Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Mungesa e mundshme e pajtueshmërisë për ta zgjedhur presidentin në prill, kur Osmanit i mbaron mandati, do ta çonte vendin sërish në zgjedhje të parakohshme, për herë të dytë brenda muajsh.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të mërkurën se do të takohet së shpejti me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, për të biseduar lidhur me zgjedhjen e presidentit në fillim të vitit të ardhshëm. Mungesa e mundshme e pajtueshmërisë për ta zgjedhur presidentin në prill, kur Osmanit i mbaron mandati, do ta çonte vendin sërish në zgjedhje të parakohshme, për herë të dytë brenda muajsh.
Duke folur në një ngjarje në Postën e Kosovës në Prishtinë, Kurti tha se “së shpejti do ta takoj presidenten Osmani dhe duhet të bisedojmë me të për rrugën përpara”.
Osmani e bëri të ditur synimin e saj për të garuar sërish për presidente në prill gjatë një interviste për Radion Evropa e Lirë më 29 dhjetor, por nuk është e qartë nëse ajo do ta gëzojë mbështetjen e nevojshme në Kuvendin e ardhshëm.
Por, para kësaj, vendi duhet ta bëjë Kuvendin e ri dhe do ta formojë një qeveri të re pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, të cilat i dhuruan Kurtit një fitore bindëse.
Lëvizja Vetëvendosje e Kurtit i fitoi 49.34 për qind të votave, sipas rezultateve preliminare, pa llogaritur votat me kusht dhe ato të diasporës.
Dhe Kurti u shpreh i bindur të mërkurën se ai nuk do të ketë telashe në formimin e qeverisë së re.
“Rezultati është më i qartë se asnjëherë më parë…bllokimet në konstituimin e Kuvendit dhe për formimin e qeverisë së re janë inekzistente”, tha Kurti.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit ishin rezultat i mospajtimeve dhe përplasjeve ndërmjet partive politike, të cilat pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, nuk arritën ta konstituonin Kuvendin deri më 10 tetor.
Kurti më pas nuk arriti t’i merrte votat e mjaftueshme në Kuvend për formimin e qeverisë.
Nëse partitë parlamentare nuk arrijnë ndonjë pajtueshmëri për çështjen e presidentit të ri, atëherë do të ketë sërish zgjedhje të parakohshme, dhe vendi do të zhytej edhe më thellë në krizë.
Presidenti zgjidhet nga Kuvendi me votim të fshehtë dhe një kandidati i duhen të paktën 80 vota të deputetëve – nga 120 në përgjithësi - në rundin e parë. Nëse nuk i siguron ato në rundin e parë dhe as në të dytin, i mjaftojnë të paktën 61 vota në rundin e tretë, por me një kuorum prej 80 deputetësh në sallë./REL
Në prag të ndërrimit të viteve, Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka ndërmarrë një plan masash në të gjithë...
Tri ditë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të së dielës në Kosovë, po bëhet gjithnjë e më e qart&eu...
Kryeministria TIRANË- Qeveria ka miratuar vendimin që zyrtarizon dhënien e bonuseve mujore për pensionistët në Shqipëri....
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përmbyllur procesimin e rezultateve preliminare nga zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kuvendin e Kosovës t...
Foto Ilustruese Nga treni elektrik që mbeti kantier, tek aeroporti i Vlorës pa fluturime, nga dëmshpërblimi i banorëve për z...
TIRANËKëshilli i Ministrave ka vendosur dhënien e shtesave të pensioneve të posaçme shtetërore për një grup per...
Foto ilustruese Pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura më 28 dhjetor në Kosovë, është pothuajse e sigurt...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë ditën e sotme një mesazh urimi për anëtarët dhe aktivistët e P...
Foto ilustruse KOSOVA- KQZ ka numëruar 32,58% votave për kandidatët për deputetë, të cilët morën pjesë n...
TIRANË- Ambasada amerikane në Tiranë ka ndarë lajmin e diplomimit në Akademinë Kombëtare të FBI, të agjentit t&eu...