LIVE UPDATES
Politike

Kuvendi i Kosovës e miraton buxhetin vjetor mes kundërshtimeve nga opozita

Ligji tani do t’i dërgohet presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për dekretim, para se të hyjë në fuqi. Votimi erdhi pasi Komisioni për buxhet, punë dhe transfere bëri ndryshime dhe i miratoi ato në ligjin për ndarjet buxhetore për vitin 2026.

20 Shkurt 2026, 14:24 Nga I.A
Kuvendi i Kosovës e miraton buxhetin vjetor mes kundërshtimeve nga
Kuvendi

KOSOVË- Kuvendi i Kosovës e ka miratuar të premten ligjin për buxhetin shtetëror në vlerë rreth 4 miliardë euro, me gjithë kundërshtimet dhe ankesat e opozitës. Projektligji për buxhetin kaloi në lexim të dytë me 62 vota për, 36 kundër dhe asnjë abstenime, katër ditë pasi ishte miratuar në lexim të parë.

Ligji tani do t’i dërgohet presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për dekretim, para se të hyjë në fuqi. Votimi erdhi pasi Komisioni për buxhet, punë dhe transfere bëri ndryshime dhe i miratoi ato në ligjin për ndarjet buxhetore për vitin 2026.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se ky është një buxhet i “përkohshëm dhe emergjent”, duke shtuar se ai do të rishikohet.

“Për këtë arsye, ne, si Qeveri, nuk ua kemi dhënë hapësirën as ministrive që të bëjnë ndryshime, duke konsideruar se nuk kemi shumë kohë për të bërë ndryshimet e nevojshme dhe në mënyrë cilësore, në mënyrë që ato pastaj të mos reflektojnë me probleme gjatë rrugës”, tha Murati.

Partitë opozitare u ankuan se rekomandimet e tyre ishin shpërfillur nga Komisioni dhe i tërhoqën ato në prag të votimit në Kuvend, prandaj edhe votuan kundër kalimit të buxhetit vjetor. Deputetë të caktuar opozitarë paraqiten amendamente gjatë seancën, por nuk morën mbështetje.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, e kritikoi projektligjin për buxhetin dhe njoftoi se deputetët nga partia e tij do të votonin kundër.

“Ne i tërheqim të gjitha amendamentet dhe nuk e mbështesim këtë buxhet që nuk e reflekton as përbërjen e qeverisë, nuk është dokument profesional, ka shumë defekte për 2026 por do jetë i dëmshëm edhe për vitet e ardhshme”, ka thënë ai në seancë.

Shefja e Grupit Parlamentar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Jehona Lushaku, tha se partia e saj nuk ka votë “për” buxhetin, pasi që Komisioni për buxhet nuk i mori parasysh amendamente e propozuara nga ajo.

Buxheti i vitit 2026 u miratua me disa muaj vonesë, dhe pasi vendi ishte detyruar ta zgjaste buxhetin e vitit të kaluar për disa muaj, për shkak të krizës politike e institucionale.

Buxheti i vitit 2026 parashihet të arrijë në rreth 4 miliardë euro. Nga kjo shumë, mbi tre miliardë euro janë ndarë për nivelin qendror, ndërsa 867 milionë euro për nivelin lokal.

Për investime kapitale, të cilat shihen si shtylla kryesore për zhvillimin ekonomik, janë planifikuar 998 milionë euro, ose 7.2% më shumë krahasuar me vitin 2025 (931 milionë euro).

Megjithatë, investimet kapitale përbëjnë vetëm 25.2% të buxhetit të përgjithshëm.

Në një analizë të Institutit GAP thuhet se 81 për qind e buxhetit të projekteve kapitale në vitin 2026 është për projektet që do të vazhdojnë nga vitet e kaluara, ndërsa projektet e reja mbeten të kufizuara si në numër ashtu edhe në vlerë dhe kryesisht janë projekte të vogla.

Shpërndarja e investimeve kapitale, sipas GAP-it, nga niveli qendror në komuna vazhdon të jetë joproporcionale me popullsinë dhe sipërfaqen, ndonëse më e balancuar nga aspekti partiak, duke nxjerrë në pah pabarazi.

Kategoria me rritjen më të madhe është ajo e subvencioneve dhe transfereve, me një rritje prej 17.4%.

Sivjet janë ndarë mbi 1.3 miliardë euro, krahasuar me rreth 1.1 miliardë euro në vitin e kaluar.

Kjo rritje vjen si rezultat i rritjes së disa kategorive të pensioneve, mbështetjes se lehonave dhe rritjes së asistencës sociale.

Pagat dhe shtesat për mbi 91 mijë punonjës të sektorit publik do të kushtojnë mbi 980 milionë euro, nga 916 milionë euro sa ishin në vitin 2025.

Ndërkohë, shpenzimet për mallra dhe shërbime arrijnë në 509 milionë euro, ose rreth 7 milionë euro më shumë se vitin e kaluar. Në buxhet janë ndarë edhe 46 milionë euro si rezervë shtetërore për emergjenca, e njëjta shumë si në vitin paraprak, me qëllim ruajtjen e stabilitetit dhe likuiditetit financiar.

Për herë të parë, projektbuxheti parasheh edhe pagën e 13-të për punonjësit e sektorit publik, për ata që kanë qenë të angazhuar në organizata buxhetore të paktën 12 muaj para marrjes së vendimit. E barrën kryesore për mbushjen e arkës së shtetit pritet ta mbajnë Dogana e Kosovës, nga e cila parashihet të grumbullohen mbi dy miliardë euro, dhe Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), me rreth 1.2 miliardë euro të hyra të planifikuara./REL

jehona lushaku kuvendi i kosovës

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale