Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Sipas ligjit, aplikantët duhet të kenë arsimin e lartë ekonomik ose juridik, përvojë profesionale në çështje financiare dhe bankare, kualifikime profesionale të profilit dhe përvojë pune mbi pesë vjet në administratën publike ose në institucionet financiare dhe bankare.
Kryeministria ka hapur përsëri një procedurë aplikimesh për kandidatët e interesuar për t’u zgjedhur si anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.
Pas propozimit Kuvendit të Republikës së Shqipërisë të emërimit të dy anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, në njoftimin e tij, Këshilli i Ministrave inkurajon personat që përmbushin kriteret të aplikojnë për vendin e fundit vakant të një anëtari në këtë këshill, që duhet të propozohet nga ky institucion.
Sipas ligjit, aplikantët duhet të kenë arsimin e lartë ekonomik ose juridik, përvojë profesionale në çështje financiare dhe bankare, kualifikime profesionale të profilit dhe përvojë pune mbi pesë vjet në administratën publike ose në institucionet financiare dhe bankare.
Kryeministria pati hapur një procedurë të parë aplikimesh në fund të nëntorit 2025, në vijim të së cilës iu propozuan Kuvendit për t’u votuar dy kandidatë. Ndërkohë, ky institucion nuk bëri publike arsyet e mospropozimit të një kandidature të tretë dhe nuk publikoi as listën e kandidatëve që aplikuan në proces. Afati i pranimit të aplikimeve për këtë procedurë të re është data 11 mars 2026.
Në muajin dhjetor 2025 përfunduan mandatet shtatëvjeçare të gjashtë anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës, të zgjedhur në fund të vitit 2018. Luljeta Minxhozi, Artan Hoxha dhe Violeta Staka ishin kandidatë të propozuar nga Kuvendi i Shqipërisë, ndërsa Edlira Luçi, Ridvan Bode dhe Suela Popa ishin kandidatë të propozuar nga Këshilli i Ministrave. Rrjedhimisht, Kryeministria dhe Kuvendi nisën edhe procedurat për përzgjedhjen dhe propozimin e anëtarëve të rinj.
Më datë 6 shkurt, Këshilli i Ministrave i propozoi Kuvendit të Shqipërisë emrat e Ervin Metes dhe Jonida Priftit, si kandidatë për t’u zgjedhur anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të bankës së Shqipërisë.
Ndërkohë, Kuvendi i Shqipërisë në fillim të muajit shkurt zhvilloi seanca dëgjimore me 18 nga 20 kandidatë që kishin aplikuar zyrtarisht. Kuvendi nuk i ka zyrtarizuar ende kandidatët e përzgjedhur, por ditën e hënë grupi parlamentar i Partisë Socialiste u udhëzua të mbështeste kandidaturat e Selami Xhepës, Holta Zaçajt dhe Matilda Shehut.
Anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës nuk mund të vazhdojnë të ushtrojnë funksionet e tyre pas përfundimit të mandatit. Ndërkohë, ligji “Për Bankën e Shqipërisë” kërkon që mbledhja e Këshillit Mbikëqyrës zhvillohet me praninë e më shumë se gjysmës së anëtarëve të emëruar, duke përfshirë praninë e kryetarit ose zëvendëskryetarit të Këshillit Mbikëqyrës.
Për këtë arsye, prej gati dy muajsh, Këshilli Mbikëqyrës nuk ka më kuorum dhe vendimmarrja është faktikisht e paralizuar.
Dy mbledhjet e Këshillit Mbikëqyrës, të planifikuara për t’u zhvilluar në janar dhe shkurt, dështuan. Në mbledhjen e muajit shkurt duhet të shqyrtohej dhe miratohej raporti i Politikës Monetare për tremujorin e parë të vitit, i shoqëruar me vendimmarrjen e radhës të politikës monetare për normat bazë të interesit./Monitor.al
Vjosa Osmani KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar qytetarët me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kos...
Albin Kurti KOSOVË- Qeveria e Kosovës ka mbajtur seancën solemne në nder të 18-vjetorit të Pavarësisë. Kryeministri...
Albin Kurti, Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka uruar 18-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Me an&eum...
Mbreti Charles III ANGLI- Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Repu...
Alicia Kearns dhe Vjosa Osmani KOSOVË- Presidentja e Republika e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka ndarë Medaljen Presidenciale t&...
Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ceremoninë solemne të mbajtur ...
TIRANË- Komisionet parlamentare morën në shqyrtim dhe miratuan të hënën vetëm me votat e mazhorancës një nism&eum...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, u ka bërë thirrje të rinjve që të marrin pjesë në protest...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama, që të mbajë mercenarët e tij dhe t&...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha u shpreh para qytetarëve të mbledhur para kryeministrisë se protestuesit me kryengritj...