Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
LDK thotë se kriza është pasojë e paaftësisë së partisë së parë për të krijuar shumicën parlamentare, zgjedhjen e kryetarit dhe konstituimit të Kuvendit.
KOSOVË- Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Grupi parlamentar i LDK-së kanë dalë me një deklaratë të përbashkët pas pjesëmarrjes se kryetarit, Lumir Abdixhiku në takimin e thirrur nga presidentja Vjosa Osmani në përpjekje për të gjetur një zgjidhje në konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Ne deklaratë thuhet se “ot kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku mori pjesë në takimin e thirrur nga Presidentja e Republikës së Kosovës, në përpjekjen për të gjetur zgjidhje për të dalë nga kriza politike dhe institucionale tre mujore e vendit. Sipas tyre pa Kuvend, pa qeveri funksionale lë pa përgjigje për brengat e qytetarëve.
“Lidhja Demokratike e Kosovës e konsideron obligim politik, moral dhe kushtetues të paraqesë qartazi vizionin dhe qëndrimin politik për tejkalimin e krizës aktuale”, thuhet në deklaratë.
LDK thotë se kriza është pasojë e paaftësisë së partisë së parë për të krijuar shumicën parlamentare, zgjedhjen e kryetarit dhe konstituimit të Kuvendit. Sipas tyre çdo përpjekje për të funksionalizuar institucionet pa një shumicë të tillë nuk është tjetër veçse përpjekje për të imponuar arbitrarisht dëshira politike partiake mbi realitetin politik.
"Insistim kokëfortë dhe me vetëdije për të përsëritur procesin e dështuar për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit për herën e gjashtëmbëdhjetë, nuk jep asnjë zgjidhje”, thotë LDK.
Lidhja Demokratike e Kosovës vlerëson se kjo gjendje nuk mund të vazhdojë deri në pafundësi. Më tej theksohet se çdo vonesë në ndërtimin e institucioneve është dëm për interesin e qytetarëve dhe cenon rëndë rendin kushtetues institucional të vendit.
“Me qëllim të zgjidhjes së krizës, Lidhja Demokratike e Kosovës ka dhënë propozimin për krijimin e një qeverie gjithëpërfshirëse kalimtare, me mandat dhe detyrime të përcaktuara qartë. Kryesia e LDK-së vlerëson se propozimi i LDK-së për zgjidhjen e krizës është më i përshtatshmi dhe i shërben interesit të vendit”, thuhet në deklaratë.
“Lidhja Demokratike e Kosovës fton të gjitha partitë politike që të mbështesin idenë për një qeveri gjithëpërfshirëse kalimtare, si rruga më e mirë të zgjidhur krizën e thellë”, përfundon deklarata.
Foto ilustruese TIRANË- Në zgjedhjet e 11 majit shumë parti dhe kandidatë dolën të zhgënjyer nga rezultatet e dobët...
sali berisha BRUKSEL- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë pjesëmarrjes në Forumin Botëror të IDU-së n&...
Foto ilustruese TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka pritur këtë pasdite në godinën e Kryeministrisë, homologun finlandez, Petteri Orp...
Keir Starmer TIRANË- Gjatë vizitës së parë zyrtare të një kryeministri britanik në vendin tonë, kreu i qeveris...
MOSKË- Pavarësisht stabilitetit sipërfaqësor dobësitë strukturore të ekonomisë në Rusi po thellohen, th...
Pamje nga vendi i ngjarjes FINIQ- Kandidatja e PD në Qarkun e Vlorës, Ina Zhupa ditën e zgjedhjeve të 11 majit ka ndarë foto nga n...
Antonio Costa TIRANË- Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i cili ndodhet në Shqipëri në kuadër të Samitit t...
Ilirjan Celibashi TIRANA- Kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka dalë në një deklaratë pas shkark...
Foto ilustruese TIRANA- Qeveria britanike është në bisedime me vende të treta të paspecifikuara rreth marrëveshjeve për ...
Takimi KOSOVË- As pas takimit të presidentes Vjosa Osmani me krerët e partive parlamentare të enjten, nuk është shënuar ...