LIVE UPDATES
Politike

“Zhvillimi i teknologjisë nuk e ka ulur besimin në Zot”, Rama: Ka shumë të dhëna që tregojnë se bota nuk ka qenë kurrë më mirë se sot

Kryeministri tha se zhvillimi i teknologjisë nuk e ka ulur tek njerëzit besimin në Zot, ndërsa shtoi se ka studime që e vërtetojnë këtë.

5 Prill 2026, 21:02 Nga E.d
“Zhvillimi i teknologjisë nuk e ka ulur besimin në Zot”,
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar se nuk është ndjerë kurrë rehat për të folur për besimin e tij fetar. Gjatë një interviste me Monika Stafën në “Exclusive” në Top Channel, Rama është shprehur se nuk dëshiron të flasë për këtë sepse është diçka e vështirë për t’u treguar dhe është shumë personale. 

Kryeministri tha se zhvillimi i teknologjisë nuk e ka ulur tek njerëzit besimin në Zot, ndërsa shtoi se ka studime që e vërtetojnë këtë. Ai theksoi se njeriu e ka të nevojshme besimin në një forcë të mbinatyrshme siç është Zoti, pasi ai shpeshherë nuk arrin dot t’i shpjegojë gjërat që do, ndaj e lidh këtë me një forcë të paprekshme.

Rama u ndal edhe tek dallimi mes të pasurve dhe të varfërve, për të cilin tha se ka shumë të dhëna që tregojnë në shumë drejtime se bota nuk ka qenë kurrë më mirë se sot.

Sipas tij kjo vërehet nga nga pikëpamja faktuale, nga pikëpamja e urisë, nga pikëpamja e aksesit në ujë, nga pikëpamja e aksesit në shërbime, nga pikëpamja e aksesit në arsim dhe shëndetësi.

Pjesë nga intervista:

Monika Stafa: Në një nga fjalimet tuaja tek libri lexova që në këtë hapësirë fetare ka vend dhe ai që nuk beson. Ju a besoni Z. Kryeministër?

Edi Rama: Unë asnjëherë nuk e kam ndierë veten rehat për të folur për diçka kaq personale sa ç’është besimi në këtë aspekt. Nuk jam me siguri një njeri që frekuentoj tempuj, natyrisht i shoh me shumë respekt, me shumë kuriozitet, por nuk është se i frekuentoj. Por kur vjen puna tek vetë besimi, nuk ndihem rehat të flas sepse është diçka e vështirë për t’u treguar sepse është shumë personale. Njerëzit e shohin dhe e kuptojnë ekzistencën e diçkaje që thuhet në emra të ndryshëm, por në të gjitha rastet ka një emërues të përbashkët besimin tek një fuqi, tek një energji, tek një hapësirë jashtë vetes. Kështu që e kam të vështirë shumë të flas për të.

Stafa: Ne sot jetojmë në një kohë tjetër para pandemisë, jemi plot dhe ankth dhe të pasigurt për shkak të zhvillimit teknologjik që na ka bërë mirë por ka dhe anën e keqe që ka shumë lajme të papërshtatshme, lajme të rreme duke sjellë një krizë të shtuar tek botëkuptimi. ..a kam të drejtë në këtë konstatim? Si është sot raporti i besimit të njeriut me ku duhet të besojë? Ky njeriu i ri teknologjik?

Edi Rama: Unë nuk besoj që njerëzit sot besojnë më pak se sa përpara daljes së internetit, madje madje ka studime që thonë se rritja e fuqive të shkencës për të shpjeguar fenomene, nuk e ka ulur besimin e njerëzve në Zot. Përkundrazi, ka sot më shumë njerëz që besojnë në Zot se sa kishte përpara se sa të ndodhte ky shpërthim. Por nuk besojnë më ndoshta një pjesë tek rruga e Kishës, e Xhamisë, e Sinagogës, pra tek tempujt, tek institucionet. Gjë që lidhet edhe me një krizë të përgjithshme të intitucioneve në përgjithësi, të shtetit në përgjithësi, sidomos në vendet ku ka liri, ka demokraci. Ndërkohë që ka shumë njerëz që besojnë tek besimi në kuptimin që besojnë se të besosh nuk është diçka e gabuar.

Stafa: Pse njeriu e ka të nevojshme këtë?

