15 Maj 2023, 14:58
Nga m.s
Ilir Meta
TIRANE- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar për zgjedhjet e 14 Majit ku thekson që në krye të një shënimi në Facebook se u asgjësuan që pa filluar. Meta përmend shumë problematika gjatë procesit. Ai sqaron se janë hequr komisionerët dhe numëruesit e opozitës. Po kështu janë kërcënuar votuesit e opozitës. Meta shton më tej se qytetarët dhanë një mesazh të rëndësishëm guximi, duke marrë pjesë ne këto zgjedhje dhe duke u përballur me atë që ai e cilëson si presionin mafioz të narkoshtetit.
Postimi i Metës
“Narkozgjedhjet e narkoshtetit!
Zgjedhjet vendore të 14 Majit në Shqipëri u asgjësuan që pa filluar.
Duke mos e regjistruar opozitën në mënyrë të paligjshme, duke hequr komisionerët dhe numëruesit e opozitës. Duke përdorur tatimorët për presion ndaj çdo biznesi, duke kërcënuar votuesit e opozitës me gojën e kryeministrit, për pasojat që do të kishin nëse votonin për opozitën.
Por zgjedhjet u asgjësuan edhe ditën e zgjedhjeve, me zhbërjen e elementit themelor të sigurisë në zgjedhje, që ishte identifikimi elektronik i zgjedhësve, duke i kthyer qendrat e votimit në vende ku u dhunua hapur ligji dhe ku u ushtrua presion i pashembullt duke u mbushur me qindra drejtorë ministrish, sekretarë të përgjithshëm, drejtorë bashkie, administratorë komunash e nëpunësa gjithfarësh, përfshirë dhe policë e banditë.
E gjithë kjo me mbështetjen e hapur nga grupet kriminale dhe te narkotrafikantëve, që fatkeqësisht u bënë njësh me Policinë e Shtetit.
Shqiptarët dhanë një mesazh shumë të rëndësishëm guximi duke marrë pjesë ne këto zgjedhje dhe duke u përballur me presionin mafioz të narkoshtetit.
Narkozgjedhjet i nxorrën në shesh hapur të gjithë narkomanipuluesit e qeverisë, të cilët janë të evidentuar me emër dhe mbiemër.
Çdo veprim i tyre është evidentuar dhe mijëra fakte rëndojnë mbi ta. Euro humbi 10% të vlerës, aq shumë është përdorur ajo për të influencuar votuesit.
Populli shqiptar është shumë më i madh se sa narkoqeveria dhe Demokracia e Ndryshimi që ai meriton, është i pashmangshëm.
Asnjë narkozgjedhje nuk mund të mbajë peng lirinë dhe të ardhmen e shqiptarëve", shkruan Meta.
zgjedhjet lokale 14 maj 2023
Politike
15 Maj 2023, 14:38
F.M
Burgu i Rrogozhinës
RROGOZHINË- Kutia që thelloi akoma më shumë fitoren e kandidatit të Partisë Socialiste në Bashk...
Politike
15 Maj 2023, 14:29
f.g
Bardh Spahia
SHKODER- Kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë, Bardh Spahia ka reaguar pas humbjes së thellë që pësoi në ...
Politike
15 Maj 2023, 14:32
F.M
Roberto Saviano
TIRANË- Videoja nga Divjaka tregoi se shitblerja e votës nuk është ndalur vetëm në premtimet për vende ...
Politike
15 Maj 2023, 14:30
m.s
Endrit BraimllarI
TIRANË- Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari, ka reaguar për humbjen në zgjedhjet e 14 M...
Politike
15 Maj 2023, 13:42
F.M
Ilirjan Celibashi
TIRANË- Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka deklaruar se kryebashkiaku i Himarës ësht&e...
Politike
15 Maj 2023, 13:43
m.s
numerimi i votave
DIBËR- PS në Dibër ka fituar me një diferencë të madhe ndaj kandatit të “Bashkë Fitojm&eum...
Politike
15 Maj 2023, 13:40
A.B
Ilirjan Celibashi
TIRANË- Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi deklaroi ditën e sotme se ndihet krenar pë...
Politike
15 Maj 2023, 13:37
F.M
Ilirjan Celibashi
TIRANË- Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka deklaruar se çështje e pajisjeve elktroni...
Politike
15 Maj 2023, 13:38
A.B
Ilirjan Celibashi
TIRANË- Kryetari i KQZ-së Ilirjan Celibashi pranoi se mund të ketë pasur raste kur në disa qendra votimi, të...
Politike
15 Maj 2023, 13:36
A.B
Ilirjan Celibashi
TIRANË- Kryetari i KQZ-së Ilirjan Celibashi bëri të ditur se në një nga qendrat e votimit kishte konflikte....