Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
All - General - 1
Politike
"Kur nuk je në BE, je në zonën e asgjësë", Rama në Bruksel: Po avokojmë të jemi pjesë e Parlamentit Europian
Ai shtoi se po avokojnë për të qenë edhe në Parlamentin Europian, jo me eurodeputetë që do të kenë të drejtën e votës, por me ekipe që do të përgatiten.
19 Shtator 2024, 09:51Nga M.B
Edi Rama
All - Paragraf - 1
BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama, ka marrë pjesë në një konferencë për shtyp me Presidentin e Komitetit Ekonomik dhe Social Europian, Oliver Ropke, në Brukseli. Në këtë konferencë Rama tha se krijimi i Komitetit të përbashkët Konsultativ është vetëm fillimi. Ai shtoi se po avokojnë për të qenë edhe në Parlamentin Europian, jo me eurodeputetë që do të kenë të drejtën e votës, por me ekipe që do të përgatiten.
"Komiteti është fundi i fillimit. Projekti pilot që dëshirojmë të zgjerohet. Të dyja palët po buzëqeshin, jemi të kënaqur me punën e bërë. Kur nuk je në BE, je në zonën e asgjësë, kur je në BE ke gjithccka. Po avokojmë të jemi edhe në PE, sigurisht jo me eurodeputetë që do të kenë të drejtën e votës, por me ekipe që do të përgatiten për atë që na pret", tha Rama.