LIVE UPDATES
Politike

"PD ka në krye një buf kënete"/ Berisha reagon pas deklaratave të Ramës: Ai është alternativa e sharjes! Nuk foli asgjë për punësimin e të rinjve, por u mor me opozitën

Berisha në një deklaratë nga Gjermania shprehet se Rama, nuk foli asgjë për punësimin e të rinjve, dhe për largimin e tyre nga vendi. Ai thotë se gjatë fjalimit të tij Rama nuk foli për të ardhmen e Shqipërisë por vetëm ngriti akuza kundrejt opozitës duke mbrojtur krimet e tij. Ndër të tjera Berisha ka deklaruar se sipas tij kryeministri Rama ka kryer një gjenocid ndaj të rinjve shqiptarë.

1 Shkurt 2025, 16:36 Nga B.Z
"PD ka në krye një buf kënete"/ Berisha reagon pas
Sali Berisha

GJERMANI -Kryetari i Partisë Demokratie, Sali Berisha ka reaguar pas fjalimit të kryeministrit Edi Rama në Kuvendin Kombëtar Rinos të PS-së. Gjatë fjalës së tij Rama hodhi akuza kundrejt opozitës, teksa u shpreh se kjo e fundit "ka në krye një buf kënete".

Në lidhje me këtë ka reaguar Berisha, i cili në një deklaratë nga Gjermania shprehet se Rama në vend që të fliste për të ardhmen e Shqipërisë, u mor me opozitën me qëllim që të mbrojë krimet e tij.

Ndër të tjera Berisha ka deklaruar se sipas tij kryeministri Rama ka kryer një gjenocid ndaj të rinjve shqiptarë. Ai thotë se Rama nuk foli asgjë në lidhje me punësimin e të rinjve dhe largimin masiv të tyre nga vendi. Berisha shton ndër të tjera se sipas tij Rama është alternativa e sharjes, ndërsa PD është alternativa e ndryshimit.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Sot, Edi Rama në një llogore banale foli para të rinjve socialistë sikur të ishte i ati i tij biologjik, ose i ati i tij shpirtëror. Ai përdori të gjitha termat e marrë nga Parku Zoologjik dhe bota e tij shpirtërore për të anatemuar opozitën, në mënyrë që, të mund të fshehë sadopak, apo të maskojë damkosjen e tmerrshme që ka marrë si kreu i organizatës kriminale të narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë, Shqipërisë.

Sot, para të rinjve, Edi Rama, nuk foli asgjë për punësimin e tyre, injoroi faktin se ky është sundimtari i vetëm që ka kryer një gjenocid ndaj të rinjve shqiptarë, duke larguar në 10 vite rreth 600 mijë prej tyre nga Shqipëria.

Para këtyre që kanë mbetur nuk tha një fjalë për punësimin e tyre, për ëndrrat e tyre. Në kohën e zhvillimeve të mëdha teknologjike, resë kompjuterike, të dhënave big data, internetit 3, dhe inteligjenca artificiale, ai nuk shqipëroi një fjalë për Shqipërinë e nesërme, por u mor fund e krye me opozitën që e ka damkosur dhe e ka zhveshur atë, i ka faktuar shqiptarëve se Edi Rama ka hyrë në histori si kryehajduti i kombit.

Gjeti kohë të merrej edhe me kundërshtarët e tij brenda partisë, të cilët kanë dhënë dhe japin një kontribut të veçantë për çdo shqiptar për të kuptuar, për të demaskuar aktivitetin e tij si kreu i organizatës kriminale të narkoshtetit.

Të dashur miq, me këtë fjalë Edi Rama i faktoi dhe të riut më të fundit në këtë vend se ai, përveç sharjeve, përveç fjalorit ordiner, përveç mbrojtjeve të krimeve të tij, të rinjve dhe të rejave të Shqipërisë nuk iu ofron asgjë tjetër, pos largimit të tyre nga Shqipëria.

Partia Demokratike qëndron e vendosur të bëjë gjithçka sot në kohën e teknologjive të mëdha, që ço i ri dhe e re të ndërtojë në Shqipëri ëndrrën e tij,të shkollohet në mënyrë cilësore, të punësohet me përparësi, të drejtojë, të udhëheqë transformimin digjital të Shqipërisë. Shqipëria e resë kompjuterike, Shqipëria e big data-ve, Shqipëria e internetit 3, dhe Shqipëria e inteligjencës artificiale, do të jetë Shqipëria e të rinjve shqiptarë.

Ndaj dhe, ftoj çdo të ri të ndjekë jo alternativën e një sharësi profesionist, që mbrohet me sharje, por alternativën e Partisë Demokratike që ofron me të vërtetë mundësi të mëdha për çdo të ri që të ndërtojë të ardhmen e tij në vendin e tij të bukur.

sali berisha edi rama

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë