All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Politike

"Krenaria e tallavasë së integrimit!" Meta ironizon Ramën: Konvergjenca me BE-në mund të bëhet me këto ritme kur ai të bëhet 110-vjeç dhe t'i afrohet mandatit të 20-të

Meta shkruan se Shqipëria është kaq mbrapa sepse sipas tij, ka Ramën që dështimin do ta shesë si arritje dhe papërgjegjshmërinë, shton ai, e ka në AND-në e tij, pasi pushteti absolut dhe pasurimi skizofrenik janë “idealet" e tij.

15 Shkurt 2025, 11:44 Nga M.B
"Krenaria e tallavasë së integrimit!" Meta ironizon
Edi Rama
All - Paragraf - 1

TIRANA- Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka bërë një postim në rrjetet sociale ku ironizon kryeministrin Edi Rama kur ky i fundit shpreh krenarinë për ecurinë e procesit të integrimit. Meta shkruan se Shqipëria është kaq mbrapa sepse sipas tij, ka Ramën që dështimin do ta shesë si arritje dhe papërgjegjshmërinë, shton ai, e ka në AND-në e tij, pasi pushteti absolut dhe pasurimi skizofrenik janë “idealet" e tij.

Sipas Metës, kjo është arsyeja që sipas modelit të Ramës, konvergjenca me Bashkimin Europian mund të realizohet me këto ritme 3.5 - 4%, vetëm pas më shumë se ngjysëm shekulli ose kur ai të bëhet 110-vjeç dhe kur t'i afrohet mandatit të 20-të në krye të Qeverisë.

"Nuk i mjaftoi që e bllokoi procesin e integrimit europian për dy vite për shkak të kryetarit të Qarkut Fier. Nuk i mjaftoi që e bllokoi çeljen e negociatave për vite të tëra se donte të bënte zgjedhje lokale pa opozitë, siç i bëri, por edhe shumë zhvillime (bllokime) të tjera (të qëllimshme).

Por ndërsa Shqipëria e firmosi Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit në vitin 2006, pra përpara Malit të Zi dhe Serbisë, këto dy vende i çelën negociatat, Mali i Zi në 2012 dhe Serbia në 2014. Ndërsa Edi Rama mburret se i ka çelur tani, kur dihet që këto dy vende kanë patur probleme madhore nga ish–lufta në Jugosllavi dhe po kështu nuk kanë një përkrahje totale nga shoqëritë e tyre për integrimin europian, krejt ndryshe nga ç'është në vendin tonë, mbështetje mbarëpopullore", shkruan Meta.

POSTIMI:

"Krenaria" e tallavasë të integrimit

Edi Rama ose tallavaja e integrimit është krenar se qenkan çelur negociatat me Bashkimin Europian, kur ishte e pamundur, që ato të shtyheshin më tej. (Nuk do ishte mirë të falenderonim një fatkeqësi si lufta e Rusisë kundër Ukrainës, për çeljen e negociatave tona.)

Nuk i mjaftoi që e bllokoi procesin e integrimit europian për dy vite për shkak të kryetarit të Qarkut Fier. Nuk i mjaftoi që e bllokoi çeljen e negociatave për vite të tëra se donte të bënte zgjedhje lokale pa opozitë, siç i bëri, por edhe shumë zhvillime (bllokime) të tjera (të qëllimshme).

Por ndërsa Shqipëria e firmosi Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit në vitin 2006, pra përpara Malit të Zi dhe Serbisë, këto dy vende i çelën negociatat, Mali i Zi në 2012 dhe Serbia në 2014. Ndërsa Edi Rama mburret se i ka çelur tani, kur dihet që këto dy vende kanë patur probleme madhore nga ish–lufta në Jugosllavi dhe po kështu nuk kanë një përkrahje totale nga shoqëritë e tyre për integrimin europian, krejt ndryshe nga ç'është në vendin tonë, mbështetje mbarëpopullore.

Shqipëria është kaq mbrapa se ka Edi Ramën që dështimin do ta shesë si arritje dhe papërgjegjshmërinë e ka në AND-në e tij, pasi pushteti absolut dhe pasurimi skizofrenik janë “idealet" e tij. Kjo është arsyeja që sipas modelit mediokër, klientelist të Edi Ramës, konvergjenca me Bashkimin Europian mund të realizohet me këto ritme 3.5 - 4%, vetëm pas më shumë se ngjysëm shekulli ose kur ai të bëhet 110-vjeç dhe kur t'i afrohet mandatit të 20-të në krye të Qeverisë.

Nëse ka arsye reale të jemi “krenarë” kjo ka të bëjë me faktin se jemi vendi që edhe fondet e IPARD-it për bujqësinë i çuam te inceneratorët. Po kështu, falë korruptimit që u bënte Edi Rama ambasadorëve, dëgjuam ambasadorë që deklaronin që një vend më mirë të jetë pa Gjykatë Kushtetuese, se me Gjykatë Kushtetuese të korruptuar. Si nuk tha një prej këtyre që më mirë një vend të jetë pa Qeveri, se me Qeverinë më të korruptuar në Europë. Po kështu duhet të jemi “krenarë” se vetëm Edi Rama mund të korruptonte kryeagjentin e FBI, McGonigal dhe shumë krenari të tjera.

Pra ai është fiks siç e thoshte i paharruari Teodor Keko: I dhjerë por krenar. Sidomos për integrimin. Dikur për t'u mbrojtur nga akuzat për korrupsionin e tij të frikshëm, deklaronte se nuk ka hajdut 2 metra. Meqënëse kjo përgjigje antropologjike u rrëzua, tani si argument është se po të ishte korrupsioni kaq i lartë, pse u çelën negociatat? Janë dy arsye kryesore: Së pari, nuk mund të shtyheshin pafund edhe për arsye gjeopolitike. Së dyti, si rruga më e mirë për të kontrolluar sadopak një Qeveri që kishte kapur çdo gjë edhe me korruptimin e zyrtarëve ndërkombëtarë dhe përsëri këtu është meritë edhe e opozitës.

ilir meta

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit