3 Maj 2023, 13:12
Nga k.m.
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka falenderuar Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut që rrëzoi projektin e qeverisë së kryeministrit Edi Rama për portin e ri tregtar në Durrës. Në një deklaratë për shtyp nga selia e Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se me projektin e tij, të cilin e cilësoi si korruptiv, Edi Rama rrezikon të cënojë sigurinë e NATO-s. Në një situatë normale për Berishën duhet të ishte kreu i shtetit (në këtë rast Bajram Begaj) ai që do duhej të mblidhte Këshillin e Sigurisë Kombëtare për këtë çështje. Megjithtë premtoi se opozita do ta bëjë kryefjalë në sesionin e ri parlamentar.
"Jam këtu për të falënderuar me mirënjohje Aleancën e Atlantikut të Veriut, e cila hodhi poshtë përpjekjet e Edi Ramës për të mashtruar këtë aleancë dhe për ta ndërthurur atë në aferën megakorruptive të Portit të Durrësit Rama-Alabar. Vizitat në seli të Ramës, Xhaçkës dhe presidentit me një axhendë Porto-Romano dhe mbështetje nga NATO për mbylljen e Portit të Durrësit, shndërrimin e tij de facto pasuri shumë miliardëshe të Edi Ramës dhe klanit të tij mafioz, klani më i rrezikshëm në Europë, dhe miliarderit të Emirateve, Al Alabar, janë një histori e turpshme. Janë një përpjekje monstruoze për të veshur me petkun e aleancës, për të mbuluar vjedhjen e madhë të tmerrshme që po i bëhet pronës publike të shqiptarëve. Shkelmimin e interesave strategjike të Shqipërisë dhe NATO-s. Në çdo vend, në këtë situatë, kreu i shtetit do kishte mbledhur Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe do gozhdonte kryetarin e qeverisë për këtë aferë mafioze që kërkon me çdo kusht të bëhet miliarder me pronat publike të shqiptarëve dhe të kërcënojë sigurinë e Shqipërisë dhe të NATO-s për aq sa portet e Shqipërisë kanë rëndësi strategjike për aleancën. Kjo çështje do të jetë një çështje e rëndësishme e debatit sapo të hapet parlamenti i kyçur në mënyrë antikushtetuese dhe antiligjore nga Rama dhe Linda e parlamentit. Pra, edhe njëherë, falënderoj aleancën për qëndrimin e saj në mbrojtje të interesave jetike të shqiptarëve dhe dizaprovimin e hapur të projektit të mashtrimit të Porto-Romanos, me të cilin Edi Rama kërkon të mashtrojë shqiptarët dhe NATO-n,"-tha Berisha.
Ideja e portit ka gjetur parimisht dhe mbështetjen e SACEUR, duke kërkuar që autoritetet shqiptare të detajojë edhe më tej projektin e tyre, duke bërë zëvendësimin e zërit projektimit për bazën autonome detare për forcën detare, në zonë për përdorimin e forcave te NATO-s. Por, projekti i infrastrukturës i destinuar për akostimin e mjeteve detare dhe sheshet në shërbim për forcat e armatosura është hedhur poshtë. Kjo sepse sipas MASTERPLANIT nuk i përmbahet kapaciteteve të kërkuara nga NATO.
sali berisha porti i durresit
Politike
3 Maj 2023, 13:05
k.m.
Gjergj Luca dhe Edi Rama
KORÇË- Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Korçë, ka vizituar edhe “Fi...
Politike
3 Maj 2023, 12:52
k.m.
Edi Rama
Sjellja e qeverisë dhe e prokurorisë gjatë vitit 2022 sollën shqetësime shtesë për lirinë e shprehjes n&eu...
Politike
3 Maj 2023, 12:20
A.B
Erion Veliaj, Luizi dhe Kiara
TIRANË- Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj me të vërtet&e...
Politike
3 Maj 2023, 11:24
Dosja.al
Fushata 2023
TIRANË- Fushata ka nisur me motor “full-force”! Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës ka rekrutuar emrat më të...
Politike
3 Maj 2023, 11:25
m.s
foto nga takimi ne Kombinat
TIRANË-"Nisma Thurje" organizoi një takim me banorët e Kombinatit. Kryetari i "Nismës Thurje", Endrit Shab...
Politike
3 Maj 2023, 11:23
A.B
Edi Rama
MAT- Kryeministri Edi Rama ka një mesazh për të gjitha gratë e demokratëve. Teksa ishte i pranishëm në Mat, n&e...
Politike
3 Maj 2023, 11:19
A.B
Edi Rama
MAT- Kryeministri Edi Rama kërkon nga qytetarët shqiptarë që të mos e votojnë Sali Berishën dhe Ilir Metën...
Politike
3 Maj 2023, 11:06
m.s
foto ilustruese
TIRANË- Belind Këlliçi, Kandidati i koalicionit ”Bashkë Fitojmë” akuzoi Veliajn për diskrimini...
Politike
3 Maj 2023, 11:03
A.B
Indrit Hoxha
TIRANË- Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Indrit Hoxha ishte i pranishëm ditën e...
Politike
3 Maj 2023, 10:48
A.B
Yuri Kim me gazetaret
TIRANË- Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim zhvilloi ditën e sotme një takim me gazetarët n&eum...