Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Në paraqitjen e projektligjit, Gërvalla tha se ai e thotë qartë se “funksioni publik nuk mund të jetë mburojë për pasurim të pajustifikueshëm”.

Në Kuvendin e Kosovës po shqyrtohet në lexim të parë Projektligji për byronë shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajusfikueshme, i cili sipas ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka peshë të madhe për drejtësinë dhe rrugën evropiane të Kosovës.
Në paraqitjen e projektligjit, Gërvalla tha se ai e thotë qartë se “funksioni publik nuk mund të jetë mburojë për pasurim të pajustifikueshëm”.
“Është një projektligj që e bën të qartë se në Kosovë, atëherë kur ushtron funksion publik askush nuk mund të jetë mbi detyrimin për ta justifikuar, arsyetuar pasurinë e vet. Ky projektligj është mesazh i qartë dhe shumë i pritur nga qytetarët se shteti nuk mjaftohet me deklarime kundër korrupsionit, por ndërton mekanizma realë, funksionalë për ta luftuar atë”, tha ajo.
Gërvalla kujtoi se hapat e parë për këtë ligj u ndërmorën më 2021 dhe projektligji ka kaluar në tri opinione të Komisionit të Venedikut dhe dy shqyrtimeve nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës.
“As Komisioni i Venedikut, as Kushtetuesja nuk e kanë kundërshtuar konceptin e konfiskimit civil si instrument juridik”, tha Gërvalla, duke shtuar se rekomandimet janë përfshirë në projektligj.
“Procedurat nuk nisi arbitrarisht”, theksoi Gërvalla. “Ato iniciohen në bazë të informacioneve kredibile”.
Sipas saj, Byroja nuk konfiskon, gjykon apo zëvendëson gjykatat.
“Byroja mbledh, verifikon dhe analizon informacionin. Vendimi për konfiskim merret nga gjykata. Pra, një mekanizëm kushtetues, i balancuar dhe në harmoni me parimet e shtetit ligjor”, tha ajo.
Po ashtu, Gërvalla i cilësoi si “propagandë” informacionet se projektligji synon qytetarët e zakonshëm, duke theksuar se cak janë zyrtarët publikë që kanë pasuri të pajustifikuar.
Në fund të marsit, Qeveria e Kosovës e miratoi projekligjin dhe e procedoi në Kuvend për miratim në dy lexime.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, më herët e ka cilësuar këtë projektligj si një nga prioritetet e ekzekutivit.
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ia kishte rrëzuar Qeverisë Kurti dy herë Ligjin për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisës së pajustifikueshme, së pari më 2024 dhe pastaj në fillim të këtij viti.
Ky ligj synon që të gjithë zyrtarët publikë në Kosovë të jenë subjekt i verifikimit të pasurisë nëse ka kishte dyshime se ajo është fituar në mënyrë të kundërligjshme.
Gjykata më e lartë në Kosovë në vendimin e janarit se e shfuqizoi ligjin për byronë sepse ai u miratua me “shkelje të rënda procedurale dhe kushtetuese”.
Sipas saj, Kuvendi e përdori në mënyrë të pajustifikuar shmangien nga afatet procedurale, duke mos u dhënë deputetëve dhe komisioneve kohë për shqyrtim, debat dhe amendamente, në kundërshtim me nenet 74, 76 dhe 77 të Kushtetutës./REL
SALI BERISHA TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve të dalin e të pr...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka bërë thirrje qytetarëve për pjesëmarrje masive...
TIRANË- Gjykata Administrative ka shfuqizuar masat disiplinore të vendosura ndaj gjashtë deputetëve të opozitës, duke i cil...
Ministrja Sala TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala ka deklaruar se, sistemi farmace...
Jamarber Malltezi TIRANË- Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në Partisë Demokratike, Jamarbër Malltezi ka deklaruar...
Emirton Suli, një përgjegjës sektori në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë dhe Informacionit,(AKSHI) është...
Ilir Meta TIRANË- Kreui Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ngritur akuza të forta ndaj Edi Ramës, duke e cilësuar &cc...
Elisa Spiropali TIRANË- Ish-ministrja për Punët e Jashtme dhe Evropën, Elisa Spiropali ka reaguar për mënyrën e fu...
SPANJË- Pas vizitës zyrtare në Itali, kryeministri Edi Rama ka vijuar sot axhendën e tij në Spanjë. Ai do të marrë...
Giorgia Meloni dhe Edi Rama TIRANË- Takimi i 6 muajve më parë mes kryeministrit Edi Rama dhe kryeministres italiane Giorgia Meloni ka l&eum...