31 Mars 2025, 22:37
Nga r.ll
lacivita, berisha
TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me mungesën në Tiranë të drejtuesit amerikan të fushatës elektorale të PD, Chris LaCivita. I ftuar në emisionin “NOW me Erla Mëhillin”, Berisha tha se ai është në kontakt të vazhdueshëm me të, ndërsa shtoi se LaCivita do të kthehet së shpejti në Tiranë.
“Unë kam një korrespondencë të madhe me email dhe telefon me Chris LaCivita. Ai do të vijë dhe do të jetë i pranishëm kur të fillojë fushata. Kur të vijë, do ta shihni, Rama do t’i bjerë tavolinës me kokë, jo me dorë,”, tha Berisha.
Kryedemokrati tha se Chris LaCivita është njohur me programin e PD, e ka pëlqyer dhe ka dhënë një mbështetje të plotë për të.
“Chris LaCivita është njohur me programin e PD dhe e ka mbështetur plotësisht atë,” – deklaroi Berisha. Në programin e fushatës sonë kanë kontribuar në mënyrë thelbësore The Heritage Foundation dhe Adenauer-Stiftung. Këto dy fondacione e kanë mbështetur fuqishëm programin tonë. Programi është njohur edhe nga Chris LaCivita, strategu i fushatës së presidentit Trump, dhe kemi marrë miratimet dhe mbështetje të plotë prej tyre. Është një program i sanksionuar me mbështetje të madhe ndërkombëtare dhe i ka pëlqyer shumë LaCivitas”, tha Berisha.
Chris LaCivita ka shërbyer si këshilltar i lartë dhe menaxher i fushatës presidenciale të Donald Trump për vitin 2024, duke luajtur një rol kyç në formësimin e strategjisë për një nga garat më të ndjekura në botë. Ai është zgjedhur nga PD për të drejtuar fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 majit 2025.
chris lacivita sali berisha
Politike
31 Mars 2025, 22:24
r.ll
agron shehaj, sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se Agron Shehajt i është bërë kërkes...
Politike
31 Mars 2025, 21:56
r.ll
anila denaj
TIRANË- Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, ka deklaruar se AKU do të shkrihet dhe do të bashkoh...
Politike
31 Mars 2025, 21:44
r.ll
logo e ldk
KOSOVË- Disa mesazhe të grupit të anëtarëve të kryesisë qendrore të LDK-së në Viber...
Politike
31 Mars 2025, 21:24
r.ll
edmond panariti
TIRANË- Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, ngriti alarmin për përdorimin e mishit të pulës t&eum...
Politike
31 Mars 2025, 21:06
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se rritja e pensioneve dhe pagës minimale siç ka premtuar PD ë...
Politike
31 Mars 2025, 20:56
r.ll
anila denaj
TIRANË- Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, ka folur lidhur me hyrjen në treg të një sasie ...
Politike
31 Mars 2025, 21:03
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- DHL do të jetë kompania postare e cila do të transportojë fletët e votimit për emigrantët s...
Politike
31 Mars 2025, 20:58
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, mohoi mundësinë e një koalicioni të përbashkët P...
Politike
31 Mars 2025, 20:27
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se qeveria e Partisë Demokratike do të jetë qever...
Politike
31 Mars 2025, 20:05
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me vdekjen e ushtarëve amerikanë teksa po kryenin stërvitje ushtarake në ...