Edi Rama: Njeriu shpeshherë nuk arrin dot t’i shpjegojë gjërat që do. Madje edhe shkenca vetë nuk arrin dot t’i shpjegjë deri në fund disa gjëra. Dhe unë nuk shoh asgjë të keqe që njerëzit të besojnë e njeriu të besojë. Përkundrazi. Madje madje në një farë kuptimi edhe ekzistenca e komuniteteve të mbledhura rreth një besimi përtej faktit nëse në atë komunitet ti arrin ta prekësh apo mbetesh në kërkimin e paverifikuar të Zotit, është një mundësi për të ndarë mes një grupi shoqëror, një komuniteti shoqëror, vlera të cilat e ndihmojnë njeriun në jetën e përditshme, pavarësisht se sa ai e prek apo nuk e sheh Zotin.

Stafa: Ne jemi mësuar me konfliktet fetare prej vitesh, me ndasi fetare. Por tani duket sikur po ndihet një ndasi tjetër në botë, ajo mes të pasurve dhe të varfërve. Dhe midis tyre po shfaqet një mur i lartë, fort i lartë…

Edi Rama: Patjetër që polarizimi është një problem gjithnjë e më i mprehtë i shoqërive kapitaliste, i demokracive, i vendeve ku liria e konkurrencës dhe tregu i lirë, përfshirë këtu dhe globalizmin me efektet e veta, ka sjellë që pasuria të përqëndrohet në gjithnjë e më pak njerëz, ndërkohë që distanca thellohet. Por nga ana tjetër, ka shumë të dhëna që tregojnë në shumë drejtime se bota nuk ka qenë kurrë më mirë se sot, nga pikëpamja faktuale, pra nga pikëpamja e urisë, nga pikëpamja e aksesit në ujë, nga pikëpamja e aksesit në shërbime, nga pikëpamja e aksesit në arsim, shëndetësi e kështu me radhë. Mirëpo ajo që e bën polarizimin sot shumë më të egër, është dhe afërsia shumë më e madhe që ka krijuar bota e informacionit, që ka krijuar platformat sociale, ku kamja dhe konsumizmi kanë marrë një pozicion thuajse monopol në gjithë këtë çfarë shihet dhe konsumohet në kuptimin e njerëzve të pasur, njerëzve të kamur, njerëzve të veshur, njerëzve të pajisur me shtëpia, me makina, me avionë. Ndërkohë që pjesa tjetër e shikon shumë qartë hendekun e madh që e ndan me këtë elitë, dhe kjo e rrit shumë ndjesinë e konfliktit.

Stafa: Në këtë libër, sa thirrje për dashurinë njerëzore ka në këto fjalime, sa peshë kanë brenda të vërtetat që thuhen aty?

Edi Rama: Kur unë vendosa që të bëj ftesën e parë për një iftar këtu në Kryeministri, me thënë të drejtën, e bëra si një hap drejt një komuniteti që për arsye të ndryshme është ndjerë jo rrallë i paragjykuar si pasojë e paragjykimeve ndaj islamit. Mos të harrojmë në Europë dhe në perëndim janë thelluar shumë sidomos pas atentantit ndaj Kullave Binjake dhe gjithë stereotipeve që e lidhën islamin me terrorin dhe islamizmin dhe fenë myslimane, myslimanët, me inkopaktibilitet organik me perëndimin.

Dhe përtej kësaj, nuk është se kisha ndonjë reflektim të thellë që më erdhi hap pas hapi dhe më erdhi vit pas viti duke arritur në pikën që të kem jo padurim, por që ta pres me shumë kënaqësi atë darkën e iftarit. Dhe ka diçka shumë të bukur ai ritual dhe unë e kuptoj shumë mirë tani atë pjesën strikt, edukative që ka Ramazani për ata që e ndjekin dhe pjesën thellësisht të shëndetshme që ka praktika e Ramazanit, që është vërtetë shumë impresionuese për efektet që ka në aspektin fizik tek njeriu, në aspektin shëndetësor te njeriut dhe në aspektin mendor te njeriu. Dhe sigurisht në këtë kontekst, pastaj edhe kapaciteti i njeriut për të prodhuar energji pozitive ndaj tjetrit, është shumë më i madh se në ditë të zakonshme, ashtu sikundër energjitë negative vetvetiu bien në raport me ditët e zakonshme./Dosja.al

edi rama interviste libri

Sondazh

Poll
Politike 5 Prill 2026, 13:24 E. D

Pasi e mbylli, Rama rikthehet në TikTok

Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama është rikthyer sërish në TikTok, pasi një vit më parë qeveria e mbylli aplik...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj