LIVE UPDATES
Politike

Kush e ka hartuar listën e kandidatëve të deputetëve të PS në Durrës? Rama anashkalon përgjigjet për Çyrbjan dhe Agasin: Pyetjeve që vijnë nga llumi...

Pyetjes së gazetares për Veliajn, Rama ndonëse ka theksuar vazhdimisht se nuk komenton çështjet e drejtësisë, zgjodhi të mos e anashkalojë.

30 Dhjetor 2024, 14:58 Nga r.ll
Kush e ka hartuar listën e kandidatëve të deputetëve të
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama në orën e fundit të konferencës, iu përgjigj edhe disa pyetjeve të gazetarëve të pranishëm. Rama u pyet nga gazetarja Ambrozia Meta lidhur me listën e kandidatëve të deputetëve në qarkun e Durrësit, nëse hartimi i saj ishte përgjegjësi e tij apo e drejtuesit të qarkut. Pyetjet e radhës ishin nëse Ergys Agasi ka një pozicion zyrtar në PS, konkretisht në qarkun e Durrësit dhe pse ka vepruar me dy standarde për rastin e Veliajt dhe Saimir Tahirit, të cilin e përjashtoi nga grupi i PS për shkak të hetimeve ndaj tij. 

Pyetjet e gazetares:

E para, kush e ka hartuar listën e kandidatëve të deputetëve të PS, qarkut të Durrësit për zgjedhjet e vitit 2021. Listë që e keni firmosur. Është përgjegjësi e juaja apo e drejtuesit politik të qarkut?

E dyta, është a ka Ergys Agasi një pozicion zyrtar në PS dhe konkretisht në qarkun e Durrësit dhe cili është raporti juaj me të?

Dhe e treta, ju e keni përjashtuar nga grupi parlament i PS në vitin 2017, Saimir Tahirin, duke thënë se do të jetë një deputet i lirë deri në përfundim të hetimeve. Në rastin e Veliajt, ai është nën hetim nga SPAK për tre akuza dhe ju ende nuk e keni distancuar nga partia juaj. Pse keni vepruar me dy standarde në këto raste dhe a mendoni se ndikon tek hetimet, faktin që ky zyrtar ende qëndron në detyrë?

Kryeministri zgjodhi të mos i përgjigjej konkretisht dy pyetjeve të para, dhe u shpreh se nuk i përgjigjet pyetjeve nga "llumi" që rrjedh nga sistemet telefonike të kriminelëve. 

"Unë nuk i përgjigjem pyetjeve nga llumi që rrjedh nëpër ato ulluqet e sistemeve telefonike të kriminelëve. Unë as nuk i afrohem. Dikush me çonte një mesazh për një analist të krimit që më paska nxjerrë një foto të një njeriu në kërkim dhe ku di unë, ndërkohë nga ç’kam parë, dëgjuar dhe kuptuar në këto vite, ka të tjerë që janë ku e ku me atë person. Që dalin në parlament dhe nëpër media dhe bëjnë namin, dhe pastaj çojnë mesazhe se kështu e ka politika. Ju mund të merrni nëpër gojë të gjithë Shqipërinë, nuk jam këtu për të marrë nëpër gojë njerëz", tha Edi Rama.

Pyetjes së gazetares për Veliajn, Rama ndonëse ka theksuar vazhdimisht se nuk komenton çështjet e drejtësisë, zgjodhi të mos e anashkalojë. Në përgjigjen e tij, Rama u shpreh se ndaj kryebashkiakut të Tiranës nuk ka ende një akuzë zyrtare.

"Krahasimi është komplet i pakëmbë. Janë dy raste dhe kontekste, e faza totalisht të ndryshme. Këtu jemi në kushtet kur Veliaj është hetuar gjykuar, dënuar, në gjykatën e politikës dhe atyre medieve që janë të angazhuara për të bërë gjyqësi alternative, që do të thotë se me mjetet e politikës dhe komunikimit mediatik, të vendosi një kolektiv i caktuar njerëzish se kur bëhet fjalë për SPAK si organizatë kriminale, kur bëhet fjalë për SPAK si prokurori", tha kryeministri. 

edi rama jurgis cyrbja ergys agasi

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë