6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes të Kosovës, delegacioni kosovar u udhëhoq nga drejtori i politikave të mbrojtjes, Faruk Geci, dhe gjatë takimit “u shkëmbyen mendime lidhur me mundësitë për avancimin e bashkëpunimit të përbashkët në fushën e aftësive mbrojtëse, bashkëpunimin ndërmjet industrive mbrojtëse të vendeve nënshkruese, si dhe hapat e mëtejmë për zbatimin e deklaratës”.
Delegacione të Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë janë takuar për të diskutuar lidhur me mundësitë e avancimit të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, në kuadër të deklaratës së përbashkët të nënshkruar më 2025.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes të Kosovës, delegacioni kosovar u udhëhoq nga drejtori i politikave të mbrojtjes, Faruk Geci, dhe gjatë takimit “u shkëmbyen mendime lidhur me mundësitë për avancimin e bashkëpunimit të përbashkët në fushën e aftësive mbrojtëse, bashkëpunimin ndërmjet industrive mbrojtëse të vendeve nënshkruese, si dhe hapat e mëtejmë për zbatimin e deklaratës”.
Edhe Shqipëria dhe Kroacia u përfaqësuan në këtë takim trepalësh me drejtorët e tyre të politikave të mbrojtjes dhe armatimeve. Ministria e Mbrojtjes e Kosovës tha se takimi trepalësh është në kuadër të zbatimit të fushave të bashkëpunimit që parasheh deklarata për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes.
Sipas deklaratës, janë katër fusha kryesore të bashkëpunimit, që përfshijnë promovimin e bashkëpunimit në fushën e aftësive mbrojtëse dhe industrisë mbrojtëse, rritjen e ndërveprueshmërisë përmes arsimit, trajnimit dhe ushtrimeve të përbashkëta, adresimin e kërcënimeve hibride dhe forcimin e qëndrueshmërisë, si dhe ofrimin e mbështetjes së vazhdueshme dhe të plotë për integrimin euroatlantik.
Ky pakt i mbrojtjes thotë se të tri shtetet do të bashkëpunojnë për të rritur sigurinë dhe stabilitetin në Evropën Juglindore.
“Në këtë kuadër, u theksua rëndësia e përpjekjeve të koordinuara për adresimin e sfidave të reja të sigurisë, kërcënimeve hibride dhe rreziqeve të tjera që mund të cenojnë stabilitetin rajonal dhe atë ndërkombëtar”, u tha në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes të Kosovës.
Deklarata për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes, e nënshkruar në mars të vitit të kaluar u cilësua si “aleancë ushtarake dhe sulmuese kundër serbëve dhe Serbisë” nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.
Nënshkruesit e deklaratës thonë se ajo nuk është kundër askujt, as ndaj Serbisë, teksa ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, tha në fund të janarit të këtij viti se e ka ftuar Serbinë që të bëhet pjesë e këtij pakti, por Beogradi nuk i është përgjigjur kësaj ftese.
Kroacia dhe Shqipëria janë pjesë e aleancës ushtarake perëndimore të NATO-s, aty ku Kosova shpreson të anëtarësohet.
Në bazë të kësaj marrëveshjeje, veç tjerash, Prishtina, Tirana dhe Zagrebi parashohin të bëjnë blerje të përbashkëta të armatimit nga Shtetet e Bashkuara./REL
Foto ilustruse KOSOVA- Zëdhënsja e BE, Anitta Hipper ka deklaruar se përmendja e emrit të Miroslav Lajçakut në dosjen ...
Toni Gogu TIRANË- Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu, është shprehur se Shqipëria po vazhdon ...
Taulant Balla TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla i është përgjigjur akuzave të Agron Shehajt...
Foto ilustruse Policia e Kosovës po interviston të dyshuar në Komunën e Vitisë për manipulim të votave të kandidat&...
Foto ilustruse TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka lënë ditën e sotme sërish pa vendim ankimimin e kryeministrit Edi Rama për &cce...
Blendi Gonxhja TIRANË- Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, prezantoi sot Projektin TID në Durrës. Gonxhja u shpr...
Erjon Llapushi Isida Kipi është dedektivja private që ka tentuar të heqë paisjet përgjuese të Policisë së Shte...
Ilir Meta TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka reaguar në lidhje me interpelancën e mbajtur sot me ministrin e...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i opozitës, Sali Berisha, deklaroi se opozita është pjesë e Komisionit të Reformës Territorial...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se Ergys Agasi po kërcënon prokurorët e SP...