Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Politike
VIDEO- Takimi i parë pas marrjes së detyrës, Rama vizitë në Presidencë, takohet me Begajn
Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Bajram Begaj janë takuar ditën e sotme në ambientet e Presidencës.
3 Tetor 2022, 11:11Nga A.B
Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama është takuar ditën e sotme me Presidentin Bajram Begaj. Takimi i cili nisi në orët e para të mëngjesit, u zhvillua në ambientet e Presidencës. Dy janë çështjet më të rëndësishme që besohet se Rama dhe Begaj kanë biseduar. Zgjedhjet lokale dhe siguria.
Siç shihet në videon e siguruar nga Dosja.al, në ambientet e jashtme të presidencës shihet i parkuar automjeti i kryeministrit.
Takimi mes tyre zgjati rreth 1 orë. Presidenca dhe zyra e shtypit e kryeministrisë ende nuk kanë dhënë detaje nga takimi. Kujtojmë se disa ditë më parë, po në ambientet e Presidencës, ishte e pranishme ambasadorja Yuri Kim e cila u takua për 1 orë me Begajn.
Ky është dhe takimi i parë që Rama kryen në Presidencë, që pas marrjes së detyrës nga Begaj.