LIVE UPDATES
Politike

“Kush të marrë fjalën le të më shaj, se na marrin mësysh pastaj”/ Banori i Thethit: Kam 100 milionë lekë gjobë dhe kredi. Rama: Ti ke bërë gabim, por… 

Në lidhje me këtë, Rama tha se qeveria ka hapur programin ‘Dyfisho Sipërmarrjen’, i cili jep kredi me interes të ulët.

21 Korrik 2026, 17:33 Nga E.d
“Kush të marrë fjalën le të më shaj, se
Edi Rama

SHKODRA- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim me banorët në Theth, ku ka folur edhe për Paketën e Maleve. Gjatë këtij bashkëbisedimi, një nga banorët u shpreh se ka marrë 100 milionë lekë gjobë, ndërsa ka dhe 100 milionë lekë kredi.

Në lidhje me këtë, Rama tha se qeveria ka hapur programin ‘Dyfisho Sipërmarrjen’, i cili jep kredi me interes të ulët. Me tej, kryeministri tha me shaka se kush dëshiron të marrë fjalën edhe mund ta ofendoj atë, pasi në të kundërtën e marrin sysh.

Rama: Ka një faqe digjitale për paketën e maleve, do të pasurohet edhe me informacionet dhe projektet. Do të jetë aty një adresë direkte për tu interesuar tek institucionet përkatëse për gjithë problematikat që shfaqen rrugës. Unë dua të pyes nëse ka ndonjëri pyetje të tjera, nëse ka ndonjë tjetër të tritolit që do me më fut ndonjë sharë. Se në këtë jetën që po jetojmë tani nuk rrihet pa të shara. Mua më shajnë gjithë ditën, s’më ka marrë malli, por s’ka problem. Kështu që kush ka pyetje le ta marrë fjalën, edhe nëse do që të më fusë ndonjë të sharë… Se na marrin mësysh pastaj. Më ke sharë vjet dhe të ka ardhur në majë të hundës? Po mirë, të paktën ata që të shajnë, vjen një moment që të shajnë prapë.

Banori 1: Vjet më zuri rreziku në lidhje me shtëpinë që kam ndërtuar. Ju thatë se janë plotësuar kushtet për energjinë, rrugën dhe ujin, por më është vënë 100 milionë lekë gjobë dhe 100 milionë lekë kredi. Tani kam një bujtinë me 16 dhoma. Vjet më është prishur një tjetër godinë, që doja ta zhvilloja.

Rama: Ne kemi hapur edhe programin ‘Dyfisho Sipërmarrjen’. Ti nëse do që të zhvillosh pronën, duhet të ndjekësh ‘Paketën e Maleve’. Që të jesh në gjendje të lash edhe kreditë, ti do të aplikosh në programin për sipërmarrjen, që të jep kredi me interes të ulët. Do të jemi në dispozicionin tënd, edhe unë personalisht. Ti ke bërë një gabim, por vazhdon të punosh, të përpiqesh dhe mbështetjen do e kesh maksimale.

Banori 2: Kam bërë aplikim në e-albania për një projekt që dua ta zhvilloj bashkë me gruan. Jetoj prej shumë vitesh në Angli, por dua të kthehem. Projektin e ka edhe bashkia. Nusja më ka dhënë vetëm 3 muaj kohë. Nëse nuk e marr lejen për kaq kohë, do të qëndrojmë atje.

Rama: “Muhabeti është se fajin e ka Beneti”.

Beci: Zotëria ka një problem të vogël me një dokument në Kadastër. I kemi caktuar takimin me drejtorëshën e Kadastrës.

Rama: Do të duhet të shfrytëzosh Paketën e Maleve. Atje në Angli, të lë njeri të ndërtosh pa leje ty?

Banori 2: Nuk ka shans.

Rama: Prandaj, mund t’ia lësh në dorë edhe gruas të bashkëpunojë me këto zonjat dhe nëse ndiqni siç duhet procedurat, brenda 3 muajsh do të keni letrat në dorë./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet