Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Ky është takimi i tyre i dytë brenda pak ditësh, teksa vendi ka afat vetëm deri në 4 mars që ta ketë emrin për mandatin e ri të presidentit të Kosovës.

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka nisur të shtunën pasdite një takim me liderin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Bedri Hamza në ambientet e Kuvendit, për të diskutuar "situatën aktuale politike".
Ky është takimi i tyre i dytë brenda pak ditësh, teksa vendi ka afat vetëm deri në 4 mars që ta ketë emrin për mandatin e ri të presidentit të Kosovës.
Kurti, njëherësh lider i partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë para takimit se po synohet maksimalizimi i përpjekjeve që javën e ardhshme gjithçka të “kurorëzohet me sukses”.
Kurti është takuar gjatë javës edhe me kryetarin e partisë tjetër opozitare, Lumir Abdixhikun e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), mirëpo rezultate konkrete nuk ka pasur.
Presidentja aktuale, Vjosa Osmani e synon edhe një mandat të dytë. Ndonëse emrin e saj e pati propozuar LVV-ja më 2021, kjo parti tani nuk ka ndonjë emër konkret për kandidat.
Partitë opozitare gjithashtu nuk përmendin emra, por duket se votë për Osmanin nuk kanë, meqë me raste e kanë kritikuar si të njëanshme në të mirë të LVV-së.
Pozita e presidentit në Kosovë është kryesisht ceremoniale – për shkak se vendi është republikë parlamentare – dhe prej një presidenti kërkohet të jetë figurë unifikuese mes partive politike.
Më herët gjatë javës është përmendur mundësia që në krye të shtetit të jetë ndonjë pjesëtar i familjes së heroit Adem Jashari, përfshirë edhe nga vetë zëvendëskryeministri Glauk Konjufca.
Megjithatë, anëtarë të kësaj familjeje e kanë bërë të qartë për media se nuk kanë ambicie për këtë pozitë.
Për dallim prej tyre, ish-ministri i Administratës Publike dhe i Arsimit, Arsim Bajrami, ka shprehur gatishmërinë për t'u bërë president.
Njëjtë, gatishmëri ka shprehur javë me parë edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, mirëpo partitë tjera nuk i kanë dhënë mbështetje.
Për të propozuar një kandidat për president duhet siguruar 30 nënshkrime deputetësh, ndërsa LVV-ja, e vetme, i ka 57 sosh.
Për zgjedhjen e kandidatit nevojiten të paktën 80 vota në njërin nga dy rundet e para, ose 61 në të tretin, prej 120 votave në total.
Nëse vendi dështon që të finalizojë këtë proces me kohë, atëherë përballet me zgjedhje të parakohshme parlamentare, pa i bërë ende një muaj prej kur u bë me Qeveri të re.
Organizata të shoqërisë civile kanë bërë thirrje që një proces i tillë të shmanget, duke kërkuar që interesi qytetar të vendoset para atij partiak./REL
LEZHË- Qytetarët e Lezhës do i bashkohen opozitës në protestën që do të organizohet sot pasdite në Tira...
TIRANË- AFP i ka kushtuar një artikull vendit tonë, duke u ndalur tek ministrja jonë virtuale, Diella, e cila mban fytyrën e aktores ...
Gazmend Bardhi TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi u ka bërë thirrje qytetarë...
foto ilustuese TIRANË- Disa detaje janë zbuluar në lidhje me protestën që do të mbahet sot nga Partia Demokratike. Rapor...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha lëshoi akuza për ekzistencën e videove dhe fotografive komprometuese që implikojn&...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se rruga e sigurt për të arritur ndryshimin është kryengritja paq&eu...
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha njoftoi hapjen e dosjes prej 400 milionë eurosh të Portit të Porto Romanos në prokurori, duke...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi kryeministrin Edi Rama se për interesa personale sulmon vende part...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ftoi çdo socialist të ndershëm të bashkohet me opozitën për të la...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha tha se Edi Rama se po bashkohet me Aleksandër Vuçiç ndërkohë q&...