LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Ne me kryengritjen tonë arritëm t’i themi botës se vërtet kemi një monstër në pushtet!

Gjatë fjalës së tij, Berisha theksoi se zëri i shqiptarëve protestues është dhënë nga agjencitë më të mëdha të botës.

16 Shkurt 2026, 19:03 Nga I.A
Berisha: Ne me kryengritjen tonë arritëm t’i themi botës se
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha u shpreh para qytetarëve të mbledhur para kryeministrisë se protestuesit me kryengritjen e tyre kanë arritur që ti thonë botës se, në Shqipëri në pushtet është një monstër. Gjatë fjalës së tij, Berisha theksoi se zëri i shqiptarëve protestues është dhënë nga agjencitë më të mëdha të botës.

'Miq, sa herë të mendojmë, vendimi ynë për misionin e ri të përmbysjes së diktaturës së re, është vendimi i jetës sonë. Është vendimi më i drejtë që kemi marrë ndonjëherë. Rezultatet janë shumë impresive. Sonte, mund t’u jap lajmin se agjencitë më të mëdha të botës kanë dhënë zërin tuaj. Ato kanë dhënë vendimin e Edi Ramës për të mbrojtur veten nga vjedhjet. Ato kanë dhënë vendimin e Edi Ramës për të mbrojtur organizatën e tij kriminale nga ligji dhe drejtësia. Por kanë dhënë zërin e opozitë shqiptare dhe unë mund t’u them se në Shqipëri, në Europë dhe në botë, njerëzit e lirë kanë folur më shumë se për këdo tjetër, për opozitarët shqiptarë. Ata, të cilët thonë, po ja ku është Edi Rama, ja na shkon edhe në Kosovë si armik i egër i saj, po, u them, shkon, por absolutisht kurrë më ai nuk është ai që ishte. Ai është njeriu që nuk do t’ia shohë kush bojën e surratit. Ai është njeriu, të cilin ju e detyruat të dalë lakuriq si hajdut para shqiptarëve dhe botës. Imagjinoni për një moment, sikur të mos ishte zëri juaj.

Imagjinoni për një moment, sikur të mos ishte kryengritja jonë paqësore se çfarë turpi do të ishte për ne shqiptarët, se çfarë turpi do të ishte për opozitën shqiptare, se çfarë do të ishte për çdo shqiptar që i thotë vetes shqiptar dhe Shqipërisë, Shqipëri. Ja pra se çfarë arritëm ne me kryengritjen tonë. Ne arritëm t’i themi botës se vërtet kemi një monstër në pushtet, që përdor pushtetin për të vjedhur nga mëngjesi gjer në darkë. Që përdor pushtetin për drogën dhe krimin. Por ne jemi burrat dhe gratë, djemtë dhe vajzat, të vendosur me guximin tonë ta largojmë nga pushteti atë. Rrjetet televizive kanë dhënë protestën tonë më gjatë se çdo lajm tjetër. Jo se ajo ishte të themi më e rëndësishmja në axhendën e tyre, por ajo ishte dëshmi e simpatisë së madhe që ne krijuam me vendimin tonë për t’i dalë zot Shqipërisë, për t’i dalë zot shqiptarëve,' tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës