Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, konfirmoi se LDK-ja e ka mbështetur propozimin e tij që Osmani të jetë bartëse e listës zgjedhore dhe kandidatja për presidente. Vetë Abdixhiku do të jetë kandidat për kryeministër.
KOSOVË- Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e ka zyrtarizuar marrëveshjen për garim të përbashkët në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit me ish-presidenten Vjosa Osmani, gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të partisë. Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, konfirmoi se LDK-ja e ka mbështetur propozimin e tij që Osmani të jetë bartëse e listës zgjedhore dhe kandidatja për presidente. Vetë Abdixhiku do të jetë kandidat për kryeministër.
Abdixhiku tha se vendimi është marrë unanimisht në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së, duke shtuar se në listën zgjedhore të partisë do të përfshihen edhe 19 emra të tjerë të propozuar nga Osmani. Para largimit, Osmani kishte qenë një nga figurat më të votuara të LDK-së dhe, në karrierën e saj politike, ka ushtruar funksione të rëndësishme institucionale, përfshirë atë të presidentes dhe deputetes.
Raportet e saj me strukturat e atëhershme të LDK-së u përkeqësuan pas zgjedhjeve të vitit 2019 dhe rrëzimit të Qeverisë Kurti I. Në zgjedhjet e vitit 2021, Osmani garoi në koalicion me Albin Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosje, ndërsa më pas formoi subjektin e saj politik, Lista Guxo. Pas fitores së zgjedhjeve, ajo u zgjodh presidente e Kosovës dhe e ushtroi mandatin deri në përfundim, por mosmbështetja për një mandat të dytë nga LVV-ja prishi raportet mes tyre.
Analisti Belgzim Kamberi nga Instituti “Musine Kokalari” e ka cilësuar afrimin Osmani-LDK si “risinë kryesore” të këtyre zgjedhjeve, duke vlerësuar se efekti elektoral i saj mund ta forcojë dukshëm listën e LDK-së. Tri ditë para përfundimit të afatit për dorëzimin e listave me kandidatët për deputetë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit, partitë politike në Kosovë kanë intensifikuar negociatat dhe finalizimin e ofertave zgjedhore.
Kështu, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), të mbajtur gjithashtu të shtunën, partia në pushtet zyrtarizoi edhe një herë unanimisht Albin Kurtin si kandidat për kryeministër. Kryeministri në detyrë , Kurti, synon një mandat të ri pas fitores së LVV-së në dy palë zgjedhjet e vitit 2025, fillimisht në shkurt dhe më pas në zgjedhjet e jashtëzakonshme të dhjetorit.
Në të fundit, partia e tij mori mbi 51 për qind të votave dhe Kurti doli sërish si më i votuar. Gjatë fjalimit të tij, Kurti tha se, në zgjedhjet e 7 qershorit, synon të fitojë 60 për qind të votave. LVV-ja tashmë ka konfirmuar edhe vazhdimin e koalicionit me Guxo-n, Alternativën dhe Partinë Shqiptare Demokristiane. Ndërkohë, edhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka marrë oferta për zgjerimin e listës së saj zgjedhore me parti të tjera që vendosën të mos garojnë të vetme.
Nisma Socialdemokrate e Fatmir Limajt dhe Aleanca Kosova e Re (AKR) kanë shprehur gatishmëri për t’u përfshirë në listën e PDK-së. Në një letër drejtuar kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, Limaj ka shprehur gatishmërinë për “bashkëpunim dhe bashkim politik” në funksion të krijimit të një alternative të përbashkët opozitare.
PDK-ja deri tash nuk ka dalë me një qëndrim publik për ofertën e Nismës. Limaj gjithashtu kishte qenë ndër figurat më të votuara të PDK-së në të kaluarën, para ndarjes së tij nga kjo parti dhe krijimit të NISMA-s. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se 22 subjekte politike dhe tri koalicione janë regjistruar për pjesëmarrje në zgjedhjet e 7 qershorit, ndërsa nëntë subjekte kanë hequr dorë nga garimi të vetme ose në koalicion.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen më 7 qershor, pasi Kuvendi i Kosovës dështoi ta zgjedhë presidentin e ri brenda afateve kushtetuese. Këto do të jenë zgjedhjet e treta parlamentare brenda 18 muajve në Kosovë, pas atyre të shkurtit dhe dhjetorit 2025./REL
TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka bërë një reagim, sot në Ditën e Europës, ndërk...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale,...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se raporti i PE është mbështetje e madhe për opozitën dhe shqi...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha ka shpërthyer në akuza ndaj kreut të delegacionit të Bashkimit Europian...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se kryeministri Edi Rama tashmë është në rreth të kuq...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale, fal...
TIRANË- Deputetja socialiste Elisa Spiropali ka publikuar një mesazh në ‘Ditën e Europës’, i cili në dukje duket se ...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë aktivitetetit të Javës së Europës, foli edhe për reformën zg...
Silvio Gonzato TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato, u shpreh se nuk ka rrugë të shkurtër dhe pa kriter pë...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi se procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian nuk është i...