Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Kurti bëri të ditur se diskutimet kanë zgjatur rreth dy orë dhe janë përqendruar në situatën e re politike pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se takimi me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun, është zhvilluar në një atmosferë konstruktive, me fokus kryesor zgjedhjen e presidentit të ri. Kurti bëri të ditur se diskutimet kanë zgjatur rreth dy orë dhe janë përqendruar në situatën e re politike pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
“Patëm takim afro dy orë. Diskutuam për situatën e re politike pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila na mundësoi të mblidhemi në Kuvend dhe të vazhdojmë me seanca plenare”, tha Kurti.
Ai theksoi se koha për zgjedhjen e presidentit është e kufizuar dhe kërkon angazhim maksimal.
“Na kanë mbetur edhe tri javë deri tek zgjedhja e presidentit dhe për këtë duhet t’i maksimizojmë përpjekjet", u shpreh kryeministri.
Sipas tij, qëllimi i përbashkët është shmangia e zgjedhjeve të reja dhe se është e vështirë të pritet një rezultat ndryshe nga zgjedhjet eventuale.
“Jemi të përcaktuar për t’i shmangur zgjedhjet e reja, sepse nuk do të ishin zgjidhje për numrin prej 80 deputetësh. Me fjalë të tjera është vështirë të paramendojmë një fushatë zgjedhore ku ne i risjellim platformat e programet tona me po të njëjtat zotime, ku kërkojmë sërish votën e të njëjtëve qytetarë për një rezultat që e dimë se nuk mund të jetë shumë ndryshe Ne nuk e kemi më sfidë numrin prej 61 deputetëve për formimin e qeverisë, por është sfidë tejet gjigante që një parti ti ketë 80 deputetë dhe të mund ta zgjedh vetë presidentin”, tha Kurti.
Kurti u shpreh optimist për arritjen e një marrëveshjeje në ditët në vijim.
“Vazhdoj të jem optimist se me takime e bisedime të tilla mund të arrijmë një marrëveshje politike, por këtë nuk mund ta them se e kemi sot”, u shpreh ai./Dosja.al
Lumir Abdixhiku KOSOVË- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se takimi me kryeministrin Albin Kurti &eum...
Kurti dhe Abdixhiku KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka nisur të hënën një takim me Lumir Abdixhikun, kryetarin ...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i PD Sali Berisha ka sfiduar kryeministrin Rama të ballafaqohen për çështjen “Partizani&rdq...
Sali Berisha TIRANË- SPAK ka reaguar së fundmi lidhur me kërkesën e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, për t&e...
Sali Berisha Kreu i PD, Sali Berisha, ka shtuar listën e akuzave ndaj gjyqtares së dosjes “Partizani”, Irena Gjoka. Pasi e denoncoi ...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të mas&e...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion.&nbs...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka dalë sot me një deklaratë kontradiktore sa i përket besimit të tij. Teksa po jepte...
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka dhënë një mesazh pas takimeve të strukturave të PS në nj...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar se nuk është ndjerë kurrë rehat për të folur pë...