Erdogan
TURQI- Pas më pak se 2 muajsh, kryeministri Edi Rama është kthyer në Turqi. Sot, rreth orës 15:00...
Politike
11 Tetor 2022, 18:38
k.m.
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas aksionit policor që po zhvillohet në Lazarat të G...
Politike
11 Tetor 2022, 18:33
A.B
Edi Paloka
RWANDA- Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ndau ditën e sotme një video nga Ruanda. Nuk kaloi shumë dhe po ashtu,...
Politike
11 Tetor 2022, 18:16
A.B
Ervin Salianji
RëANDA-Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ndodhet në Rwanda. Nga atje, Salianji ka ndarë një videomesaz...
Politike
11 Tetor 2022, 18:06
k.m.
Foto ilustruese
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë vlerësoi sot si të vështirë dhe problematike gjend...
Politike
11 Tetor 2022, 17:40
k.m.
Edi Rama dhe Erdogan
TURQI- Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka shkuar në Turqi, ku ka takuar presidentin Recep Tajip Erdogan. E teksa të dy ...
Politike
11 Tetor 2022, 16:32
k.m.
Edi Rama
TIRANË- Nesër, data shënon 12 tetor. Kryeministri Edi Rama do të mbajë një fjalë të rëndësishme ...
Politike
11 Tetor 2022, 16:12
Skender Gjinushi
TIRANË- Kreu i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi i është përgjigjur kritikave të kreut t&eu...
Politike
11 Tetor 2022, 15:10
A.B
Edi Rama dhe Erdogan
TURQI- Kryeministri Edi Rama ndodhet në Turqi, aty ku është pritur nga Presidenti Erdogan. Takimi mes tyre ka nisur n&e...
Politike
11 Tetor 2022, 15:06
A.B
Luljeta Bozo
TIRANË- Deputetja e Partisë Socialiste, Luljeta Bozo, akademike me eksperience 58 vjeçare, nuk u ka dalë në mbrojtj...